Lirohet nga burgu Tire Alldervishi, ish-sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e cila u arrestua për korrupsion. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, pasi më herët ishte kërkuar zëvendësim i kësaj mase.
Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.
Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.
No comments:
Post a Comment