Tuesday, March 24, 2020

Epidemiologu klinik Alimehmeti: Përditësim mbi COVID-19 në Shqipëri

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

📍 Përditësim mbi COVID-19 në Shqipëri! 24 Mars 2020

➡ Nisur nga burimet zyrtare (Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale), përditësuar për herë të fundit sot, 24 mars 2020, ora 14:20, po ju përditësoj mbi të dhënat e COVID-19 në Shqipëri.

👉 Në total, janë identifikuar 123 raste, ndër të cilat 19 raste janë të reja.

👉 Në Figurën 1 paraqitet ecuria e zbulimit të rasteve me bazë ditore duke filluar nga data 08 Mars 2020, e cila ka qenë zyrtarisht dita e fundit pa COVID-19 në Shqipëri.

🚩 Kurba e rasteve totale shfaq tashmë se ka nisur trajektoren logjistike hipëse, por situata është ende jashtë zonës së rritjes eksponenciale.

🚩 Nga të dhënat zyrtare të mësipërme, vërehet se rastet me COVID-19, përveç qyteteve që ishin raportuar deri dje me raste COVID-19, tashmë janë identifikuar raste të reja edhe në qytetet e Hasit (2), Lezhës (1) dhe të Beratit (1).

👉 Figura 2 tregon se në total janë kryer 930 tampone, por mungon informacioni se në cilat rrethe janë kryer dhe sa tampone janë kryer në secilin rreth.

👉 Gjithashtu vërehet se testet e kryera në bazë ditore ka pasur një rritje të lehtë sot (74 teste në ditën e sotme), por mbetet për t’u parë nëse kjo rritje është sporadike apo tendencë në rritje të qëndrueshme. Si rrjedhojë, sërish numri i rasteve në trajektore logjistike duket të jetë rrjedhojë vetëm e hetimit epidemiologjik të suksesshëm.

🚩 Çdo ditë janë kryer mesatarisht 54.7 teste/ditë (devijacion standard = ±36.0 teste/ditë; intervali i besueshmërisë 95% = 37.6 – 71.8 teste/ditë).

👉 Në Figurën 3 rezulton se zbulueshmëria e rasteve pozitive përmes tamponit ka mbërritur 13.2% në ditën e sotme, çka tregon edhe një herë një zotësi të lartë dyshimi epidemiologjik që sjell ngushtimin e popullatës së testuar.

 

No comments:

Post a Comment