nga Daniela Burnazi
Skleroza Multiple (SM) është një sëmundje autoimune që lidhet me sistemin nervor qëndror, trurin dhe palcën kurrizore. Kjo sëmundje paraqitet me dhimbje të ndryshme që vijnë kohë pas kohe. Në rastin e Sklerozës Multiple sistemi imun sulmon fijet nervore.
Simptomat kryesore të sëmundjes janë:
Mpirja: zakonisht prek këmbet, por mund të prekë dhe fytyrën apo jesë të tjera të trupit.
– Ndjesia “si goditje elektrike” në kurriz, duar, këmbë, qafë etj.
– shikim i turbullt
– paqartësi e ngjyrave
– dhimbje të syve
– dhimbje muskulare ( tension i ulët muskular me kontraktime të dhimbshme të krahëve dhe këmbëve
– lodhje e vazhdueshme
– probleme me të folurin: SM mund të shkaktojë pauza të gjata ndërmjet fjalëve dhe probleme në shqiptimin e fjalëve. Me progresin e sëmundjes mund të shfaqen probleme dhe me gëlltitjen.
– probleme të lidhura me funksionet seksuale
– probleme me fshikëzën e urinës (inkontinenca)
– përveç shpimeve dhe mpirjes, ndijesi të tjera, pjesë e sindromit klinik të izoluar, mund të jenë dhe kruarje e dhimbje të llojit djegës dhe shpues. Mund të ndjeni shtrëngim në brinjë ose mbi bark – që njihet si “përqafimi i Sklerozës Multiple”.
Skleroza Multiple prek më shumë moshat midis 20 dhe 40. Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë femrat se meshkujt. SM është një sëmundje e pashërueshme, por mund të përdoren medikamente për rritjen e sistemit imunitar dhe qetësimin e simptomave.
Nëse dyshoni se vuani nga kjo sëmundje duhet të konsultoheni me një mjek neurolog.
Burimi: Majo Clinic
No comments:
Post a Comment