Dr. Alket Koroshi, mjek nefrolog
Dihet që COVID-19 kap kryesisht njerëzit e moshuar ose në moshë të mesme, të cilët në shumicën e rasteve janë duke u mjekuar ndërkohë për hipertensionin, yndyrat e larta etj. A duhen vazhduar këto mjekime në pacientët me COVID-19?
Për shkak se SARS-CoV-2 hyn në qelizat njerëzore përmes receptorit ACE2, ngrihen 3 pyetje në lidhje me përdorimin e frenuesve të ACE (si enalaprili , lisinopril , ramiprili ) ose bllokuesve të receptorëve angiotensinë (ARB) (si losartan, ibersartan, candesartan etj.)- të cilat mund të rrisin nivelet e ACE2 –dhe mund të ndikojnë në ecurine klinike te Covid-19.
Megjithatë, studime të mëdha vëzhguese nuk kanë treguar një shoqërim me rritje të rrezikut, dhe pacientët të cilët marrin frenues ACE ose ARB për një indikacion tjetër nuk duhet të ndalojnë së marri këta agjentë, edhe nëse kanë Covid-19. Përveç kësaj, disa shoqata autoritare kanë vërejtur mungesa e të dhënave klinike për të mbështetur një shqetësim të mundshëm në lidhje me përdorimin e barnave anti-inflamatore josteroide (NSAID) në pacientët me Covid-19 dhe rezultatet nga një studim te fundit janë qetësuese. Pra, ilaçet si Ibuprofen, ketoprofen, naproksen etj mund të përdoren pa problem.
No comments:
Post a Comment