Tuesday, January 12, 2021

Pacienti nga Vlora: Më shumë se 4 orë në rradhë pritje dhe kosto të larta për tu trajtuar në QSUT

Spitali Onkologjik është spitali ku pacientë e diagnostikuar me sëmundje kancerogjene marrin shërbimin që u nevojiten. Pranë spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë nuk vijnë vetëm pacientë nga Tirana por edhe nga rrethet si rasti i Mbaresa M. nga Vlora e cila shoqëron bashkëshortin e saj për të bërë vizitat në spitalin Onkologjik në QSUT. Në një intervistë për Gazetën “Shëndet plus” ajo tregon si është të presësh jashtë në të ftohtë për të bërë një konsultë me mjekun specialist ose per të bërë një EKO.

Mbaresa tregon se bashkëshorti i saj vuan nga tumori në kanalin e frymëmarrjes. Një herë në dy muaj vijnë këtu për të bërë konsulat me mjekun specialist. Por sa herë që vijnë i duhet të presin në rradhë jashtë spitalit që koordinatori ti thërrasë emrin që të futen brenda.

Kam arritur në Tiranë në orën 08:30 nga Vlora. Prita sa të shkonte ora 10:00 për tu futur brenda që burri të bëntë EKO-n, se në orën 10:00 e kisha takimin. Tashmë është ora 11:00 dhe unë jam akoma në pritje këtu jashtë në të ftohtë dhe nuk e di sa kam para meje. Nuk e di se kur do futemi, ai ka dhe vizitën me mjekun sot, tregon ajo

Ndër të tjera Mbaresa tregon se ka marrë taksi për të ardhur nga Vlora në Tiranë dhe rruga është shumë e kushtueshme.

Për të ardhur deri në Tiranë unë kam marrë taksi, vetëm rruga më ka kushtuar 100 mijë lekë të vjetra. Nuk vij dot me autobuz, kam frikë se mos merr Covid. Mirë që duhet të vijmë që nga larg por edhe të presim mbi një orë këtu jashtë. Sa herë që vijmë këtu kështu është, të duhet të presësh këtu jashtë në të ftohtë, unë mund të qëndroj në këmbë por ai jo. Ka bërë 1 orë udhëtim, është i lodhur. Ka një tub në grykë, i duhet të qëndrojë në një ambient të ngrohtë dhe jo këtu jashtë.

Ne jemi të detyruar të vijmë në spitalin Onkologjik se në spitalin e Vlorës nuk ka aparate për të më bërë kontrolle për fytin. Edhe kur bënim kimio dhe rreze ishim të detyruar të vinim në QSUT për arsye se në spitalin e Vlorës u bënte vetëm Kimio dhe rrezet jo, ky duhet ti bënte të dyja-thotë Mbaresa./ Desara Çela

No comments:

Post a Comment