Friday, July 30, 2021

Kosovë: 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 janë me variantin Delta

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90% të rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të këtij virusi.

Sipas tyre, ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi. Sipas tij, arma e vetme kundër pandemisë, është vaksinimi.

“Sot kur vendi ynë ka vaksina për secilin qytetar, dhe kur qytetarët mund të zgjedhin vaksinën, dhe kur janë hequr kategoritë e vaksinimit, nuk ka arsye të vetme për të mos u vaksinuar”, ka thënë Vitia. Ai deklaroi se interesim më i madh për t’u vaksinuar vërehet në Prishtinë, ndërsa ka qytete tjera që janë duke treguar më shumë hezitim.

Ministri Vitia, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të shtrirë oksigjenimin qendror aty ku ka munguar në spitalet e Kosovës, si dhe janë bërë intervenime urgjente ku është parë se ka pasur nevojë gjatë valëve paraprake të pandemisë.

 

Kompania “Google” vendos kushtin: Pa vaksinë nuk kthehesh në punë

Nuk mund të futesh më brenda zyrave të GOOGLE nëse nuk je vaksinuar më parë. Gjiganti i teknologjisë nisi me zbatimin e politikës së vaksinimit të punonjësve dhe pret që brenda pak javësh të gjithë pjesëtarët e stafit të kthehen në kampuse të vaksinuar. Nuk bëhet fjalë për pak por për 144 mijë punonjës të Google në mbarë botën.

CEO i Google, Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se “Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen”. Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës. Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.

 

Studimi i fundit: Delta po përhapet po aq shpejt sa lija e dhenve

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lia e dhenve, dhe se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të CDC-së.

Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës, është bazuar në këtë dokument.

Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët. Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt, ka thënë udhëheqësja e CDC-së, Rochelle Walensky për New York Times.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa viruset që transmetojnë viruset MERS, SARS, Ebola, gripin sezonal dhe linë e dhenve, ka thënë raporti.  Hapi i parë për agjencinë është që të “kuptojë se lufta ka ndryshuar”, është cituar në dokument. CDC pritet të bëjë publike më shumë të dhëna ndaj këtij varianti, ka shkruar New York Times.

 

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve sugjeron mbajtjen e maskës deri në vaksinimin e plotë të popullsisë

Kjo është këshilla e fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka përditësuar udhëzimet për maska këtë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët e CDC-së kanë njoftuar se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, duhet t’i rikthehen vendosjes së maskave në ambiente të mbyllura, nëse jetojnë në zona ku infektimi me koronavirus po rritet. Këto zona aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të SHBA-së, ose më shumë se 60% të qarqeve amerikane. Maskat, në përgjithësi, nuk janë të nevojshme jashtë.

Agjencia gjithashtu ka thënë se të gjithë mësuesit dhe nxënësit duhet të veshin maska në shkolla, pavarësisht nëse koronavirusi është në rritje në komunitet ose jo. CDC-ja nuk ka qenë e para që ka bërë thirrje për kthimin e maskave. Javëve të fundit, disa qytete amerikane kanë sjellë rregulla për veshje të maskave në ambiente të brendshme.

E gjitha është për shkak të versionit më ngjitës të koronavirusit, Delta, ka thënë CDC. Ky variant po nxit rritjen e numrit të rasteve në pjesën më të madhe të SHBA-së dhe tani përbën më shumë se 80% të infeksioneve. Zyrtarët e CDC-së kanë thënë se informacionet e reja në lidhje me përhapjen e tij, i kanë detyruar ata të ndryshojnë qasje. Pjesa dërrmuese e infeksioneve të reja në SHBA vazhdon të jetë midis njerëzve të pavaksinuar.

Rrallë, disa njerëz të vaksinuar përfundojnë si të infektuar, megjithëse vaksina zbut goditjen dhe në përgjithësi mbron nga simptoma të rënda. Më herët, njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar kanë pasur nivele të ulëta të virusit dhe nuk kanë pasur shumë gjasa ta përhapin atë, ka thënë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky. Por, të dhënat e reja tregojnë se ky nuk është rasti me variantin Delta. Njerëzit e vaksinuar “kanë potencial ta përhapin virusin te të tjerët”, ka thënë ajo.

Udhëzimet për këdo që nuk është vaksinuar kundër koronavirusit mbeten të njëjta: Maskat rekomandohen brenda, pothuajse kudo. Të gjithë pavarësisht nga vaksinimi ose vendndodhja duhet të mbajnë maska kur janë në aeroporte ose stacione treni, ose kur hyjnë në autobusë, trena ose transporte të tjera publike. Spitalet, dyqanet dhe bizneset gjithashtu mund të kërkojnë maska.

 

COVID-19: Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, karantinë 5 ditore

Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit, Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për vendet që nuk janë në BE. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj.

Mediat vendase bëjnë me dije se vendet që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore. Udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes. Ky afat është zvogëluar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut.

E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit. Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimin 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.

Publikohet harta e re e COVID-19 në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar një hartë të re të COVID-19. Sipas hartës, pjesa më e madhe e Greqisë dhe bregdetit mesdhetar të Francës, Siçilisë dhe Sardenjës, janë në ngjyrë portokalli. Ishujt në pjesën jugore të Detit Egje janë në “të kuqe të errët”, kjo është arsyeja pse ECDC këshillon të mos udhëtoni në këto zona, përveç nëse ka një arsye thelbësore.

Rajoni është shtëpia e destinacioneve të njohura turistike, të tilla si Mykonos, Santorini dhe Rodos, të cilat tërheqin miliona turistë çdo vit. Të gjithë destinacionet kryesore turistike të Greqisë janë me të kuqe ose të kuqe të errët, përveç rajonit ku ndodhen Samos, Chios dhe Lesbos i cili është në portokalli.

Italia kontinentale është kryesisht portokalli, përveç Piedmont-it dhe Adriatikut Jugor të cilat janë me të gjelbër, ndërsa Sicilia dhe Sardenja janë me të kuqe. Qipro është shënuar me të kuqe të errët, dhe Malta me të kuqe. Bregdeti mesdhetar i Francës është i kuq, përveç Korsikës e cila është e kuqe e errët. Pjesa më e madhe e Spanjës është me ngjyrë të kuqe të errët dhe një pjesë më e vogël me të kuqe.

Shumica e Evropës Qendrore dhe e gjithë Gjermania janë në të gjelbër. Vendet skandinave janë kryesisht të gjelbra, me përjashtim të Danimarkës me ngjyrë të kuqe portokalli, ndërsa Holanda, Irlanda dhe një pjesë e Belgjikës janë me të kuqe.

E gjelbër në hartën e ECDC janë rajonet në të cilat shkalla e infeksionit 14-ditor për 100,000 popullsi është më pak se 50, dhe përqindja e numrit pozitiv të testuar nga COVID-19 është më pak se 4%, ose incidenca 14-ditore është më pak se 75, dhe përqindja pozitive më pak se 1%.

E kuqja do të thotë një normë 14-ditore prej 75-200, me një proporcion pozitiv më të madh se 4%, dhe zonat ku norma 14-ditore është e infektuar është 200 deri në 500, dhe zonat e kuqe të errët nënkuptojnë një normë 14-ditore më të madhe se 500.

ECDC vlerëson rrezikun e COVID-19 nga rajonet kryesore statistikore brenda vendit (NUTS 2). Bregdeti kroat mbeti në “portokalli” në hartën e fundit, që do të thotë se incidenca e rasteve të konfirmuara është më pak se 50, por pjesa e pozitivëve është më shumë se 4% ose norma 14-ditore është midis 75 dhe 200, dhe pjesa e pozitivëve në mesin e të testuarve më pak se 4%.

Po ashtu në këtë hartë nuk janë përfshirë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia Veriore, Zvicra, Britania e Madhe dhe Rusia.

Dëmtimi i veshkave nga diabeti, ja trajtimi

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Hipoglicemia është e shpeshtë dhe e rrezikshme në pacientët me sëmundje kronike të veshkave.

Diabeti është shkaku më i zakonshëm i sëmundjeve të veshkave në të gjithë botën dhe është një fenomen i shpeshtë te pacientët me nefropati jo-diabetike . Një synim kryesor për trajtimin me diabet në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD) është kontrolli rigoroz i glukozës për të parandaluar ESRD.

Sidoqoftë, trajtimi i diabetit në popullatën me CKD kërkon kujdes të veçantë. Për shkak se insulina pastrohet nga veshkat, pacientët që kanë diabet dhe kanë CKD me GFR të reduktuar (<60 ml / min për 1.73 m2) shpesh kanë kërkesa më të ulëta për insulinë. Për më tepër, degradimi i insulinës në indet periferike është ulur në pacientët me CKD. Pacientët me CKD dhe uremi gjithashtu mund të kene mungesë oreksi nga ushqimi suboptimal, duke çuar në pakësimin e depove të glikogjenit.

Për më tepër, me një rënie të masës renale, pacientët me CKD mund të pësojnë ulje të glukoneogjenezës renale. Më në fund, ilaçet antidiabetikë të përdorur zakonisht ekskretohen nga veshkat dhe kanë një gjysmë jete të zgjatur tek pacientët me CKD, duke i predispozuar ato për episodet e hipoglicemisë. Përfshirja e këtyre faktorëve mund të kontribuojë në një rrezik më të madh për hipogliceminë në mesin e pacientëve me CKD dhe kjo mund të jetë një pasojë e padëshiruar e terapisë për të trajtuar hipergliceminë.

Hipoglicemia mund të konsiderohet një ngjarje serioze për sigurinë e pacientit me komplikime të rënda shëndetësore, duke përfshirë marramendje, çorientim, të folur të crregulltë, konvulsione dhe vdekje. Përveç kësaj, hipoglicemia akute mund të coje në një rritje të aktivitetit adrenergjik, i cili mund të rezultojë në isheminë koronare, aritmi kardiake serioze dhe vdekje të papritur. Pasoja të tilla negative të hipoglicemisë mundet të paktën pjesërisht të shpjegojnë rrezikun më të madh për sëmundje kardiovaskulare (CVD) të vërejtura në disa studime të fundit nga ulja intensive e glukozës në pacientët me diabet.

Si përfundim, CKD është një rrezik për hipoglicemi, tek pacientët me ose pa diabet. Vdekshmëria e tepërt e lidhur me hipogliceminë e bën këtë ndërlikim një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e pacientëve me CKD.

 

Të dhënat e Pfizer sugjerojnë: Një dozë e tretë e vaksinës rrit “fuqishëm” mbrojtjen kundër variantit Delta

Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer mund të forcojë fuqishëm mbrojtjen kundër variantit Delta, përtej mbrojtjes së ofruar nga dy doza standarde, sugjerojnë të dhënat e reja të publikuara nga Pfizer.

Të dhënat tregojnë se niveli e antitrupave kundër Deltës mund të rritet pesëfish te njerëzit 18 deri në 55 vjeç, nëse marrin një dozë të tretë të vaksinës. Në grupmoshën 65-85 vjeç, niveli i antitrupave kundër Deltës rritet 11 herë më shumë sesa pas një doze të dytë.

Nuk është e qartë nëse nivelet e rritura të antitrupave në fakt lidhen me mbrojtjen më të mirë, ose nëse kjo mbrojtje shtesë është e nevojshme. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vaksinat aktuale i mbrojnë njerëzit mirë nga të gjitha variantet e zakonshme. Të dhënat tregojnë gjithashtu se nivelet e antitrupave janë shumë më të larta kundër variantit origjinal të koronavirusit dhe variantit Beta, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, pas një doze të tretë.

Pfizer dhe partneri i saj BioNtech publikuan të dhëna shtesë që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së tyre të koronavirusit dhe thanë se mbrojtja zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të fillojë të dobësohet pak drejt fundit të kësaj periudhe.

Të dhënat tregojnë se efikasiteti i vaksinës arriti kulmin në më shumë se 96% nga një javë në rreth dy muaj pas marrjes së një doze të dytë të vaksinës, dhe më pas duket se bie gradualisht në 83.7% katër deri në gjashtë muaj më vonë./ CNN

Mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë doza AstraZeneca, Manastirliu: Të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit

20.000 doza vaksine AstraZeneca kanë mbërritur në Shqipëri falë qeverisë kroate. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në Facebook thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.

Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari, ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.

Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.

Thursday, July 29, 2021

Bino apel qytetarëve: Vaksinimi është një urgjencë, koha nuk pret

Shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof. Silva Bino tha se me ditët dhe javën e hapur të vaksinimit është rritur mbulesa vaksinale për doza të para dhe të dyta, kryesisht në Tiranë, Gjirokastër, Mirditë etj, por apeloi për vaksinim, duke e konsideruar atë një emergjencë.

“Mbulesa vaksinale po rritet, sidomos ajo që është e rëndësishme po rritet mbulesa me dy dozat.

Pra jemi 24% e popullatës me dy doza. Kemi dhe rrethe që janë 60% e popullatës, si Gjirokastra, apo Mirdita që është 40% e popullatës. Kohët e fundit sidomos me javën e hapur të vaksinimit niveli i mbulesës vaksinale është rritur ndjeshëm. Vaksinimi është një urgjencë, sepse virusi është tepër i transmetueshëm dhe tepër ngjitës, dhe nuk pret. Koha nuk pret.

Studentët të cilët do të futen në auditore, mund të bëhen përçues të infeksionit, në grupe të pavaksinuara. Pra vaksinimi, i studentëve, i mësuesve, vaksinimi i të moshuarve të cilët mund të bëjnë forma të rënda apo vdekje për fat të keq siç ndodhi edhe kohët e fundit, është një element tepër i rëndësishëm”, tha Bino.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Manastirliu apel studentëve: Vaksinohuni para nisjes së Universitetit, muaji gusht i hapur për vaksinim

Nëpërmjet një postimi në Facebook Manastirliu ka lajmëruar se i gjithë muaji gusht, do të jetë i hapur për të kryer vaksinën anti COVID-19. Manastirliu thotë se tashmë është shansi i studentëve përderisa gushti do të jetë për vaksinimin e gjithë moshave mbi 18 vjeç.

Postimi

Ministrja Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën antiCOVID.

 

Çfarë është Sindroma Liddle?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sindroma e Liddle është një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga hipertensioni arterial me alkalozë metabolike hipokalemike, hiporeninemi dhe sekretim të frenuar të Aldosteronit . Kjo gjendje shpesh shfaqet herët në jetë. Rezulton nga reabsorbimi i ngritur në mënyrë të papërshtatshme të natriumit në nefronin distal.

Sindroma e Liddle shkaktohet nga mutacionet në nën-njësitë e Kanalit të Natriumit Epitelial (ENaC). Ndër mekanizmat e tjerë, mutacione të tilla në mënyrë tipike parandalojnë ubukitimin e këtyre nën-njësive, duke ngadalësuar shpejtësinë me të cilën ato janë brendësuar nga membranat, duke rezultuar në një ngritje të aktivitetit të kanalit. Një pakicë e mutacioneve të sindromës Liddle, megjithatë, rezultojnë në një efekt plotësues që gjithashtu ngre aktivitetin duke rritur probabilitetin që kanalet ENaC brenda membranës të jenë të hapura.

Diuretikët që kursejnë kalium si amiloridi dhe triamterene zvogëlojnë aktivitetin ENaC dhe në kombinim me një dietë të reduktuar natriumi mund të rivendosë normotensionin dhe çekuilibrin e elektroliteve në pacientët me sindromën Liddle. Sindroma e Liddle mund të diagnostikohet klinikisht nga fenotipi dhe të konfirmohet përmes testimit gjenetik.

Simptomat

Karakteristikat klinike dhe biokimike karakteristike të sindromës së Liddle janë hipertensioni i fillimit të hershëm dhe alkaloza metabolike hipokalemike në vendosjen e aktivitetit të reninës plazmatike të shtypur dhe përqendrimit të ulët të aldosteronit në plazmë. Patofiziologjia e sindromës së Liddle buron nga mbivendosja e ENaC. Riabsorbimi i natriumit renal në mënyrë të papërshtatshme, sekondar i një mutacioni fitues të funksionit në ENaC, çon në një vëllim të zgjeruar intravaskular, duke rezultuar në hipertension arterial. Fluksi i shtuar i natriumit nëpër membranat apikale të qelizave kryesore të nefronit distal gjithashtu favorizon sekretimin e kaliumit dhe acidit në kanalin mbledhës, duke rezultuar në hipokalemi dhe alkalozë metabolike. Presioni i lartë i gjakut dhe përqendrimet e ulëta të kaliumit në serum frenojne sistemin renin-angiotensin-aldosteron, duke rezultuar në hiporeninemi.

Këto karakteristika u raportuan së pari së bashku në një paciente 16-vjeçare femër nga Liddle et al në 1963. Çrregullimi u diferencua nga diagnoza e përkohshme e hyperaldosteronizmit primar nga mungesa e përgjigjes ndaj frenuesve të sintezës mineralokortikoide dhe bllokuesve të receptorëve dhe përgjigja ndaj bllokuesve të ENaC triamterenit dhe amiloridit.

Trajtimi

Trajtimi i sindromës së Liddle është zakonisht përmes përdorimit të një diuretiku që kursen kalium, të tille si amiloride ose triamterene. me kufizim të kripës dietike (nën 2 g NaCL në ditë) . Këta diuretikë mund të korrigjojnë presionin e ngritur të gjakut si dhe alkalozën metabolike hipokalemike të parë te pacientët me Liddle.

Amiloridi, në veçanti, është raportuar të jetë i sigurt për pacientët e Liddle që janë shtatzënë, megjithëse doza mund të duhet të rritet me përparimin e moshës së shtatzënisë. Mund të jetë e vlefshme për të monitoruar nga afër elektrolitet e serumit ndërsa filloni terapinë diuretike për sindromën e Liddle tek pacientët.

Ja cfarë ushqimesh duhet të konsumoni tani në verë

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Dehidratimi është një nga “vuajtjet” verore më shumë se të zakonshme, që thuajse e përjetojmë të gjithë këtë periudhë! Temperaturat më të larta se mesatarja të kombinuara me aktivitete të gjata në natyrë, shumë prej tyre fizike, kërkojnë konsum shtesë të ujit. Por, mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në lodhje, ngërçe të muskujve, migrenë, presion të ulët të gjakut dhe madje edhe probleme të organeve të brendshme. Mos lejoni që dehidratimi të prish harmoninë e ditëve tuaja verore! Uji duhet të jetë gjithmonë një zgjedhje, madje dhe nëpërmjet ushqimeve.

Këtu janë gjashtë prej tyre që sa më shumë t’i konsumoni, aq më shumë të hidratuar ju mbajnë

Shalqiri: Një fetë shalqi vlen sa një gjysmë gote ujë, përveç fibrave, antioksidantëve, vitaminës C, vitaminës A dhe magnezit që ka. Konsumojeni sa më shumë, sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Kastraveci: Ka 95% ujë! Ky është një nga ushqimet më të mirë për të qëndruar të hidratuar. Shërbehet në sallatë, ose mund të haet edhe gjatë një vakti dreke me salmon. Është fantastik edhe për lëkurën.

Qumështi i skremuar: Në dallim nga shumë produkte të tjera të kësaj liste, ky nuk është një frut apo perim i freskët. Qumështi i skremuar merr numrin më të ulët të kalorive nga sasia e lartë e ujit që shtohet. Studimet kanë treguar që qumështi me pak yndyrë ndihmon për të na mbajtur të hidratuar. Kjo është, për shkak të elektroliteve dhe proteinave në qumësht, të cilat mund të ndihmojnë në zëvendësimin e humbjes së lëngjeve në trupin tonë.

Dredhëza: Rreth 91% e peshës së tyre vjen nga uji. Lyejini ato me mjaltë ose çokokrem, hidhni në një tas me fruta ose kënaquni me një nga recetat e ëmbla të luleshtrydheve.

Portokalli: Një gjysmë gote me lëng portokalli ka po kaq sasi uji, gjë që i bën ata një burim super të fortë hidratimi.

Pjepri: Ne e duam këtë frut për shumë arsye, por një nga kryesoret është që pjepri ka shumë ujë dhe na mban të hidratuar gjithë kohës. Mund të konsumohet me pak kanellë në formë sallate, bashkë me nenexhik dhe agrume të tjera ose edhe në formë lëngu. Është fantastik!

Mjeku Alimehmeti: Studimi i fundit konfirmon mbrojtje imunitare të qëndrueshme pas infektimit me COVID-19

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar rezultatet e një studimi elitar dhe shumë teknik i Universitetit të Washingtonit. I cili ka studiuar pikërisht plazmocitet në palcën e kockave pas infektimit nga COVID-19. Të dhënat ofrojnë evidencë të fortë se infektimi i njerëzve me Covid-19  krijon në mënyrë të fortë të dy krahët e kujtesës imunitare të antitrupave: BMPC-të jetëgjata dhe limfocitet B të kujtesës.

Studimi

“Mbi çdo majë mali ka një shteg, edhe pse ai nuk shihet dot nga rrëza e malit.”

Cit.: Theodore Roethke (Pulitzer 1954)

Duke konsideruar shprehjen figurative të Z. Roethke dhe duke e vendosur në kontekstin e shëndetësisë, duhet të kuptojmë se objektivat e vështirë nuk mbërrihen dot përmes metodave të lehta e të thjeshta. Po ashtu, njohja e përgjigjes komplekse imunitare kërkon lodhje dhe metoda kërkimore të avancuara. Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm që është krijuar, imuniteti njerëzor antiviral nuk përbëhet vetëm nga antitrupat IgM dhe IgG që maten lehtësisht dhe me kosto të ulët nga metodat laboratorike në dispozicion.

Imuniteti njerëzor përfshin edhe antitrupa të tjera, si IgA, që nuk maten aktualisht, si edhe përgjigjen qelizore dhe atë të kujtesës, por për të studiuar këto të fundit duhet marrë kampion nga palca e kockave, që e vështirëson shumë studimin pasi me të drejtë për pacientët kjo është procedurë shumë më e vështirë dhe e kushtueshme.

Por çfarë mund të zbulohet përmes këtyre teknikave më të avancuara mbi imunitetin anti-SARS-CoV-2 pasi është kaluar në mënyrë natyrore? Një studim elitar dhe shumë teknik i Universitetit të Washingtonit, publikuar në Nature më 24 maj 2021, ka studiuar pikërisht plazmocitet në palcën e kockave ose shkurt BMPC-të (bone marrow plasma cells) pas infektimit nga SARS-CoV-2.

Gjetjet janë mbresëlënëse për komunitetin e gjerë, edhe pse të pritshme nga komuniteti shkencor: Infeksioni SARS-CoV-2 nxit titra të qëndrueshëm serikë të antitrupave anti-S,
Infeksioni SARS-CoV-2 nxit krijimin e BMPC-ve anti-S me jetë të gjatë,
BMPC-të anti-S janë në gjendje “të fjetur” dhe ndryshojnë nga plazmoblastet qarkulluese,
Infeksioni SARS-CoV-2 nxit një përgjigje të fortë imunitare nga limfocitet B të kujtesës.

Këto gjetje janë shumë pozitive, pasi “BMPC-të i ofrojnë njeriut një burim të vazhdueshëm antitrupash mbrojtës të paraformuar dhe janë të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen imunitare të qëndrueshme. Megjithatë, jetëgjatësia e antitrupave IgG anti-S nuk është i vetmi përcaktues i kohëzgjatjes së mbrojtjes imunitare. Limfocitet B të kujtesës mund të kthehen me shpejtësi në qeliza që sekretojnë antitrupa pas riekspozimit ndaj virusit, duke ofruar një linjë të dytë mbrojtjeje.”

Autorët dalin në përfundimin e mëposhtëm të rëndësishëm: Të dhënat tona ofrojnë evidencë të fortë se infektimi i njerëzve me SARS-CoV-2 krijon në mënyrë të fortë të dy krahët e kujtesës imunitare të antitrupave: BMPC-të jetëgjata dhe limfocitet B të kujtesës.

 

Gruaja e shurdhër ngre padi për mungesën e gjuhës së shenjave, gjatë njoftimeve për COVID-19

Katie Rowley është gruaja e shurdhër, e cila ka fituar padinë kundër qeverisë britanike pasi gjykatësi konstatoi mungesë të gjuhës së shenjave në dy njoftime për Covid-19.

Katie Rowley, 36 vjeç, nga Leeds, ngriti padi kundër Ministrit të Zyrës së Kabinetit Michael Gove në lidhje me seancat informuese të Covid-19 më 21 shtator dhe 12 tetor 2020. Ajo argumentoi se mungesa e interpretuesve të gjuhës së shenjave i kishte shkaktuar stres dhe kishte ndikuar në mirëqenien e saj. Duke u vendosur në favor të Znj. Rowley, gjykata konstatoi se mungesa e interpretuesve gjatë dy njoftimeve për Covid-19 përbënte diskriminim.

Nga ana tjetër qeveria britanike ka mohuar shkeljen e detyrimit ligjor për mungesë të interpretuesve të gjuhës së shenjave. Zyrtarët thanë se kishte pasur më shumë se 170 njoftime për Covid, dhe “vetëm dy” seanca informuese kishin mungesë të gjuhës së shenjave në ekran.

Shumë e lumtur me rezultatin, Katie Rowley tha për BBC se ajo shpreson se fitorja do t’u japë besim njerëzve të tjerë të shurdhër për të luftuar për të drejtat e tyre. Ndërkohë Chris Fry,  avokati i zonjës Rowley, tha se kishte 260 raste të tjera në pritje kundër Zyrës së Kabinetit në lidhje me mungesën e interpretuesve të gjuhës së shenjave në fillimin e pandemisë.

Epidemiologu Alban Ylli: Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga “Delta”

Epidemiologu Alban Ylli tha për Euronews Albania se rreziku i infektimit me variantin Delta të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa tek ata që kanë bërë të paktën një vaksinë.

Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ‘Delta’ është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit. Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat më të prekura deri tani nga ky virus janë të rinjtë, që janë masivisht edhe personat më të pavaksinuar.

Mjeku Ylli u shpreh gjithashtu se situata aktuale e epidemisë në vendin tonë, nisur nga shifrat është e riskut të ulët dhe kjo sipas tij mund të zgjasë edhe pak. Megjithatë, nisur nga prirja globale, duket e pashmangshme një rritje graduale e numrave.

Wednesday, July 28, 2021

Shënohet viktima e parë pas një muaji nga COVID-19

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid-19. Aktualisht në Spitalin Infektiv janë 30 raste të reja dhe 8 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anti COVID-19 zvogëlojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë. Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021)
Raste të reja ditore   30
Të shëruar në 24 orë  8
Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316
Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4

Mjeku Alban Ylli: Nuk përjashtohet ashpërsimi i masave, përgatituni për valën e tretë

Eksperti i Shëndetit publik dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24” foli për variantin Delta, dhe faktin që ai ka një shkallë më të lartë infektueshmërie, nuk e përjashtoi mundësinë për zgjatje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës, në varësi kjo dhe të situatës në të cilën do të ndodhet vendi. Eksperti, iu bëri apel qytetarëve të vaksinohen, në mënyrë që të frenohet përhapja e këtij mutacioni.

Mjeku gjithashtu, u ndal dhe te bërja e dozës së tretë. Një mundësi e tillë sipas tij nuk përjashtohet. Aktualisht janë duke u bërë vlerësimet e duhura, referuar dhe studimeve, për të aplikuar doza të treta për të rritur më shumë imunitetin.

Ndër pyetjet që ai u përgjigj ishin:

A keni rivlerësuar rimbyllje të Shqipërisë në shtator?

Alban Ylli: Është diskutuar, është një nga skenarët. Shqipëria ka një strategji, për të përballuar skenarët për të ardhmen. Këto janë reflektuar në një dokument të qeverisë dhe duhet pranuar, që vaksinimi i popullatës është i pamjaftueshëm. Jemi në një stad të avancuar të pandemisë. S’ka vend për panik, por duket qartazi që prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër. Ajo do të jetë më e butë, por s’kemi arsye të besojmë që situata do të jetë normale, në kushtet që pandemia është në vitin e dytë të saj. Në vitin 2022 masat do të ndryshojnë. Masat janë në terma afatshkurtër.

Pjesë e kësaj strategjie është edhe rimbyllja në shtator?

Alban Ylli: Ky term po përdoret në sens relativ. S’besoj se do të ketë rimbyllje të plotë. Mund të flitet për masa të pjesshme të distancimit në sektorë të ndryshëm që do të jenë të përkohshme, në kushtet e skenarëve të lidhur me riskun e lartë të infektimit.

Ora policore mund të ndryshojë në shtator?

Alban Ylli: Mund të ndodhë, pse jo, në fragmente të caktuara. Ajo që është e mundur në skenarët më të këqij, ka të bëjë me punët nga shtëpia, mësimin nga shtëpia dhe shmangien e grumbullimeve masive. Ora policore nënkupton efektin në grumbullimet masive.

A na mbrojnë të gjitha vaksinat nga ky variant?

Alban Ylli: Veç dozave të kryera tashmë po mendohet dhe për një dozë të tretë sipas niveleve të riskut. Janë çështje në diskutim, informacioni diskutues na bën të mos kemi një përgjigje. Imuniteti i prodhuar nga dy dozat ekzistuese është i mjaftueshëm për të na mbrojtur 90% nga vdekja. Të gjitha vaksinat, praktikisht, nuk krijojnë atë imunitet që frenon qarkullimin e virusit, por ama na mbrojnë nga vdekja. Nuk kemi një përgjigje të plotë bazuar në shkencë, por jemi duke vrojtuar me vëmendje studimet për ta marrë në konsideratë. Është e mundshme të kryesh një vaksinë të dytë ose të tretë të ndryshme nga të parat. Një dozë e tretë rrit më shumë imunitetin. Të mos humbim vëmendjen në dozën e tretë. E rëndësishme është që individët të kryejnë vaksinat që ekzistojnë në Shqipëri, ata ofrojnë mbrojte të mirë imunitare.

Mashtronte farmacistët e rinj përmes Instagramit duke i premtuar licenca në këmbim të shumave të majme

Policia bën me dije se 31-vjeçarja Suela Kapidani mashtronte farmacistët e rinj duke u premtuar atyre se do t’i siguronte licencë për hapjen e biznesit, në këmbim të shumave të konsiderueshme.

Përmes rrjetit social Instagram, ku kishte krijuar profile të rreme me emrat e punonjësve shtetërore, 31-vjeçarja kishte arritur të mashtronte disa persona. Gjatë arrestimit, asaj iu gjetën 10 mijë euro që dyshohet se i kishte marrë nga disa persona, viktima të mashtrimeve të saj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi. Arrestohet në flagrancë një 31-vjeçare që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.  Arrestimi, në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Sekuestrohen para dhe prova të tjera materiale që shërbejnë për dokumentin e veprimtarisë së kundërligjshme të 31-vjeçares. Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim më Drejtorinë e Operacioneve Speciale, pas një hetimi disa javor, mbi bazën e provave të grumbulluara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Premtimi i rremë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetases S. K., 31 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë, duke marrë shumën prej 10.000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit. Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16.000 euro.

Përkeqësohet shëndeti i foshnjës në Tiranë, ndërron jetë në maternitet

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë. Foshnja ishte në maternitet dhe i është përkeqësuar shëndeti.

Njoftimi nga policia:

Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në maternitet (policia nuk e ka specifikuar emrin) dhe po bën hetimet e nevojshme për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjës së porsalindur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjermania konfirmon valën e katërt të Covid-19

Presidenti i Institutit Robert Koh, agjencia e shëndetit publik në Gjermani, Lotar Vieler, këshilluan vendosjen e kufizimeve të reja për të frenuar rritjen e infektimeve, pasi kanë konfirmuar valën e katërt të COVID-19.

Vendimi për masat e reja pritet të merret me 10 gusht, kur do të mbahet dhe takimi mes kancelares gjermane Merkel dhe ministrave të Landeve. Gjermania ka regjistruar 3,766,482 raste dhe 92,078 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Virozë apo Delta? Brataj: Si duhet ta dallojmë dhe rreziku i infektimit

Flukset në urgjenca në ditët e fundit ngrenë dyshimet nëse kemi të bëjmë me virozat e stinës apo variantin Delta që u konfirmua vetëm pak ditë më parë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në “ABC” se simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta?

“Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” sqaroi ai.

A është ngjitëse viroza?

“Ne nuk duhet të harrojmë një gjë, që fakti i virozave të stinës ka të bëjë edhe me koronaviruset që kanë ekzistuar që më parë dhe që prekin sidomos fëmijët. Temperaturë, sekrecione nga hundët, që i ka për fat të keq edhe Delta virusi. Edhe gripi edhe viruset e tjera janë sëmundje infektive, ngjitëse” përfundoi ai.

Çfarë duhet të keni kujdes nga i nxehti përvëlues

Me rritjen e temperaturave, kujdesi ndaj shëndetit dhe nevoja për të qëndruar sa më të freskët janë gjithnjë e më urgjente. Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave.Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën. Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit. Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

 

Ekspertët rekomandojnë: se njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë.Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

Pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkol ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin./AgroWeb.org

 

Cfarë është Sindroma Bartter?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sindroma Bartter (BS) është një sëmundje e rrallë e trashëguar e karakterizuar nga një defekt në gjymtyrën e trashë ngjitëse të lakut të Henle, e cila rezulton në nivele të ulëta kaliumi (hipokalemi), rritje të pH të gjakut (alkalozë) dhe TA normal ose te ulet . Ekzistojnë dy lloje të sindromës Bartter: neonatale dhe klasike. Një çrregullim i lidhur ngushtë me te , sindroma Gitelman, është më e lehtë se të dy nëntipet e sindromës Bartter.

Shenjat dhe simptomat

Në 90% të rasteve, sindroma Bartter neonatale shihet midis 24 dhe 30 javëve të shtatzënisë me lëng të tepërt amniotik (polihidramnios). Pas lindjes, foshnja shihet se urinon dhe pi shumë (poliuri, dhe polidipsia, respektivisht). Dehidrimi i rrezikshëm për jetën mund të rezultojë nëse foshnja nuk merr lëngje të përshtatshme.

Rreth 85% e foshnjave disponojnë me sasi të tepërta të kalciumit në urinë (hiperkalciuri) dhe veshka (nefrocalcinosis), e cila mund të çojë në gurë në veshka. Në raste të rralla, foshnja mund të përparojë në insuficience të veshkave.

Pacientët me sindromën klasike Bartter mund të kenë simptoma në dy vitet e para të jetës, por ato zakonisht diagnostikohen në moshën shkollore ose më vonë. Ashtu si foshnjat me nëntip neonatal, pacientët me sindromën klasike Bartter gjithashtu kanë poliuri, polidipsi dhe një tendencë për dehidrim, por sekretim normal ose thjesht pak të rritur të urinës në kalcium pa prirjen për të zhvilluar gurë në veshka. Këta pacientë gjithashtu kanë të vjella dhe vonesë në rritje. Funksioni i veshkave është gjithashtu normal nëse sëmundja trajtohet, por herë pas here pacientët vazhdojnë deri ne fazën e fundit të insuficiences të veshkave.

Sindroma Bartter konsiston në nivele të ulëta të kaliumit në gjak, alkalozë, presione normale ose të ulëta të gjakut dhe ngritje të reninës dhe aldosteronit në plazmë. Shkaqe të shumta të kësaj sindrome ndoshta ekzistojnë. Treguesit diagnostikues përfshijnë kalium të lartë urinar dhe klorur pavarësisht vlerave të ulëta të serumit, rritje të reninës plazmatike, hiperplazi të aparatit juxtaglomerular në biopsi të veshkave dhe përjashtim të kujdesshëm të abuzimit me diuretikët. Shpesh gjendet prodhimi i tepërt i prostaglandinave nga veshkat. Humbja e magnezit mund të ndodhë gjithashtu. Pacientët homozigotë vuajnë nga hiperkalciuria e rëndë dhe nefrokalcinoza.

Trajtimi

Plotësimi i natriumit, klorurit dhe kaliumit i mbikëqyrur nga ana mjekësore është i domosdoshëm dhe spironolaktoni mund të përdoret gjithashtu për të zvogëluar humbjen e kaliumit. Marrja e lirë dhe e pakualifikuar në ujë është e nevojshme për të parandaluar dehidratimin, pasi pacientët mbajnë një përgjigje të përshtatshme të etjes.

Në raste të rënda kur vetëm plotësimi nuk mund të mbajë homeostazë biokimike, ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAID) mund të përdoren për të zvogëluar filtrimin glomerular dhe mund të jenë shumë e dobishme, megjithëse mund të shkaktojë acarim të stomakut dhe duhet të administrohet së bashku me terapitë e frenumit së acidit të stomakut. Frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) mund të përdoren gjithashtu për të zvogëluar shpejtësinë e filtrimit glomerular.

Në foshnjat dhe fëmijët e vegjël, një prag i ulët për të kontrolluar elektrolitet në serum gjatë periudhave të sëmundjes që kompromenton marrjen e lëngjeve është i nevojshëm. Ekografia renale e mbikqyrjes duhet të përdoret për të monitoruar zhvillimin e nefrokalcinozës, një ndërlikim i zakonshëm që shton më tej vështirësinë e përqendrimit të urinës.

SHBA: Varianti më ngjitës i koronavirusit “Delta” rikthen maskat

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura në disa vende publike, për shkak të shqetësimeve që paraqet varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta.

Ekspertët thanë se udhëzimet e përditësuara për maskat zbatohen vetëm në pjesët me nivele “të konsiderueshme dhe të larta” të transmetimit të koronavirusit, në mënyrë që të frenohet përhapja e variantit Delta dhe të mbrohen të pavaksinuarit.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, u shpreh se rekomandimi i ri bazohet në shqetësimet nga varianti Delta. Derisa efikasiteti i vaksinave mbetet i lartë ndaj variantit Delta, “të dhëna të reja tregojnë se, në raste të rralla, disa njerëz të vaksinuar mund të jenë ngjitës dhe ta përhapin virusin te të tjerët”, tha Walensky.

Studimet e fundit kanë treguar se sasia virale e të infektuarve me variantin Delta është shumë më e madhe se te njerëzit e infektuar në valën e parë të koronavirusit, çfarë e bën virusin më të transmetueshëm.

 Rreth 49% e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar dhe pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar. Punonjësve federalë mund t’iu kërkohet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër koronavirusit, përndryshe do t’i nënshtrohen testimit të rregullt dhe do të mbajnë maska.

Javëve të fundit, qeveri të ndryshme shtetërore dhe lokale, kompani private, administratorë të spitaleve dhe universitete në të gjithë SHBA-në kanë rikthyer detyrimin për maska në ambiente të brendshme dhe kanë lëshuar urdhra për vaksinim.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 195 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi katër milionë kanë vdekur. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë të infektuar dhe mbi 611,000 viktima.

Sëmundja kronike e veshkave

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sëmundja kronike e veshkave (CKD) është një problem shëndetësor në të gjithë botën me shfaqje që rritet në mënyrë të vazhdueshme me rreth 6% në vit, dhe ndryshime të konsiderueshme në prevalencën midis popullsisë .

Sipas analizës së bërë për Studimin Global të Burden e Sëmundjeve 2010, vdekshmëria e lidhur me CKD pothuajse u dyfishua midis 1990 dhe 2010; në fund të vitit 2013, mbi tre milion njerëz në të gjithë botën po i nënshtroheshin terapisë së zëvendësimit të veshkave (RRT), përfshirë dy milion e gjysmë në hemodializë ose dializë peritoneale, dhe afro 700,000 që kishin marrë një transplant të veshkave .

Kjo sëmundje është më e zakonshme tek njerëzit e moshës 65 vjeç ose më të vjetër në krahasim me njerëzit e moshës 45-64 vjeç ose 18-44 vjeç .

Fakti më shqetësues është se 9 nga 10 të rritur me sëmundje kronike të veshkave nuk e dinë që e kanë atë.

Në CKD, si funksioni ashtu edhe struktura e veshkave janë të dëmtuar . Morbiditeti kardiovaskular i ngritur ndjeshëm dhe vdekshmëria janë vërejtur në rrjedhën e CKD. Sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i rëndësishëm dhe i shpeshtë i vdekjes së pacientëve me CKD në të gjithë botën, vlerësohet se përbëjnë afërsisht 36% të vdekjeve në këtë grup pacientësh në Evropë . Në pacientët me CKD, shkalla e vdekshmërisë kardiovaskulare është 10 deri në 20 herë më e lartë në krahasim me popullsinë e përgjithshme, dhe në sëmundjen e veshkave në fazën e fundit (ESRD) vdekshmeria kardiovaskulare është edhe 20-30 herë më e lartë.

Spektri i sëmundjeve kardiovaskulare në popullatën CKD përfshin sëmundje vaskulare arteriale, siç janë ateroskleroza dhe arterioskleroza, hipertrofia e ventrikulit të majtë koncentrik, insuficienca e zemrës, si dhe sëmundja kardiovaskulare jo aterosklerotike që bëhet mbizotëruese në fazat më të avancuara të CKD. Bëhet e mundur që faktorë të rastësishëm që përfshijnë CKD-në dhe sëmundjen kardiovaskulare (CVD) të jenë të ngjashme, gjë që krijon përshtypjen e ekzistencës së asociimit midis këtyre dy sëmundjeve.

Zbulimi i mekanizmave të saktë dhe shtigjeve rastësore që lidhin CKD (sëmundjen kronike të veshkave) dhe CVD (sëmundjen kardiovaskulare) mbetet një sfidë e madhe.

Sipas studimeve, rreziku i rritur kardiovaskular në pacientët me CKD është multifaktorial dhe përfshin si faktorë tradicionalë (hipertensioni, diabeti, dislipidemia), ashtu edhe nga faktorët e veçantë të veshkave, siç është aktiviteti i zgjeruar i sistemit renin-angiotensin (RAS) dhe mbipesha simpatike, mosfunksionimi endotelial (në lidhje me akumulimin e dimetilargininës asimetrike, gjendjen inflamatore kronike dhe stresin oksidativ), hiperfosfateminë, si dhe çrregullimin metabolik të eshtrave të lidhur me CKD (CKD-MBD) . Karbamilimi i lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) është një shembull i mbivendosjes midis faktorëve të rrezikut tradicional dhe veshkave.

Përveç kësaj, anemia, e cila është vërejtur shpesh në rrjedhën e CKD, stimulon përparimin e hipertrofisë së ventrikulit të majtë dhe rrit sëmundshmërinë kardiovaskulare. Në pacientët me dializë, prania e metabolizmit jonormal të kockave, nivele më të larta të kalcium-fosforit dhe niveleve të zvogëluara të vitaminës D shoqërohen me kalcifikim intimal vaskular dhe / ose medial. Për më tepër, rreziku i rritur kardiovaskular, në këtë grup pacientësh, ka të bëjë me paqëndrueshmërinë hemodinamike dhe hipotensionin.

Nga ana tjetër, në pacientët që iu nënshtruan transplantim të veshkave, rreziku i shtuar i sëmundshmërisë kardiovaskulare dhe vdekshmërisë është për shkak të proteinurisë, inflamacionit të vazhdueshëm (niveleve të rritura të proteinave C reaktive në serum dhe IL-6), mosfunksionimit të alograftit renal, hiperomocisteinemisë së moderuar dhe anemisë. Crregullimet në profilin e lipideve janë faktorë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

“Delta” mes nesh, Tomini: Vaksinohuni me dy doza

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dy dozat antiCovid, të mbajnë maska në mjedise të mbyllura dhe të shmangin grumbullimet. Nëse ndjeni shenja të një rrufe mos neglizhoni, por vetë izolohuni dhe kontaktoni mjekun e familjes.

Në gusht “Delta” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të dominojë në të gjithë botën, përjashtim nuk bën as Shqipëria.

“Delta është një variant shumë i transmetueshëm që ka prekur dhe persona që janë të vaksinuar, por e kalojnë më lehtë. Jemi të rriskuar por vaksinimi vetëm pa zbatimin e masave nuk mund të kuptohet dhe në mënyrë të ndërsjelltë”, është shprehur ajo.

Dy dozat anti Covid aktualisht në Shqipëri i kanë marrë rreth 500 mijë persona ndërsa në total numri i vaksinimeve të kryera ka kaluar 1 milion e 148 mijë.

Tuesday, July 27, 2021

Alimehmeti: Fëmijët nuk rrezikojnë nga Covid-19, lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar rezultatet e një studimi gjerman. Në të zbulohen të reja interesante mbi rreziqet e Covid-19 te fëmijët. Prindërit, duke lexuar këto fakte shkencore, duhet të jenë më të qetë për fëmijët e tyre dhe t’i lënë ata të lirë të luajnë, të shkollohen, të argëtohen, sepse janë shumë më të mbrojtur.

Postimi i plotë:

“Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero kundër COVID-19”

Cit: Gurra popullore

Një vëzhgim krejt i thjeshtë nga kushdo e vërteton shumë lehtë që fëmijët e kalojnë shumë më lehtë COVID-19, si rrjedhojë përgjigja e tyre imunitare duke qartësisht më e mirë.

Studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani), dhe i prepublikuar vetëm 5 ditë më parë (22 Korrik 2021) është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje. Në detaj, u studiuan: 328 familje me të paktën një rast pozitiv në periudhën Maj-Gusht 2020, nga të cilët 726 të rritur dhe 553 fëmijë.

Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit. Ndër të ekspozuarit, u infektuan: 33.8% e fëmijëve dhe 57.9% e të rriturve. Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje. Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

Pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa: 96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe 82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit. Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit! Tjetër gjetje inkurajuese në favor të fëmijëve është shkalla e shtrimit në spital: 0.00% e fëmijëve dhe 3.61% e të rriturve.

 

Autorët dalin në përfundimet: Megjithëse fëmijët kanë ecuri klinike më të lehtë ose krejt asimptomatike pas infektimit me SARS-CoV-2, ata krijojnë një përgjigje imunitare antikorpale të fuqishme dhe të qëndrueshme në kohë. Këto gjetje argumentojnë fort mbrojtjen e vazhdueshme pas infektimit dhe mund të informojë strategjitë e vaksinimit për fëmijët e shëruar nga SARS-CoV-2. Pra, fjalia e fundit thotë në mënyrë diplomatike që këta fëmijë nuk kanë asnjë nevojë për t’u vaksinuar duke qenë se antitrupa janë aty dhe po bëjnë punën e tyre!

Gjithashtu, është studiuar vetëm përgjigja e disa antitrupave dhe, siç kemi përmendur gjithmonë, imuniteti përmban edhe antitrupa të tjere (p.sh. IgA), përgjigje qelizore dhe përgjigje imunitare kujtese.

Deri sa informacioni të shtohet, mos u panikosni për fëmijët miqtë e mi! Imuniteti i tyre (nëse nuk kanë sëmundje të tjera të rënda) bën punën e tij për mrekulli! Lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë!

Recetë gatimi : Brusketa me domate dhe fasule

Nga Blerina Bombaj, dietologe

400gr. domate, prerë në kubike

1/2 kupë fasule, të gatuara

1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë uthull e bardhë

1 lugë rozmarine të grirë

1 lugë caji hudhër e grirë

1 thelpi hudhër, e prerë përgjysmë

12 deri në 16 feta të vogla buke

1 lugë fara pishe

Pak djath parmixhano

Kripë e piper i zi, sipas dëshirës

 

Në një tas vendosni domatet, fasulet, vajin, uthullën, rozmarinën dhe hudhrën e grirë. Marinojeni me pak kripë e piper dhe lëreni mënjanë.

Rrëshqisni hudhrën e përgjysmuar tek secila nga fetat e bukës dhe spërkasni tek këto të fundit pak vaj ulliri. Vendosini më pas për tu thekur.

Pasi ti keni hequr e ti keni lënë të ftohen pak, vendosni tek secila një sasi të barabartë të përzierjes me domate. Shtoni në fund farat e pishës dhe djathin.

Varianti Delta në Shqipëri, mjeku Brataj: Nuk po tregon agresivitet të lartë

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë, pas konfirmimit të variantit Delta. Ai tha se varianti Delta nuk po tregon agresivitet. Brataj u shpreh në “A2 CNN” se personat e vaksinuar nuk po përfundojnë në spital nga varianti Delta.

Ai foli edhe për simptomat e  variantit Delta, ku veçoi sekrecionet, rrufën, të vjellat dhe diarren.  “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre”, tha Brataj.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, u shpreh mjeku.

Mbi 3,88 miliardë doza vaksinash anti COVID-19 të injektuara në mbarë botën

COVID-19, deri më tani mbi 3,88 miliardë doza vaksinash anti COVID-19 janë injektuar në të gjithë botën. Sipas të dhënave të botuara në “Our World in Data”, Kina renditet e para në botë  me mbi 1,55 miliardë doza vaksine të administruara, e ndjekur nga India me 435,2 milionë, SHBA me 341,82 milionë dhe Brazili me pothuajse 132 milionë doza vaksine.

Në Europë, kryeson Gjermania me rreth 89,4 milionë, Britania e Madhe me rreth 83,7 milionë, Franca me rreth 68,1 milionë, Turqia 67,05 milionë dhe Italia 65,32 milionë. Deri më tani 77,73 milionë doza të vaksinave janë dhënë në Japoni.

Shumica e vaksinave anti COVID-19 jepen me dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është domosdoshmërisht i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar.

Studimi: Të moshuarit e kanë përjetuar më keq vetminë gjatë izolimit për shkak të COVID-19

Personat mbi 60-vjeç kanë qenë më të vetmuarit gjatë izolimit, në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Studimi, i botuar në revistën Frontiers in Sociology, në Universitetin e British Columbia në Kanada tregon se kjo grupmoshë ka komunikuar vetëm me anë të internetit dhe telefonit me të afërmit e tyre për një kohë të gjatë. Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga 5,148 njerëz të moshuar 60-vjeç e lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,391 në SHBA.

Nga anketimet ka rezultuar se vetmia përjetohej më keq tek të moshuarit, të cilët kalonin më shumë kohë vetëm. Sipas studimit ata që kalonim më shumë kohë vetëm kishin tendencë që të krijonin më shumë kontakte virtuale. Po ashtu nga anketimet ka rezultuar se tek të moshuarit shfaqej dhe ankthi kur kalonin shumë kohë në vetmi.

Çfarë është Sindroma Gilbert?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sindroma Gilbert është një gjendje gjenetike e trashëguar në të cilën një person ka nivele pak të larta të pigmentit bilirubin, sepse mëlçia nuk e përpunon atë siç duhet. Kjo mund të japë një ngjyrë pak të verdhë, ose verdhëz, në lëkurë dhe sy. Njihet gjithashtu si mosfunksionim i mëlçisë dhe verdhëz familjare johemolitike.

Gjendja është e padëmshme dhe pacientët nuk kanë nevojë për trajtim. Në Shtetet e Bashkuara (Sh.B.A), midis 3 dhe 7 për qind e njerëzve mendohet të kenë sindromën Gilbert, por shumica nuk e kuptojnë se e kanë atë.

Simptomat

Të verdhët e lehtë është shenja e vetme që një person ka sindromën Gilbert.

Shumë njerëz me sindromën Gilbert nuk kanë simptoma. Rreth 30 për qind zbulojnë se e kanë atë rastësisht përmes testeve rutinë. Bilirubina bëhet kur dëmtohen qelizat e kuqe të gjakut.

Në sindromën Gilbert, mëlçia nuk përpunon bilirubinën në mënyrë efektive, për shkak të një anomalie gjenetike të trashëguar. Kjo bën që ajo të mblidhet në trup.

Nëse një person ka shumë bilirubinë, do të ketë verdhëz, një nuancë të verdhë ne të bardhët e syve. Lëkura gjithashtu mund të marrë një nuancë të verdhë, nëse nivelet rriten më tej.

Nivele jashtëzakonisht të larta të bilirubinës mund të shkaktojnë kruajtje, por kjo nuk ndodh në sindromën e Gilbert, sepse nivelet e bilirubinës nuk janë aq të larta.

Faktorët që mund të rezultojnë në një rritje të lehtë të niveleve të bilirubinës dhe i bëjnë simptomat më të dukshme përfshijnë:

  • sëmundje
  • infeksioni
  • dehidrimi
  • stresi
  • menstruacionet
  • mbingarkesë
  • agjërimi
  • mungesa e gjumit
  • marrja e alkoolit

Nivelet e bilirubinës nuk arrijnë nivele shumë të larta me sindromën Gilbert, por verdhëza mund të jetë shqetësuese.

Një person me sindromën Gilbert nuk ka gjasa të ketë simptoma specifike, përtej disa zverdhjeve të syve.

Disa njerëz mund të përjetojnë lodhje dhe parehati në bark, por ekspertët nuk kanë bërë asnjë lidhje midis niveleve më të larta të bilirubinës dhe këtyre simptomave.

Dieta

Ekspertët thonë se nuk ka nevojë për një ndryshim në dietë, megjithëse alkooli duhet të shmanget, dhe pirja e ujit mund të ndihmojë në parandalimin e dehidrimit.

Është gjithashtu e rëndësishme të:

  • ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar me shumë fruta dhe perime të freskëta
  • hani rregullisht dhe mos kaloni vaktet
  • shmangni agjërimin dhe dietat shumë të ulëta me kalori

Një studim i një pacienti sugjeroi që ndjekja e një diete specifike paleolitike – dieta paleolitike ketogjenike – çoi në disa përmirësime në nivelet e bilirubinës. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar nga kërkime të tjera.

Trajtimi

Sindroma Gilbert konsiderohet e padëmshme, sepse zakonisht nuk shkakton ndonjë problem shëndetësor. Si rezultat, nuk kërkohet trajtim.

Simptomat e verdhëzës mund të jenë shqetësuese, por ato janë të përhershme dhe nuk krijojne problem dhe monitorimi afatgjatë nuk është i nevojshëm në mënyrë tipike.

Nëse simptomat përkeqësohen, individi duhet të flasë me mjekun e tij në mënyrë që ata të përjashtojnë çdo gjendje tjetër që mund të jetë zhvilluar.

Sindroma Gilbert nuk do të dëmtojë mëlçinë. Përveç verdhëzës, nuk ka ndonjë ndërlikim të njohur.

Menaxhimi i sindromës Gilbert

Sindroma Gilbert nuk mund të parandalohet, pasi është një çrregullim i trashëguar.

Njerëzit me këtë gjendje duhet të sigurohen që mjeku i tyre e di se e kanë, pasi bilirubina shtesë në sistem mund të ndërhyjë me disa ilaçe.

Ilaçet që duhet të shmangen, nëse është e mundur, janë:

  • Atazanavir dhe indinavir, që përdoren për të trajtuar infeksionin HIV
  • Gemfibrozil, për uljen e kolesterolit
  • Statinat, të përdorura gjithashtu për zvogëlimin e kolesterolit, kur merren me gemfibrozil
  • Irinotekan, përdoret për të trajtuar kancerin e avancuar të zorrëve
  • Nilotinib, për trajtimin e disa kancereve të gjakut

Zgjedhja e një jetese të shëndetshme me ushqim të shëndetshëm dhe shumë ushtrime mund të ndihmojë.

Ushtrimi gjithashtu mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit, duke zvogëluar rrezikun e një “flareup”. Alkooli mund ta përkeqësojë gjendjen.

Kanella, një mjekim i mirë për diabetin

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Kanellë me dozë të lartë mund të ndihmojë në kontrollin e prediabetit.

Marrja e një shtesë të kanellës mund të ndihmojë në menaxhimin e niveleve të glukozës në gjak dhe përparimin e ngadaltë nga prediabetes të diabeti i tipit 2, sipas një studimi të botuar në Journal of the Endocrine Society.

“Megjithëse kanella kryesisht njihet dhe përdoret si erëz, në doza më të larta të përdorura në studimin në fjalë, kanella gjithashtu mund të kundërveprojë me efekte të caktuara ne metabolizmin e glukozës.

Një autor: Romeo dhe kolegët e tij rekrutuan 51 të rritur nga Qendra Mjekësore e Universitetit Kyung Hee në Seul, Koreja e Jugut, dhe nga Qendra e Diabetit Joslin në Boston nga 2017 deri në vitin 2018. Të gjithë pjesëmarrësit kishin prediabet, të përcaktuar si një nivel i agjërimit të glukozës plazmatike midis 100 mg / dL dhe 125 mg / dL; tolerancë e dëmtuar të glukozës midis 140 mg / dL dhe 199 mg / dL, bazuar në një test të ngarkesës së glukozës nga goja 75 g; ose një HbA1c ndërmjet 5.7% dhe 6.4%.

Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në një kapsulë që përmban kanellë (n = 27) ose një kapsulë me placebo (n = 24) tre herë në ditë për 12 javë. Kapsulat e kanellës përbëheshin nga 300 mg ekstrakt cinnamoni dhe 200 mg pluhur Cinnamomum burmannii. Placebo përmbante celulozë, ngjyrosje të ushqimit me karamel dhe arome kanelle .

Nivelet e FPG ( glukoza esëll ) ishin të ngjashme midis grupeve të kanellës dhe placebo në fillim dhe 6 javë, por në 12 javë, grupi i placebo kishte një rritje mesatare në FPG prej 4.5 mg / dL në krahasim me asnjë ndryshim statistikisht domethënës në grupin e kanellës, për një ndryshim mesatar prej rreth 5 mg / dL midis grupeve (114 mg / dL për placebo kundrejt 108 mg / dL për kanellë; P <.01). Grupi i kanellës përjetoi një ulje prej 0,13% në HbA1c nga fillimi në 12 javë, për një ndryshim prej 0.2% midis grupeve të kanellës dhe placebo në fund të studimit (P <.01). Për pjesëmarrësit që kishin një HbA1c midis 5.7% dhe 6.4% në fillim, shtatë nga 14 në grupin e kanellës panë që nivelet të binin nën 5.7% në 12 javë, ndërsa vetëm një nga 10 në grupin e placebo pa një rënie të ngjashme (P <.05 ).

Këto të dhëna sugjerojnë se një shtesë e kanellës mund të coje disa të rritur me prediabet në statusin glicemik normal, sipas studiuesve.

“Nëse këto gjetje do të konfirmoheshin në studime më të gjata dhe më të mëdha, kanella mund të ishte një terapi shtesë – përveç ndërhyrjeve në stilin e jetës – për parandalimin e shfaqjes së diabetit tip 2 në një popullatë në rrezik,” thonë autoret

Efektet anësore gjatë studimit u vlerësuan se nuk kishin të ngjarë të kishin lidhje me studimin dhe nuk u raportuan për ngjarje serioze.

Ne fakt studime më të gjata janë të nevojshme për të parë në mënyrë specifike nëse trajtimi afatgjatë me kanellë mund të ngadalësojë përparimin nga prediabeti tek diabeti i tipit 2.

Falsifikimi i testeve të COVID-19, arrestohet një tjetër person

Një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë për falsifikim të testeve të COVID-19.

33-vjeçarit Ardit Sevo ishte i implikuar në falsifikimin e dokumenteve dhe u arrestuar nga Policia, raporton BalkanWeb.

Prokuroria ka thelluar hetimet mbi këtë vepër penale teksa në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe persona të tjerë më parë.

Monday, July 26, 2021

Ekspertët të shqetësuar për variantin Delta: Mund të pësojë mutacione të tjera

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në një shqetësim. Sharon Pecacok, ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, në një intervistë për Reuters u shpreh se Delta po vlerësohet më i vështiri mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.

“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjeshtë Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund t’i shpëtojnë pjesërisht mbrojtës imunitare”, shprehet ajo.

“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, i cili është më i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta të ndryshojë, duke fituar aftësi të reja për t’i shpëtuar mbrojtjes imunitare.”

Deri sa të sigurojnë më shumë të dhëna mbi variantin Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të nevojiten sërish.

Silva Bino: Ja vaksinat që kanë marrë personat e infektuar me variantin Delta në Shqipëri

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tregoi vaksinat që kanë marrë personat e infektuar me variantin Delta në Shqipëri.

“Janë 6 raste të cilët janë vaksinuar. Dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qenë të vaksinuar të dyja rastet me AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, në muajin prill. Dy raste të tjera kanë qenë të vaksinuar me Pfizer me nga një dozë, të vaksinuar në Gjermani. Dy raste të tjera me dy doza Coronavac”, tha Bino.

Ajo theksoi se në asnjë nga rastet që kanë qenë të vaksinuar nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor.

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Të karantinohen të gjithë ata që kanë simptoma

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, u shpreh se qarkullimi i këtij varianti tregon se ne nuk e kemi përfunduar situatën, ndaj duhet që personat që kanë simptoma, të karantinohen.

“Nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon që nuk e kemi përfunduar këtë detyrë. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë, që është vaksinimi i shoqëruar me masat që janë në fuqi dhe që duhen zbatuar nga qytetarët. Të gjithë ata raste që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127”, tha Albana Fico.

Fico theksoi gjithashtu se mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena, janë kryefjala.

“Ky proces vijon, për të çuar në mënyrë të përsëritur mostra. Ajo që do të kërkoja nga qytetarët është që në fund të ditës të mos anashkaloni këshillat. Nëse keni kryer dozën e parë, kryejeni edhe dozën e dytë. Persona e vaksinuar me të dyja dozat kanë shans minimal për t’u prekur nga Covid-19” u shpreh Fico.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli: Delta i përhapur gjerësisht në vend

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme.

Mira Rakacolli është shprehur se varianti Delta i COVID është përhapur gjerësisht në vend.

RakacolliSiç dihet tashmë është konfirmua delta në Shqipëri, kampionet kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në Shqipëri.

Fico: Siç ishte paralajmëruar nga dyshimet, erdhi përgjigjja për variantin Delta.

Situata në vend ka shënuar rritje në raport me incidencen, mes ditore është rritur, nr total i rasteve është i lartë. Vijon të shtohet numri i të vaksinuarve me dy doza.

Lajmi në përditësim…

Konfirmimi i variantit Delta, Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve të pavaksinuar: Mos u bëni pengues për të tjerët

Pas konfirmimit të pranisë së variantit Delta në Shqipëri, mjeku Tritan Kalo, ka reaguar në rrjetet sociale, duke u kërkuar qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19. Ai shprehet se persona të caktuar që nuk dëshirojnë të vaksinohen, së paku nuk duhet të bëhen pengesë për të tjerët.

Mesazhi i plotë:

Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..NUKU është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..VETNDËRGJEGJËSIM dhe vetëm vetndërgjegësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”……Masat standarte të stërprovuara ndër dhjetra vite për uljen e vrullit dhe paksimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuk e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen…..NËSE mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të VAKSINOHEN kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku MOS u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e proçesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj….Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vimë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkëatdhetarë….. Together forever!!

70 mijë vaksinime në një javë, Manastirliu: Respektoni masat, kujdes nga varianti Delta

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë bilancin e vaksinimeve gjatë javës së hapur. Nëpërmjet një postimi në Facebook ajo shprehet se janë kryer rreth 70 mijë vaksinime duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

 

Statusi i plotë

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

 

 

Veshi i notarit, ja simptomat dhe trajtimi

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Veshi i notarit, i cili njihet me emrin mjekësor otiti i jashtëm, është një infeksion në kanalin e jashtëm të dëgjimit.

Këto infeksione nuk ndodhin vetëm në stinën e verës, ka edhe pacientë që bëjnë infeksione edhe nga futja dhe bllokimi i ujit në vesh gjatë dushit. Asnjëherë kanalet e dëgjimit nuk janë anatomikisht njësoj, njeri mund të jetë më i ngushtë, me më shumë kthesa deri në daullen e veshit, ku uji mund të bllokohet dhe ky vesh mund të ajroset me vështirësi duke krijuar prirje për një infeksion të mundshëm.

Këta pacientë, duke dashur të thajnë veshin me batonetat e pambukut apo me mjete të tjera rrethanore, i hapin portën fillimit të infeksionit. Këtu futen të rritur dhe fëmijë. Kjo mund të ndodhë si në dush, ashtu edhe në plazhe, pishina, në ujëra jo shumë të pastra, por ndonjëherë edhe të pastra, pasi është pikërisht anatomia e veshit që krijon prirje.

Te pacientët me hiperprodhueshmeri të dyllit, futja e ujit në vesh mund të shoqërohet me bllokim të menjëhershëm dhe zhurmë në vesh.

Ja disa simptoma: Dhimbje veshi, kruarje, skuqje, ënjtje, zhurma në vesh dhe marrje mendsh, dhimbje në anën e fytyrës ose qafës, nyjet limfatike të fryrë.

Disa shkaqe:

Futja e sendeve të ndryshme në vesh: nëse përdorni pambuk, gishtat, kapak stilolapsi ose ndonjë gjë tjetër për të pastruar veshët, kjo mund të fshijë dyllin mbrojtës të veshit dhe të dëmtojë lëkurën. Edhe kufjet e kanë këtë efekt, veçanërisht nëse i përdorni shumë.

Moti i lagësht dhe djersa: mikrobet preferojnë një ambient të ngrohtë dhe të lagësht për t’u shumuar, kështu që krijimi i lagështisë në vesh është e përsosur për ta.

Mosha: veshi i notarit është më i zakonshëm tek fëmijët dhe adoleshentët.

Kanalet e ngushta të veshit: fëmijët shpesh kanë kanale veshi që janë të vogla dhe nuk thahen.

Reagimet e lëkurës: ndonjëherë produktet e flokëve, produktet kozmetike dhe bizhuteritë mund të irritojnë lëkurën dhe shtojnë shanset për t’u infektuar.

Si të trajtoni veshin e notarit:

Nëse keni dhimbje veshi, vizitoni menjëherë mjekun. Sa më shpejt të paraqitemi të mjeku pas infeksionit të parë, aq më e lehtë është terapia. Për të kuruar infeksionin vendoset një tampon steril me garzë ose pambuk, që mbetet në vesh deri në 48 orë dhe pikohet me solucione të përbëra me antibiotikë e kortizonikë që ulin fryrjen e kanalit, mjekojnë infeksionin dhe qetësojnë dhimbjen. Njëkohësisht mund të shoqërohet terapia edhe me qetësues të dhimbjes nga goja.

Burimi: WebMD

Konfirmimi i variantit Delta në Shqipëri, mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Gjatë një interviste për Euronews Albania, mjeku Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Ai tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë sa do të rriten rastet e reja.

Theksoi gjithashtu se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet. E njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit.

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, u shpreh epidemiologu.

Nëse dielli do të na bëjë të lumtur apo do të na sjell telashe, varet vetëm nga ne

Nga Dr Henrik Zotaj/

Tani që jemi në pikun e stinës së verës dhe tendenca për t’iu ekspozuar sa më shumë rrezatimit diellor është gjeja e parë, që na shkon në mendje – por, bashkë me dëshirën për të patur një lëkurë sa më të bronztë, duhet të bëjmë kujdes me kohën që qëndrojmë nën rrezet e diellit.

Rrezatimi diellor nuk është i njëjtë gjithkund në botë, si dhe nuk e ka efektin e njëjtë tek, të gjitha tipet e lëkurës dhe te të gjitha moshat..

Është vërtetuar shkencërisht se rrezet e diellit kanë efektin vitalizues në trupin dhe shendetin e njeriut dhe se, jeta pa diell do ishte e pamundur…

Pa rrezatimin diellor, trupi yne nuk do te ishte ne gjendje te funksiononte ne menyre korrekte, gjendja dhe mireqenia jone varet nga prezenca e rrezatimeve diellore..

Ekspozimi i KUFIZUAR ndaj rrezeve të diellit do te ishte veprimi i duhur dhe i shendetshem per te gjithe ne..

Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e vitaminës D, (kalciferolit) që është mjaft i rëndësishme për shendetin tone.

Dielli ndihmon ne rritje dhe zhvillim e kockave të forta.

Ndihmon ne heqjen e metaleve te renda nga trupi yne.

Ndihmon ne forcimin e sistemit tone imunitar…

Nen ndikimin e rrezatimit diellor ne trurin tone, prodhohet serotonina..

(dhe – jo vetëm nën ndikimin e diellit) – Serotonina eshte një hormon që luan një rol të rendesishem, në proceset e mpiksjes së gjakut, ndikon në reagimet alergjike, etj

Ky hormon quhet ndryshe”hormoni i lumturisë”

prania e serotoninës në gjak, në sasi të mjaftueshme, rrit humorin dhe permireson gjendjen tone shpirterore, ne te njejten kohe është nxites.. për zgjimin seksual..

Falë diellit, trupi ynë merr rrezet ultraviolet (UV) – ky spekter i rrezatimit diellor, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës..

Si: Dermatiti, Psoriasis, Ekzema..etj

Dielli forcon sistemin tone nervor..

Dielli ka një efekt stimulues në metabolizmin e organizmit tone..

Ne nje studim te fundit nga një grup shkencëtarësh, i udhëhequr nga Richard Ëeller (Edinburg) zbuloi se kur një person është nën ekspozimin e rrezeve diellore, presioni i gjakut zvogëlohet dhe ne te njejten kohe edhe mpiksjet e gjakut zvogëlohen…

Ndaj, për te gjitha keto arsye dielli – jo vetëm që përmirëson shëndetin, por gjithashtu zgjat jetën, mund të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve të rënda të tilla si: goditjet ne tru, sulmin ne zemer..etj

Personat qe marrin rrezatim diellor te dobishem, jane me pak te prekur nga diabeti, kanceri, skleroza..etj.

Megjithatë, e gjitha që na mjafton…është vetëm një dozë e vogel, rrezesh diellore cdo dite!

Demtimet nga Dielli dhe Melanoma.!

Rrezet e ngrohta të diellit na dhurojnë të ndjerët mirë, mirëpo ato fshehin dhe disa rreziqe..

Dielli mund të jetë edhe mik edhe armik për ne.

Me kujdesin e duhur, mund ta përdorim për të forcuar shëndetin tone, për të rritur imunitetin dhe për të përmirësuar gjendjen tone shpirtërore.

Anasjelltas, përdorimi pa kriter i rrezeve diellore (UV) mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Ekspozimi i zgjatur nën rrezatimin diellor, mund të çojë në goditje nga dielli. Si:

Nauze, rrahje të shpeshta të zemrës, ethe, humbja te vetëdijes – madje edhe deri ne rrezikimin e jetes..

Faktorët e rriskut ne Tumoret e lekures.!

Shkaktari kryesor jane: rrezet ultraviolet (UV) të diellit.

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit do fillojë të dëmtojë ADN-në dhe indin e lëkurës.

Në rastet më të mira, këto rreze mund të shkaktojnë rrudhosje ose plakje të parakohshme të lëkurës, në rastin më të keq, ato shkaktojnë dëmtim të përhershëm të lëkurës, që ne disa raste con ne formimin e kancerit në lëkurë, kryesisht – Melanoma.!

Melanoma, zakonisht shfaqet mes moshës 40 – 60 vjeç, por ndodh dhe ne mosha me te reja.. tumoret – melanome, përbëjne rreth 2-3% te te gjitha tumoreve.

Lëkura nuk fshin nga kujtesa e saj asnjë rreze dielli, sidomos asnjë djegie nga dielli – dhe kjo që nga fëmijëria.

Djegiet nga dielli giatë fëmijërisë shtojnë rrezikun e kancerit të lëkurës.

Dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga dielli janë të përhershme. Nëse djegiet mund të shërohen, ndryshimet më të thella mbesin përgjithmonë.

Çdo ekspozim i radhës dëmton edhe më shumë sistemin imunitar lokal të dëmtuar dhe materialin gjenetik të lëkurës.

Rrezet ultraviolet (UV) i rrezikojnë edhe sytë e pambrojtur dhe mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime te perhershme.

Disa faktore te tjere qe mund të shkaktojne zhvillimin e Melanomes jane..

Prania e (nevuseve) nishaneve dhe sidomos e nishaneve të reja – eshte, nje rrezik i shtuar per prezencen e melanomes.

Shumica e nishaneve janë të padëmshëm, por disa lloje të caktuara duhet të monitorohen, për të parë çdo ndryshim te — kufijeve.. ngjyres..madhesise ose formes.. Më pak se 30% e melanomave, lindin nga nishanet..

Prania e nishaneve te shumte Atipike..

Njerëzit me nishane të shumte atipike kanë një rrezik me të lartë, per zhvillimin e melanomës, kështu qe keto persona do duhet të ekzaminohen dhe monitorohen ne menyre periodike nga mjeku Dermatolog..

Prezenca e nje nishani Atipik, me të madh se 6 mm, do duhej te mbahet gjithnje nen kontrroll..

Duhet te behet gjithnje – kujdes, nga nxirja artificiale me llamba solar.

Si mund ta parandalojme, nje tumor te lekures!

Nese tregohemi te kujdeshem ne sjelljet tona,

ne mund te zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tumoreve te lekures..

Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar (kufizuar) në diell, që në moshë të hershme, ne rini dhe me vone.

Kujdes te vecante duhet te bejme, duke shmangur orët më të nxehta, ato midis ores 11.00 dhe 16 .00 – ku dhe intensiteti i rrezatimi ultraviolet (UV) eshte me i forte dhe rrjedhimish me i demshem..

Hija, eshte mbrojtesi me i mire nga dielli..

Rrobat, janë një tjeter mbrojtës i mirë nga dielli..

Në diell, është e këshillueshme qe gjithnje duhet te mbajme kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës…

Ekspozimi ne diell, sa me pak ose aspak i zonave me nevuse (nishane) ose mbulimi i asaj zone me rroba..

Femijet deri në moshën një-vjeçare të mos i ekspozojme ne asnje rast-drejtpërdrejt- ne diell..

Është e rëndësishme, që ne menyre periodike te bejme nje vetekzaminimi te lekures..

Nese kemi dyshime per nje nje nevus (nishan) apo ndryshime te tjera ne lekuren e trupit tone…

Diagnostikimi nepermjet:

Dermatoskopise..EKO..Skaneri dhe Rezonanca magnetike – përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është perhapur semundja.

Trajtimi i Melanomes!

Trajtimi baze i melanomes mbetet:

Nderhyrja kirurgjikale (operacioni) që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen qe kapet në fazën fillestare.

Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit.

Kimioterapia perdoret pak ose aspak ne kanceret- melanome.

Rekomandohet gjithashtu të bëhet heqja kirurgjike e nishaneve ose i njollave të pigmentuara të dyshimta..

Heqja kirurgjikale e nishaneve normale, vetem ne ato raste – kur ato, jane të vendosura në zonat ku bëhet fërkimi i përsëritur..

Si perfundim!

Nese dielli do te na bej te lumtur apo do te na sjell telashe.. kjo varet vetem nga ne.!

Nje menyre jetese e shendetshme eshte e mundur vetem me rrezet jetedhenese-diellore – por, duke mos i lene pas dore rregullat e mbrojtjes nga rrezet e diellit..!

Semundjet banojne aty, ku dielli – duket me rralle..!

Sunday, July 25, 2021

Zyrtare/ Varianti Delta qarkullon edhe në Shqipëri

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, vjen nga Laboratori i Referencës në Berlin, që përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

 

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend, deri në orën 8 të mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Çfarë është varianti Delta?

Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuese të sëmundjes COVID-19. Aty bëjnë pjesë edhe varianti Alfa (i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe), Beta ( i identifikuar fillimisht në Afrikë të Jugut) dhe Gama (i identifikuar fillimisht në Brazil).

Varianti Delta tashmë është përhapur në shumicën e shteteve në botë dhe OBSH-ja ka thënë se Delta po bëhet varianti dominues i koronavirusit në mbarë botën.

Shefja e shkencëtarëve në OBSH, Soumya Swaminathan, ka deklaruar më 18 qershor se studimet kanë sugjeruar se varianti Delta është rreth 60 për qind më i transmetueshëm se varianti Alfa, që konsiderohet si variant më ngjitës se varianti origjinal i COVID-19, që u përhap fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Varianti Delta tashmë është dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shkencëtari kryesor për sëmundje ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, e ka cilësuar këtë variant si “kërcënimin kryesor” në përpjekjet e SHBA-së për ta mposhtur pandeminë COVID-19.

Në dallim nga varianti fillestar i koronavirusit, që karakterizohet me simptoma si temperaturë, dhembje muskujsh, probleme me frymëmarrje, humbje të shijes apo nuhatjes, personat që po preken nga varianti Delta, sipas ekspertëve, po përjetojnë kryesisht këto simptoma: dhembje të kokës e fytit dhe rrjedhje nga hunda.

Këto simptoma, sipas ekspertëve, janë shumë të ngjashme me ato të gripit sezonal, prandaj rritet edhe rreziku që shumë të infektuar të mos izolohen dhe të përhapin edhe më tej sëmundjen.

Ndërkohë një studim i fundit ka treguar se: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, janë efikase kundër Deltës!

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efikase kundër variantit më ngjitës Delta, ashtu sic janë edhe kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa.

Një studim i ri, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Sipas studimit, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.Dy doza të AstraZeneca-s, sakaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa. Aty thuhet se ndërkohë se një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

 

 

Saturday, July 24, 2021

“Temperaturë, dhimbje koke, deri në të vjella”, një tjetër virozë në qarkullim

Mjeku i njohur Tritan Kalo shkruan në rrjetet sociale se përpos Covid 19, është dhe një virozë e njohur ndryshe dhe si “gripi i verës”, i cili ka shumë ngjashmëri me variantin Delta, sa i takon manifestimin të simptomave.

Kalo shpjegon se skjo virozë e cila zgjat nga 3 deri në 5 ditë, nuk shoqërohet me humbje të nuhatjes apo shijes, si dhe nuk shfaq probleme në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Mjeku apelon të gjithë ata që kthehen nga vende të tjera, ku qarkullimi i Deltas është më i madh, që në rast se kanë shenja klinike, të distancohen, deri në qartësimin nëse kanë virozën stinore, apo janë infektuar me variantin e ri të Covid.

Kalo rekomandon gjithashtu që kushdo ka mundësi të marrë vaksinën anticovid, pasi është e vetmja mënyrë sipas tij për të shmangur format e rënda të sëmundjes.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe.

POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shënjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Gjermani, etj…. Këta persona duhet të jenë shumë lart të VETNDËRGJEGJËSUAR, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike…..

Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shënjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë….. Në ndërkohë kur dhe ku është e mundur të MOS hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundëshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..

”Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj Pandemije është luajtur tashmë, dhe VETËKUJDESJA si dhe KUJDESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuku duhet nënvlerësuar….NE mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetsor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një……Together forever!!!

Veshi i notarit, si ta trajtoni infeksionin

Lëkura që mbulon veshin e jashtëm ofron mbrojtje ndaj infeksioneve nga bakteret dhe kërpudhat. Sidoqoftë, kur kjo pengesë e lëkurës prishet, bakteret ose kërpudhat mund të pushtojnë veshin dhe të shkaktojnë infeksion. Ky infeksion i veshit njihet si veshi i notarit ose infeksion i veshit të jashtëm. Veshi i notarit mund të shkaktohet nga shumë lagështi në kanalin e veshit. Notimi ose dushi bën që ambienti acid i kanalit të veshit të ndryshohet, gjë që lejon bakteret ose kërpudhat të pushtojnë veshin.

Veshi i notarit është zakonisht i dhimbshëm. Dhimbja e shkaktuar nga veshi i notarit gradualisht fillon gjatë një ose dy ditësh. Dhimbja është veçanërisht e fortë kur veshi preket ose tërhiqet.

Ja disa simptoma:

Dhimbje veshi (pothuajse gjithmonë përfshin vetëm një vesh);
Kruarje e kanalit të veshit;
Skuqja e veshit të jashtëm;
Fryerje të kanalit të veshit;
Zhurma në vesh (tringëllimë në veshët) dhe marrje mendsh ose ndjesi tjerrjeje (marramendje);
Ndjenja e plotësisë në vesh;
Dhimbje në anën e fytyrës ose qafës;
Nyjet limfatike të fryrë.

Friday, July 23, 2021

Vaksinim me detyrim për mësuesit, mesazhi i ministrisë

Ministria e Arsimit duket se ka vendosur me detyrim vaksinën për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor.

ABC mëson se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa atyre i duhet bërë e qartë se në muajin shtator duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID.

Mesazhi që ka mbërritur në mesazhin e drejtuesve të institucioneve arsimore

Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni  listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.

Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA

Mjeku Alimehmeti: Çfarë u zbulua për personat të cilët e kanë kaluar COVID-19, përfshirë edhe të vaksinuarit

Publikohet studimi më i fundit, mbi variantin Delta, i cili fillimisht u identifikua në Indi dhe tani është prezentë në të paktën 85 shtete. Detajet mbi studimin i dha mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili u shpreh se i duhet besuar natyrës dhe se efektiviteti për mbrojtjen nga riinfektimi apo forma të rënda të sëmundjes është 100%.

Postimi i plotë:

Imuniteti natyror pas infektimit nga SARS-CoV-2 është goxha i fortë miqtë e mi, ashtu siç edhe pritej! Studimi i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, më 19 Korrik 2021, duke kujtuar që ky shtet, përveç varianteve të tjera, ka gjerësisht të pranishëm variantin Delta në qarkullim.

Në studim janë marrë: 1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe 1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19. Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën: 3 riinfektime të vetme, nga të cilët 1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen. Ndër të painfektuarit më parë (totali 1068) ndodhën: 127 infektime, nga të cilët 30 persona u shtruan në spital, 12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen, 4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe 1 person u intubua.

Nga këto të dhëna rezulton se efektiviteti për mbrojtjen nga riinfektimi është 97.84%. Efektiviteti për mbrojten nga format e rënda të sëmundjes është 100%. Këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ose superiore ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri tani.

Si rrjedhojë autorët dalin në përfundimin e qartë se: Gjetjet tona përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga riinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19. Pra, miqtë e mi, besojini natyrës, ajo e di më mirë!

Ogerta Manastirliu: Të hënën vijnë 44 mijë vaksina Pfizer, dyshime se në Shqipëri qarkullon varianti Delta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në periferi të Tiranës, teksa bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e vaksinës Pfizer.

Ne jemi në pritje ditën e hënë për të vijuar furnizimin me vaksina. Do të kemi rreth 44 mijë doza të vaksinës Pfizer ditën e hënë, në vijim të kontratës që ne kemi, të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si edhe të mbështetjes së Bashkimit Europian. Ndërkohë që do të vijojmë që të rrisim sasinë e vaksinave në vend, në sajë të kontratave që kemi lidhur. Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta. Por ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin.” tha Manastirliu.

Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Ministrja e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më parë.

Rreziku nga varianti Delta, disa shtete në Evropë kërkojnë vaksinim për hyrjen në restorante, muze etj

Italia merr vendim, nga 6 gushti do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh. Rastet me koronavirus janë sërish në rritje në Itali. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat. Rreth gjysma e italianëve janë tanimë plotësisht të vaksinuar.

Këtë javë, edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në vende të caktuara publike. Numri i të infektuarve është në rritje, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

Pas paralajmërimit të OBSH, cfarë zbulon studimi i ri për mutacionin indian të Covid-19

Sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” rreth efikasitetit të vaksinave, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7% efektivitet kundër variantit Alfa. Dy dozat e AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa. Sipas studimit të ri, një dozë nuk ofron mbrojtje të sigurtë në asnjërin rast.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme. Zyrtarë të OBSH-së kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Delta. Këtë javë OBSH-ja ka paralajmëruar se Delta mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh.

Në bazë të të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit. Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 192.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur. Sakaq vendi më i prekur në botë janë Shtetet e Bashkuara, me mbi 34 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 610,000 viktima.

Paralajmërimi i OBSH: Ndikim afatgjatë i COVID-19 në shëndetin mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë “afatgjatë dhe i gjerë”.

Ekspertët kanë bërë thirrje për veprim lidhur me ankthin dhe stresin e lidhur me COVID-19

“Të gjithë janë të prekur në një mënyrë apo tjetër”, OBSH-ja deklaroi në fillim të një takimi dy ditor në Athinë me ministra të shëndetësisë nga disa shtete.

Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin social.

Drejtori regjional i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge tha se shëndeti mendor duhet të konsiderohet një e drejtë fundamentale njerëzore duke theksuar se virusi ka shkatërruar jetë.

“Pandemia e ka tronditur botën”, tha ai në konferencë.

“Më shumë se katër milionë jetë të humbura në botë, jetesa të shkatërruara, familje dhe komunitete të ndara në mënyrë të sforcuar, biznese të bankrotuara dhe njerëz të privuar nga mundësitë”, shtoi ai.

OBSH bëri thirrje për forcim të shërbimeve për shëndetin mendor në përgjithësi dhe të përmirësohet qasja në shërbime të kujdesit përmes teknologjisë.

Ata po ashtu kanë kërkuar mbështetje psikologjike më të mirë në shkolla, universitete, vende të punës dhe për persona në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

Ministrat e dëgjuan Katerinën, një grua greke 38 vjeçare, që iu tregoi se si ka qenë duke pranuar trajtim për një çrregullim psikiatrik që nga viti 2002 dhe ka qenë duke e përballuar mirë derisa pandemia goditi.

Më pas, ajo nuk kishte m mundësi të merrte pjesë në grupet mbështetëse dhe nuk mund ta shihte babanë e saj, duke u detyruar kështu të shtojë trajtimin e saj.

“Presioni i izolimit social çoi në ankth të shtuar”, tha ajo./REL

Sindroma e lodhjes kronike pas COVID-19

Ka probleme të tjera që lindin tek ata që janë shëruar dhe rikuperuar nga Covid-19 dhe janë rraskapitje, marramendje, shqetësime të përqendrimit dhe kujtesës, dhimbje të përhapura në nyje, që të kujton Sindromën e Lodhjes Kronike, e cila është një patologji e njohur dhe shpesh post infektive.

Profesori Garner, një profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Tropikale në Liverpool, i cili u infektua me Covid-19, por më pas u shërua nga ajo, raporton përvojën e tij si një person që tani ka Sindromën e Lodhjes Kronike pas-Covid, sipas asaj që raporton, dhe ai gjithashtu kujton atë që ndodhi pas SARS në 2003 në Hong Kong ku shumë të mbijetuar nga epidemia zhvilluan Sindromën e Lodhjes Kronike brenda 3 viteve si rezultat i infeksionit të SARS.

Antony Fauci i NIH-së Amerikane, një nga imunologët më të njohur në botë dhe këshilltar, ndonëse nuk është dëgjuar shumë nga Presidenti Trump, ka folur edhe për Sindromën e Lodhjes Kronike që ndodh në pacientët e kuruar nga Covid-19 edhe në Shtetet e Bashkuara.

Kjo post patologji Covid është përshkruar gjithashtu në Itali dhe ne në Tirelli Medical Group ka disa pacientë që po trajtohen për këtë patologji me terapi ozoni me oksigjen, i cili është në gjendje të trajtojë më mirë Sindromën e Lodhjes Kronike edhe pas kalimit te Covid-19. E gjithë kjo mund të jetë për shkak të një sistemi imunitar “të çmendur” që është mbërthyer në një gjendje të vazhdueshme hiperaktive / disreaktive që gjeneron këtë sindromë.

Përfundimisht, duhet të kihet parasysh se këto të dhëna të epidemisë nuk na lejojnë të shmangim përkujdesjet dhe vëmendjen, për të vazhduar për të zbatuar ato masa paraprake të cilat konsistojnë në mënyrë thelbësore në distancimin shoqëror, në higjienën personale, veçanërisht në larjen e duarve shpesh dhe përdorimin e maskës, kur është e nevojshme.

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç.

Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%).

Nga vendet e rajonit të dhënat janë vetëm për Serbinë, ku përqindja e grave që konsiderohet obeze është 11.8%.
Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunët (8.3%) dhe italianët (11.4%).
Mesatarja e Bashkimit Europian është 14.1%.

Burrat më pak obezë në Shqipëri, ndryshe nga Europa

Sipas Eurostat, në të gjitha Shtetet Anëtare të BE, një pjesë më e lartë e burrave sesa gratë ishin mbipeshë në 2019, me diferencat më të mëdha të regjistruara në Luksemburg (59% e burrave kundrejt 38% e grave), Çeki (70% vs 51%) dhe Qipro ( 59% kundrejt 41%).

Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.1% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13. Obeziteti më i lartë në Europë te meshkujt është në maltë (29.7%), Irlandë (24.5%), Hungari (23.7%).
Mesatarja e bashkimit Europian është 15.5%.

Ashtu si te gratë, niveli më i ulët i obezitetit është në Rumani (9.9%) dhe Itali (11.6%).

Qytetet më “elegante” dhe më të “shëndosha”

Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%)

Për burrat, rekordin e mban Berati (20.8%), i ndjekur nga Fieri me 17.5% dhe Durrësi (17.2%).

Burrat fillojnë e shëndoshen pas moshës 50 vjeç, ku niveli i obezitetit arrin 31.5% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 13.4% për 15-49 vjeç. Edhe për gratë obeziteti kërcen pas kësaj moshe, duke arritur në 45.6% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 16.4% për 15-49 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit. Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë tendenca për të qenë më i shëndoshë, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse./Monitor/