Nga Daniela Burnazi
Kupa menstruale është një produkt i butë silikoni e cila vendoset brenda në vaginë për të mbledhur gjakun nga periodat.
Përdoret në vend të pecetave menstruale ose tamponëve. Kupa menstruale është në madhësi të ndryshme në varësi të gjakut që humbni ose nëse keni lindur apo jo. Kupa menstruale përdoret njesoj si tamponi, por mund ta përdorni disa herë, pasi e keni larë dhe dizenfektuar shumë mirë.
Në mënyrë që të shmangni infeksionet, ju duhet ta lani kupën të paktën 2 herë në ditë (të paktën 1 herë në 12 orë).
Pasi të mbaroni ciklin, valojeni kupën në një tenxhere me ujë, mund ti hidhni pak kripë dhe uthull molle për një pastrim më të mirë. Kupa duhet të ruhet në një vend shumë të pastër dhe të thatë deri në momentin e përdorimit tjetër.
Ju mund ta mbani kupën edhe nëse jeni sportiste, nëse shkoni në palestër ose nëse bëni aktivitete të tjera fizike. Kupa përdoret edhe natën.
Kupa menstruale mund të përdoret nga të gjitha femrat që kanë cikël mënstrual pasi ajo nuk e gris cipën e hiemenit.
Burmi: Womens Health
No comments:
Post a Comment