Monday, March 23, 2020

Shënohet viktima e tretë nga Covid-19. Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar

Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.
“71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.​
Deri më tani, në Shqipëri janë konfirmuar 89 persona pozitivë me koronavirus.

No comments:

Post a Comment