Tuesday, January 26, 2021

Magnezi: Një nga elementet thelbësore të shëndetit, ja problemet që sjell në shëndet

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Shumica e njerëzve nuk e dinë rëndësinë e magnezit në trup. Ajo çfarë duhet të dini është se magnezi përfshin mbi 300 proçese metabolike në trup dhe është i njohur si “minerali mjeshtër”.

magnez mungesaÇfarë roli ka magnezi?

Magnezi është i rëndësishëm sepse është një mineral që përdoret nga çdo organi i trupit, sidomos nga zemra, muskujt dhe veshkat. Në qoftë se vuani nga lodhja e pashpjegueshme apo dobësia, nga ritmet jo normale të zemrës apo tkurrja e muskujve, niveli i ulët i magnezit do të ishte një ndër shkaqet kryesore. Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme në trup dhe luan një rol të rëndësishëm në procesin e detoksifikimit të trupit, një proces ky mjaft i rëndëshishëm për parandalimin e dëmtimeve nga kimikatet e mjedisit, metalet e rënda dhe toksinat e tjera. Magnezi është i nevojshëm për:

  • Transportimin e duhur të kalciumit, silicit, vitaminës D, vitaminës K dhe padyshim magnezit në trup.
  • Aktivizimin e muskujve dhe nervave
  • Krijimin e energjisë në trup
  • Detoksifikim
  • Ndihmon në tretjen e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave
  • Shërben si bllok ndërtimi për sintezën e ARN-së dhe ADN-së.

Pse është e vështirë marrja e magnezit?

Në sajë të metodave moderne bujqësore nëpërmjet përdorimit të plehrave kimike, pesticideve, insekticideve zhyten në tok, toka varfërohet ndjeshëm nga përmbajtja e mineraleve. Sipas disa studimeve, deri në 80% e njerëzve kanë mungesë magnezi.

Ushqimet organike mund të kenë shumë magnez, nëse janë rritur në tokë të pasur me lëndë ushqyese, por është shumë e vështirë për ta përcaktuar këtë. Vlen të theksohet se është thuajse e pamundur që të merrni mbidozë magnezi, për shkak të sasisë së pakët të këtij minerali.

Si ta dalloni nëse jeni duke marrë sasinë e duhur të magnezit?

Mënyra më e mirë për të treguar nëse jeni duke marrë sasinë e nevojshme dhe të mjaftueshme të magnezit është “prova e zorrëve”. Nëse keni marrë magnez më shumë seç duhet, do të keni diarre, megjithëse kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për personat që vuajnë nga kapsllëku, e cila është një tjetër mënyrë që tregon se keni mungesë magnezi.

Cfarë shenjash ka mangësia e magnezit?

Ky mineral anti-inflamator ofron mbrojtje kundër sëmundjeve si artriti dhe alcajmer. Magnezi është përdorur për të ndihmuar në probleme, si: presioni i lartë i gjakut, diabeti, problemet e frymëmarrjes etj. Mungesa e magnezit mund të provohet përmes analizave të gjakut, por vetëm 1% e magnezit të trupit është i shpërndarë në gjak.

Disa shenja të përgjithshme që tregojnë mungesë magnezi janë:

Ankthi, astma, sëmundjet e zorrëve, mpiksja e gjakut, mangësi kalciumi, ciste, kapsllëk, lodhje, dobësi, presion i lartë i gjakut, hipertension, pagjumësi, sëmundje të veshkave dhe mëlçisë, dhimbje muskujsh etj.

Si mund të merrni sasinë e duhur të magnezit?

Magnezi mund të merret përmes ushqimeve të tilla si bajamet dhe arrat, avokado, banania, fasulet, çokollata e zezë, bamjet, fiqtë, farat (e kungullit, susamit dhe luledielli), soja, spinaqi, kungulli, drithërat etj. Në rastet kur keni mungesë magnezi edhe pas konsumimit të vazhdueshëm të të gjithë këtyre ushqimeve ju mund të merrni tableta ose vaj magnezi që gjenden në farmaci, por duhet të konsultoheni më parë me mjekun.

 

No comments:

Post a Comment