nga Daniela Burnazi
Sipas Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Mushkërive kolla që zgjat më shumë se 8 javë quhet kollë kronike dhe ka disa arsye që e shkaktojnë atë.
Ja disa prej shkaqeve që shkaktojnë kollën kronike:
Astma dhe alergjitë: astma është një sëmundje kronike që prek mushkëritë dhe shkakton kollitje të vazhdueshme, gulçim, ngushtim në gjoks, fishkëllima etj.
Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SKOP): është një term që mbulon 2 kushte kryesore: emfizema dhe bronkiti kronik. Në rsatin e emfizemës, muret midis qeskave të ajrit janë të dëmtuara dhe për pasojë shkaktojnë kollitje të vazhdueshme.
Bronkiti kronik: ndodh kur rreshtimi i rrugëve të frymëmarrjes qëndron vazhdimisht i irrituar dhe i përflakur dhe kjo çon në kollitje.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal: është çrregullim i tretjes kur acidi i stomakut, ushqimi dhe lëngjet kthehen në ezofag për shkak të një valvule të dobët. Kollitja është një simptomë e zakonshme, së bashku me dhimbjen e gjoksit dhe fishkëllimën.
Infeksioni i traktit respirator: Kollitja është një nga simptomat më të zakonshme të ftohjeve, gripit dhe infeksioneve të tjera të traktit respirator (infeksione që ndërhyjnë në frymëmarrjen normale).
Ndotja e ajrit: Ndotësit e ndryshëm dhe irrituesit në ajër mund të shkaktojnë një kollë të vazhdueshme.
Burimi: Health
No comments:
Post a Comment