Monday, February 1, 2021

Universitetet ndërgjegjësohen, nis dhurimi i gjakut për pacientët me talasemi

Për të sëmurët me talesemi e vetmja mënyrë për të jetuar është të bëjnë trasfuzion gjaku. Transfuzioni merret vetem nga njeriu dhe nuk mund të prodhohet artificialisht.

Pandemia ka bërë që dhuruesit vullnetarë të ngurojnë për të dhuruar gjak nga frika se mund të infektohen me COVID-19. Në këtë situatë u drejtuan thirrje të vazhdueshme për të ndërgjegjësuar qytetarët që të drejtohen drejt qendrave të dhurimit të gjakut, pasi ky veprim do të ishte jetëshpëtues për shumë të pacientë, përfshirë këtu edhe pacientët me talasemi.

Thirrjeve për dhurime gjaku ju përgjigj edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. Duke qenë se auditorët e Universitetit janë bosh për shkak se studentët e zhvillojnë mësimin on-line, thirrjes për të dhuruar gjak ju bashkuan  vetëm pedagogët e këtij Universiteti. Një ndër to është edhe Dr. Anisa Peculi zv.Dekane për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet.

Në një intervistë për gazetën ‘Shëndet +’ Dr. Anisa Peculi tregon pse e mori iniciativën të dhurojë gjak.

Unë kam qenë dhuruese vullnetare gjaku për disa kohë, ku më pas e ndërpreva dhurimin e gjakut ndoshta për arsye neglizhence. Tani mendova se ishte momenti i duhur për të dhuruar gjak përsëri. Një ditë shkoj për të dhuruar gjak dhe marr vesh që fëmijët me talasemi dhe jo vetëm kishin mungesa në marrjen e gjaku. Duke qenë se jemi në pandemi dhe e gjithë vëmendja është përqendruar aty, mora iniciativën bashkë me koordinatoren e projektit të dhurimit vullnetar të gjakut Antigoni Gjysti, që edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës të këtë mundësinë për të dhuruar gjak. Por thirrjes i janë bashkuar vetëm pedagogët duke qenë se studentët e bëjnë mësimin on-line. Kjo nuk është hera e parë që Universiteti Bujqësor i Tiranës organizon fushata për dhurime gjaku dhe duke qenë se më para kemi patur studentë  nëpër auditorë  dhurimi ka qenë më madh në numër.

Tani jemi në një pikë kritike dhurimi të gjakut dhe mendoj se duhet të ketë më shumë sensibilizim për të dhuruar atë. Gjithashtu mendoj se media duhet të jetë më vizibël në bërjen e fushatave sensibilizuese të dhurimit të gjakut në këtë kohë pandemie. Dhe nga ana tjetër të ketë një informacion më të detajuar rreth procesit të marrjes së gjakut, higjienës në të cilën merret, se ka shumë njerëz që stepen nga kjo me idenë se po shkuan atje do infektohet me COVID-19, kur në fakt ti je me maska gjatë gjithë kohës.- thotë Dr. Anisa.

No comments:

Post a Comment