Monday, July 12, 2021

Burreli pa gjinekolog, gratë shtatzëna paralajmërojnë protestë

Gratë shtatzëna në Burrel do të organizojnë një protestë për mungesën e mjekut gjinekolog në këtë qytet. Ky njoftim është shpërndarë përmes deputetes znj. Dhurata Çupi, e cila ka postuar ankesën e një qytetareje në rrjete sociale.

Mjeku gjinekolog është larguar prej disa javësh, pasi i ka mbaruar kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërsa pritej që të rinovohej sërish kontrata me mjekun, i cili përfiton nga bonusi i vënë në dispozicion nga Ministria, duket se nuk është arritur një marrëveshje e pëlqyeshme nga të dyja palët.

Lexoni statusin e plotë

Përshëndetje znj.Dhurata,

Rrethi i Matit u bene vite qe vuan për një doktor gjinekolog te qëndrueshem.  Ishte nje farë kohe dhe tani ka mbi 4 javë qe përsëri spitali eshte pa doktor.

Unë personalisht jam ne shtatzënë  ne muajin e fundit dhe për punë ditësh do të sjell nje fëmijë ne jetë në Tiranë. Ama përveç meje ka me qindra gra te frustruara  pasi na thane qe do vinte doktori dhe tanime na njoftuan qe doktor nuk vjen. Gratë shtatzëna në zona të thella janë vërtet në rrezik pasi as Tirana nuk i pranon pa qenë konsultuar më parë e keshtu  i dergojne ne Lezhë apo Rrëshen në momente te fundit te lindjes.

Duam te organizojmë nje protestë paqësore  mirëpo nga frika se u hiqen njerëzit nga puna apo dhe arsye te tjera, nga afro 200 gra shtatzana vetëm 5 jemi te gatshme te dalim ne nje protestë miqësore para spitalit  për një të drejtë themelore. Protesta  paqësore eshte nesër me date 13.07.2021.

Do ishte mirë nëse edhe ju do ta denonconit rastin ne fjalë,  pra të mungesës së gjinekologut  ta paraqisnit  si problem shqetësues.  Unë ju kam shkruar te gjitha mediave dhe 2 prej tyre na kane premtuar qe do jenë nesër pranë nesh për ta denoncuar.

Ne pritje të përgjigjes suaj,

Faleminderit!

 

No comments:

Post a Comment