Monday, September 14, 2020

Kohë pandemie, kujdes spitalor minimal i higjienës te Spitali Univesitar i Traumës / Tualete pa sapun, ja ç’thonë qytetarët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Higjiena spitalore është shumë e rëndësishme në çdo kohë, mirëpo në kushtet e pandemisë kujdesi duhet të jetë i shtuar si pasojë e COVID-19 dhe rrezikut të lartë të kontaminimit me të.

Gjendja në Spitalin Universitar të Traumës është në rregull sipas qytetarëve të shprehur në lidhje me kushtet aktuale të kujdesit mjekësor nëpër pavione. Megjithatë, në vëzhgimet e bëra nga gazeta “Shëndeti” vumë re se vizitat janë shtuar, në hyrje nuk ka dezinfektantë dhe në tualetet e çdo dhome pacienti, mungon baza e pastërtisë – sapuni.

Sic shihet edhe  në imazhet e siguruara brenda pavionit të Kirurgjisë në spitalin Ushtarak, në tualete mungon sapuni që është i domosdoshëm në kohë normale dhe jo më në kohën kur virusi SARS COV-2 është ende në qarkullim.

Por si duket në sytë e pacientëve situata në spitalin ushtarak?

“Shërbimi është absolut, shumë i mirë. Janë në rregull. Unë jap ekzakt ato që kam parë gjatë  një jave. Ato ndryshohen në turne, por janë të njëjtit në shërbim”, tregon qytetarja Dhurata Veliaj.

“Jam operuar dhe pres të dal. Shërbimi është i mirë, ne jemi të kënaqur. Si pacient jam shumë i kënaqur, si për infermiere, doktor, higjienë. Kam qenë të Ortopedia dhe kam 16-17 ditë dhe jam i kënaq. Kushtet në tualet janë të mira, realisht. I pastronin çdo turn. Jo, të pastra janë.

Edhe ushqimi i mirë është. Kemi ngrënë edhe në spital dhe është i pastër. Ka shumë pastërti, i shohim  që i sjellin me fugon. Kanë ndryshuar shumë kushtet për mirë. Derisa nuk mungojnë ilaçet, më para i blinim vetë në farmaci. Ne skemi blerë asnjë lloj ilaçi”, shprehet një 60-vjeçar.

Në spitalin Ushtarak jo të gjithë shtretërit janë të zënë, edhe pse kohët e fundit ka pasur një fluks të madh për shkak të kalimit të operacioneve nga Urgjenca e Kirurgjisë në QSUT në Spitali Universitar të Traumës, shërbim mjekësor që ndryshoi për shkak të COVID-19.

No comments:

Post a Comment