Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord prej 6 viktimash dhe 694 rastesh të reja pozitive.
“Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.”, shkruan ministria në njoftimin e saj.
No comments:
Post a Comment