Hurma mund të konsiderohet si minierë ari për shëndetin tonë. Një frut i shkëlqyeshëm, ku përveçse të qenurit tejet e shijshme është shumë e shëndetshme. Prania e vitaminës C siguron mbrojtjen e sistemit imunitar dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja kryesore e mbrojtjes së trupit kundër mikrobeve, viruseve dhe toksinave.
-Hurma përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet.
– Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme.
-Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit.
Ja efektet pozitive që merrni nga konsumimi i hurmave:
– Forcojnë sistemin imunitar
– Kanë efekt pastrues dhe diuretik
– Luftojnë stresin, lodhjen dhe oreksin e paktë
– Përmirësojnë tretjen
– Parandalojnë kancerin
– Veprojnë kundër plakjes
– Përmirësojnë shëndetin e zemrës
– Kontrollojnë tensionin e lartë të gjakut
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment