Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Urthi është acarim i ezofagut, tubi që lidh fytin me stomakun. Urthi shkaktohet nga aciditeti i stomakut, gjë e cila çon në ndjesinë e “djegies” së stomakut.
Simptomat e urthit:
– ndjesi djegie prapa sternumit ose kockave të gjirit
– ndjesi djegie në fyt
– ndjesi dhimbje në gjoks kur përkuleni ose shtriheni
– ndjesi acidike, ndjesi e hidhur, e kripur në pjesën e pasme të fytit
– vështirësi në gëlltitje
Sa kohë zgjat urthi?
Kohëzgjatja e urthit varet nga personi, tek disa mund të vgjasë disa orë, për disa të tjerë vetëm disa minuta. Në rreth 20% të njerëzve urthi ndodh 1 herë në javë. Gratë shtatzëna janë më të prekura nga kjo gjendje.
Ushqimet që mund të acarojnë urthin:
– domatet
– frutat agrume
– hudhra
– qepa
– çokollata
– kafja dhe produktet me kafeinë
– alkooli
– mentja
Ushqimet e pasura me shumë yndyrë përkeqësojnë urthin gjithashtu. Medikamentet, stresi, mungesa e gjumit etj janë disa faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e situatës.
Burimi: Web MD
No comments:
Post a Comment