Tuesday, September 15, 2020

MSH apel mësuesve: Epidemiologët tanë në terren, në rast se dyshoni…

Krahas informimit ditor për të dhënat e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka një apel edhe për mësuesit për këtë fillim viti shkollor. Sipas MSH-së, mësuesve ju takon të bëhen bashkëpunues dhe të njoftojnë koordinatorët e shkollës për çdo rast të dyshimtë që mund të kenë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

No comments:

Post a Comment