Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë, pas konfirmimit të variantit Delta. Ai tha se varianti Delta nuk po tregon agresivitet. Brataj u shpreh në “A2 CNN” se personat e vaksinuar nuk po përfundojnë në spital nga varianti Delta.
Ai foli edhe për simptomat e variantit Delta, ku veçoi sekrecionet, rrufën, të vjellat dhe diarren. “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre”, tha Brataj.
“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, u shpreh mjeku.
No comments:
Post a Comment