Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri.
Sipas burimeve viktima është Ndue Marinaj, i cili cili është konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek sptali Infektiv.
Marinaj është me origjinë nga Puka dhe ka në bashkëpronësi një biznes në Tiranë.
Ai është 48 vjeç dhe baba i 4 fëmijëve.
Ministria e Shendetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për të dhënë të rejat, ku pritet të konfirmohet edhe rasti, ndërsa deri dje në Shqipëri zyrtarisht ishin 104 persona të infektuar dhe 4 të vdekur.
No comments:
Post a Comment