Wednesday, November 11, 2020

Zotaj: Si të përdoren maskat kundër Covid-19  

Nga Dr. Henrik Zotaj

Tashmë dihet se lagështira e ajrit, temperaturat e larta dhe rrezatimet diellore nuk e zhdukën Covid 19, por një numër studiuesish mendojnë se stina e verës e ngadalësoi perhapjen e tij. Tek ne, hapja e shpejtë, mungesa e një strategjie dhe e një plani veprimi të qartë nga strukturat përgjegjëse dhe qeveria, si dhe sjellja e njerëzve sikur virusi të mos ekzistonte, solli një rritje të numrit të personave të prekur nga Covid-19 në verë. Gjithsesi kjo periudhë për të gjithë ato që dinë dhe për të gjithë ato që duan u dha mundësinë të përgatiteshin për një stinë më të vështirë, për të përballuar Covid-19, siç është periudha e vjeshtës e më pas e dimrit, ku pritet që të ketë një rritje të numrit të rasteve me covid-19!

Për të qëndruar hapur, por edhe për të ringjallur ekonominë, për t’i rikthyer njerëzit në aktivitetet e tyre të përditshme pa frikë:

Do duhej të përdorim masivisht maskat, dhe kryesisht ato tekstile (pëlhurë).

Përdorimi i maskave mund të parandalojë transmetimin e koronavirusit dhe të shpëtojë jetë.

Qëllimi kryesor i veshjes së një maskë nuk është të parandalojmë që një person i shëndetshëm të sëmuret portë parandalojë që personat e infektuar tashmë, të mos kontaminojnë të tjerët përmes kontaktit rastësor.

OBSh rekomandon:

Maska mjekësore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe personat që konfirmohen pozitiv nga koronavirusi ose kanë simptoma të këtij virusi.

Njerëzit e shëndetshëm që nuk bëjnë pjesë në këto kategori duhet të perdorin një maskë tekstile (pëlhure).

Jo, të gjitha maskat japin nivele të barabarta mbrojtjeje!

Studiuesit kanë zbuluar se: përshembull, maskat N99 ulin rrezikun e infektimit të një personi me 94 -99% pas 20 minutash ekspozimi në një mjedis shumë të ndotur.

Maskat N95, p.sh. ofrojnë pothuajse po aq mbrojtjeje, ndaj dhe emri i referohet efikasitetit të saj minimal prej 95% në filtrimin e aerosoleve.

Maskat kirurgjikale kanë efikasitet dhe mbrojtje të lartë.

Për sa i përket maskave tekstile disa nga ekspertet mendojnë se ato ulin minimalisht (në rastin më të keq) me 30% mundësinë e kontaminimit prandaj dhe maskat kërkohen sot, të jenë sa më cilësorë!

Përdorimi i maskave edhe simbolike e civilizimit tonë.

Duke qenë se testimi mbetet akoma në përmasa të kufizuara në raport me numrin e nevojshëm dhe një vaksinë do të kërkojë të pakten dhe disa muaj kohe… ne mund të arrijme te mbajme nen kontroll situaten e Covid-19…nëse do perdornim masivisht maska, mundesisht sa me cilesore për publikun e gjere.

Sot maska akoma nuk eshte bërë pjesë integrale e veshjes tone të përditëshme, me disa perjashtime por,

shumë shpejt, me fillimin e vitit te ri shkollor, maskat do të vishen nga çdo nxënës dhe student, mësues dhe pedagog, si dhe staf ndihmës në çdo ditë mësimi.

Ndërkohë rreth fundit të vjeshtës këtë aksesor të rëndësishëm, do ta kemi si pjesë të garderobës sonë të përditshme pothuajse të gjithë!

Maskat do duhej të mbahej sidomos gjatë qëndrimit tonë në ambientet e mbyllura dhe në ambiente të jashtme ku distancimi fizik është i pamundur.

Në të njëjtën kohë maskat duhet të kombinohen me forma të tjera të distancimit shoqëror dhe fizik, me higjenën vetjake, zgjerimin e testimit dhe gjurmimin e kontakteve, izolimin e vatrave si dhe ndjekjen e personave të prekur nga Covid-19, në banesat e tyre nga mjekë profesioniste, gjithnjë në bashkëpunim me mjekët e familjes sepse vetëm ky mjet (maska) nuk do të parandalojë infeksionin!

Efikasiteti i maskave!

Nga studimet është vënë re se, në vendet ku nuk rekomandoheshin maskat kishte një rritje prej afro 55% rasteve të prekur nga koronavirusi.

Një studim nga Universiteti i Uashingtonit parashikoi që SH.B.A. mund të parandalonin të paktën 45,000 humbje jete, nga Covid-19, deri në Nëntor, nëse 95% e popullsisë do të mbanin maska fytyre në publik.

Një sondazh i fundit i Gallup, sugjeron që ndërsa përdorimi i maskave në mesin e amerikanëve, është duke u bërë më i zakonshëm – përqindja e të rriturve amerikanë që thanë se kishin veshur një maskë në publik ishte nga 51% në fillim të prillit dhe shkoi në 86% në fund të qershorit, kurse 11% nuk i përdornin fare! Sipas studiuesve të Institutit të Metrikës së Shëndetit dhe Vlerësimit të Universitetit të Uashingtonit (IHME). Nëse të gjithë veshin një maskë, 58% e vdekjeve nga Covid-19 mund të parandalohen deri në vjeshtë.

A kemi nevoje për maska më cilësore!

Ndërsa rastet rriten, maskat sa më cilesore te jene, aq me te sigurte do te jemi ne praktiken dhe aktivitetet tona te perditshme. Maska speciale te nivelit mjekësor, N99 dhe N95, por dhe maskat kirurgjikale etj. janë më efektivët në filtrimin e grimcave virale. Maskat e nivelit mjekesor janë zakonisht opsioni më i sigurt për punonjësit e kujdesit shëndetësor por, keto maska:

  • Kanë përdorim të kufizuar në kohë
  • Mbeten në dispozicion kryesisht për punonjësit e shëndetit.
  • është gati e pamundur për ta patur masivisht për popullatën në tërësi.
  • Nuk mund të përdoren në mënyrë të përsëritur.
  • Nuk janë të rehatshme për përdorime të gjata në kohë.

Këto janë disa arsyet që ekspertët sugjerojnë që, përdorimi i gjerë i maskave tekstile, është i mundshëm dhe mund të ulë ndjeshëm transmetimin.

Që maskat të përdoren dhe të pranohen gjërësisht, do duhet të plotësojne disa parametra.

1.Ato duhet të sigurojnë një mbrojtje sa më të mirë

Niveli i mbrojtjes varet jo pak nga cilësia e maskës, mbrojtja më e mirë do të ishte mbrojtja jo vetëm ndaj grimcave të mëdha por, mbrojtja edhe ndaj aerosoleve, si dhe, sa mirë mbyllet maska rreth fytyrës me qëllim parandalimin e grimcave që vijnë rreth saj.

  1. Dizajnet dhe modelet e shumëllojshme.

Çdo prodhues do duhej të përdorë materiale cilesore dhe dizajne te ndryshme..

  1. Maska duhet të jetë mjaft e rehatshme.

Qe njerëzit t’i veshin ato, për periudha të gjata kohe,

pa pasur nevojë t’i prekin ose t’i heqin ato shpesh.

  1. Ripërdorimi i tyre.

Për të parandaluar një nevojë të vazhdueshme për maska të reja, do të duhej të ishte e mundur që ato lehtë t’i pastronim ose duhet të zëvendësonim vetëm disa pjesë (p.sh. filtrat) kjo do te mundesonte që ato të përdoren në mënyrë të përsëritur.

  1. Ato duhet të jenë sa më atraktive (tërheqëse)

Maskat do duhet të jenë sa me argëtues, të freskëta dhe në mode, me apo pa logo, kjo pak rendesi ka, e rendesishme eshte rehatia ne perdorim dhe funksioni sa me i mire i tyre.

Që përdorimi i maskave të mos dështojë!

Maskat duhet të vishen sic duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke mbuluar plotësisht hundën dhe gojën, me shtresa të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e piklave, vetem keshtu ato do ta kryeje funksionin e tyre te vertete, dhe perdorimi i tyre nuk nuk do te deshtoje.!

Perdorimi i gjerë i maskave do të kërkojë një qartesim dhe promocion per nje kohe te caktuar.. do te kerkoje perpjekje reale per ti siguruar ato nga strukturat shteterore dhe jo vetem.. në mënyrë që ato të bëhen një pjesë e qetë e një jete “normale të re”.

Ne kete stine qe po afrohemi, megjithëse zgjerimi i testimit, gjurmimi i kontaktit, izolimi i vatrave mbeten paresore..hartimi i nje strategjie per prodhimin e maskave tekstile sa me cilesore dhe ofrimin e tyre per qytetaret por, sidomos per nxenesit dhe studentet si dhe qartesimi dhe promocioni ne lidhje me domosdoshmerine e perdorimit te tyre, nga popullata e gjere, eshte nje detyrim imediat i strukturave pergjegjese dhe i qeverise por, dhe plotesisht i realizueshem.

Në kushtet e mungesës se një strategjie dhe plan- veprimi të qartë nga këto struktura dhe qeveria, për vënien nën kontroll të Covid-19, aq më tepër tani pas hapjes së shkollave, përdorimi i maskave mund të jetë mundësia e vetme dhe më e rëndësishme, për të ngadalësuar perhapjen, per te shmangur ri-mbylljen dhe per te mbajtur nen kontroll, Covid-19, te pakten deri ne daljen ne treg te nje vaksine dhe për t’i dhënë njerëzve sigurinë e nevojshme për t’iu rikthyer puneve dhe aktiviteteve te perditshme.. plotesisht..!!

No comments:

Post a Comment