Varianti Delta, i njohur gjithashtu me emrin B1617.2, u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Indi. Momentalisht është varianti që dominon në shumë vende të botës dhe është më i transmetueshmi.
Cfarë dihet?
Përhapet shpejt: Që nga 14 qershori 2021, varianti Delta ka arritur në 74 vende – vetëm 6 muaj pas zbulimit. Ky variant mendohet të jetë 43% deri 90% më i transmetueshëm se variantet e mëparshme COVID-19. Ekspertët besojnë se Delta është diku nga 30% në 100% më infektive se Alfa.
I predispozuar të infektojë më shumë të rinjtë: Studimet tregojnë se fëmijët dhe të rriturit nën 50 vjeç kishin 2.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin.
Simptomat janë më të rënda: Studimet tregojnë se ka pothuajse dyfish rrezikun e shtrimit në spital sesa varianti Alfa. Simptomat më të shpeshta janë: dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë, temperaturë.
Kini parasysh: Vaksinimi është zgjidhja më e sigurt që mund të bëni për shëndetin.
No comments:
Post a Comment