Monday, September 14, 2020

Mësimi rinis në kushte të pazakonta/ Fëmijët me lule në duar, nuk harrojnë mësuesen në ditën e parë të shkollës

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e sotme ka rinisur procesi mësimor për plot 480 mijë nxënës. Edhe pse kushtet janë të vështira dhe të papara më parë, fëmijët nuk harrojnë mësuesen e tyre. Një numër i madh nxënësish ndalojnë të blenë një tufë me lule apo edhe një lule të vetme për mësuesen e tyre në ditën e parë të shkollës.

Pranë shkollave janë vendosur edhe luleshitës që në shumicën e rasteve i kujtojnë prindërve dhe fëmijëve të gëzojnë mësuesen e tyre, edhe pse në kushte jo normale.

Megjithatë, të gjithë nxënësit pa përjashtrim duhet të kenë parasysh masat e vendosura për shmangien e një kontaminimi të mundshëm. Çdo ditë para nisjes së shkollës, çdo prind dhe fëmijë duhet të plotësojë një formular, ku deklaron se nuk është i prekur me COVID apo që nuk ka shenja të ngjashme me ato të virusit.

No comments:

Post a Comment