Stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot, ku një pacient 60-vjeçar u hodh nga ballkoni.
Mjekët e spitalit kanë shprehur dhimbjen për këtë tragjedi, duke dhënë edhe detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.
Njoftimi i spitalit
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet Leonard Shabani, nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.
Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.
Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.
Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.
No comments:
Post a Comment