nga Daniela Burnazi
Nëse nëna shtatzënë konsumon shumë kafeinë gjatë shtatzanisë atëherë ka një rritje të riskut për të lindur një fëmijë nënpeshë.
Kjo mund të sjellë më vonë probleme më shëndetin. Ka gjithashtu një risk të lartë edhe për abort. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë, pra jo vetëm kafja përmban kafeinë.
Të tilla janë disa pije të gazuara, pijet energjitike, çokollata dhe çaji. Disa medikamente për të ftohtin dhe gripin gjithashtu përmbajnë kafeinë. Një grua shtatzënë duhet të flasë me gjinekologun përpara marrjes së këtyre medikamenteve. Pjesa më e madhe e autoriteteve në botë pohojnë se kafja nuk duhet të ndërpritet plotësisht gjatë shtatzanisë, por nuk duhe t’i kalojë më shumë se 200 mg/dita.
Burimi: Woman’s Health
No comments:
Post a Comment