nga Daniela Burnazi
Vitamina D është një nga vitaminat më thelbësore të shëndetit dhe mungesa e saj mund të ju çojë në probleme të rënda shëndetësore. Baza e vitaminës D merret nga dielli (qëndrimi i ekspozuar të paktën 15 minuta në ditë në diell), nga disa ushqime si: vezët, skumbri, kërpudhat, sardelet, qumështi i sojës, tuna etj ose nga suplemente shtesë të vitaminës D.
Kush rrezikohet nga mungesa e vitaminës D?
– Të moshuarit
– Njerëzit që nuk ekspozohen shumë në diell
– Njerëzit obezë ose ata që kanë kryer bypass gastrit
– Njerëzit me lëkurë shumë të pigmentuar – lëkurë të errët
– Foshnjet e porsalindura të cilat ushqehen vetëm me qumësht gjiri, pa u dhënë atyre suplemente të vitaminës D.
– Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të aparatit tretës të shoqëruar me keqpërthithje të lëndëve ushqyese.
Ja cilat janë efektet anësore që shkakton niveli i ulët i vitaminës D:
– Obezitet
– Nivel i ulët i sheqerit në gjak, Diabet i Tipit 2
– Sëmundje kardiovaskulare
– Lupus
– Lindje të parakohshme tek gratë shtatzënë
– Sëmundje inflamatore të zorrëve
– Alopecia dhe rënia e flokëve
– Rezistencë ndaj insulinës
– Ekzemë
– Prishja e dhëmbëve
– Mosmbajtje të urinës (nevoja për të shkuar urgjent në tualet)
– Astmë
– Skizofreni
– Depresion
– Kancer i zorrëve
– Kancer gjiri
– Kancer pankreasi
– Osteoporozë etj
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment