Bisedoi: Desara ÇELA
Mjeku i familjes por njëkohësisht edhe drejtori i Qendës Shëndetësore nw Paskuqan, dr. Bledar Bakiaj në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” tregon procedurën që ndiqet për të marrë ilaçet e Covid-19 me rimbursim.
Doktor, cila është rruga që duhet te ndiqet që të merren ilacet e Covid -19 me rimbursim?
Bëhet në bazë të protokollit qe na është dhënë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky protokoll është lëshuar me datë 19.11.2020. Në këtë shkresë janë ilaçet të cilat do jepen me rimbursim për pacientët me Covid-19. Nëse pacienti e vërteton me serologjikun që është pozitiv me Covid -19 do i marrë këto ilaçe. Kjo shkresë ose ky urdhër i është dërguar çdo mjeku familje, i cili do procedojë sipas kësaj shkrese. Kur pacientit i bëhet serologjiku ( testi Covid -19) dhe i del pozitiv, më pas bën edhe një grafi për të parë gjendjen e mushkërive. Nëse mjekja pneumonologe e përshkruan që ky pacient ka nevojë për medikamentin Rivaroxaban (Xarelto) ky pacient automatikisht e merr me rimbursim këtë medikament. Ky medikament merret maksimumi 1 (një) muaj .
Që të marrësh këto ilaçe me rimbursim, serologjiku (testi Covid-19) duhet të bëhet vetëm nga Insituti i Shërbimit Publik (ISHP) apo edhe nga laboratorët e spitaleve private në vend?
Ne pranojmë të gjithë testet pozitivë të bëra jo vetëm në laboratorin tonë por edhe në laboratore të tjera, të cilët kanë marrë miratimin nga ministria. Nuk pranojmë teste që janë bërë në laboratore të pa miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në momentin që ne kemi një suspect (dyshim) ne dërgojmë për të bërë serelogjikun (test Covid -19 në laboratorin tonë , por në qoftëse pacienti dëshiron ta bëjë këtë analizë tek privati është e drejta e tyre.
Shkoni për ti vizituar pacientët në shtëpi ? Janë të friksuar mjekët se mund të infktohen?
Po ! Mjekët e familjes shkojnë për ta vizituar pacientin në shtëpi edhe infermierja. Nëse kam një kërkesë nga familjari i pacientit dhe më thotë që pacienti është i rënduar dhe duhet parë, ne shkojmë tek pacienti bashkë me infermieren dhe me medikamentet. Pas orës 12:00 -12:30 nëse ne mund ta mbyllim sistemin e recetave në klinikë është orari i pritjes së vizitave në shtëpi. Kuptohet nese është rast urgjent ne nisemi menjëherë tek pacienti.
Të gjithë kanë frikë se mund të infektohen. Por me maskën jemi disi të mbrojur.
Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për të mbajtur distancë fizikem maskat dhe të respektojnë të gjitha masat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha masat e marra janë në të mirën tonë!
No comments:
Post a Comment