Shefja e epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve se sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta për Covid-19. Me testet e reja për 40 minuta maksimumi e ke përgjigjen në dorë.
“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta. Futja e tyre ul kohën e pritjes së qytetarëve, se maksimumi i kryerjes së tyre shkon deri në 40 minuta. Do kryhet pranë qendrave shëndetësore, spitalet rajonale, janë 100% specifike, se tregon nëse del pozitiv është pozitiv. Por ka dhe ndjeshmëri më të ulët, ku mund të kemi falsë negativ. Nëse kemi test negativ, por kemi shenja klinike, duhet të konfirmohet përmes PCR. Ose nëse është asimptomaitik, por ka kontakte me persona pozitivë, duhet konfirmuar sërish me PCR.”– tha Bino
No comments:
Post a Comment