20.000 doza vaksine AstraZeneca kanë mbërritur në Shqipëri falë qeverisë kroate. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në Facebook thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.
Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari, ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.
Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.
No comments:
Post a Comment