Ashtu siç edhe u lajmërua më herët nga vetë Kryeministri Rama, Komiteti teknik ka propozuar zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 deri në 23:00 ndërsa masat e tjera mbetet njësoj si më përpara.
Ky vendim vjen pas protestave dhe grevës së pronarëve të bareve dhe restoranteve ne Lungomare.
Pronarët e bizneseve në Lungomare kanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme.
Kujtojmë se ata kërkonin që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa kërkojnë që aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00.
Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një aksion policor pasi bizneset në zonën e Lungomares vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00.
Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli katër të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.
Një prej punonjësve të policisë shoqëroi me forcë administratoren e një lokali në Lungomare duke e futur me forcë në furgon. Menjëherë pas këtij aksioni, pronarët dhe administratorët e lokaleve iu drejtuan drejtorisë së policisë duke protestuar për lirimin e të shoqëruarve. Policia vendosi të lirojë të shoqëruarit rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka ndryshim vendimi për kërkesat e tyre.
Policia bërë me dije se administratori i një subjekti në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë dhe është proceduar penalisht se bashku me dy të tjerë sepse kundërshtuan mbylljen e muzikës në orën 22:00.
No comments:
Post a Comment