Një sasi prej 43.512 dozash të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësise Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ajo shkruan se me sasinë e mbërritur, numri total i vaksinave Pfizer në Shqipëri është 1.899,172. Gjithashtu, bën thirrje për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv.
Postimi i plotë:
43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv,- shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment