Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë paraditen e sotme në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj.
Këta të fundit dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës.
Protesta është paralajmëruar një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë. Gjatë tubimit të sotëm mjekët kanë zbuluar se ky tubim do të jetë i përditshëm dhe protesta do të zhvillohet edhe nesër.
Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi dhe një deklaratë nga protesta, ku tha se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemt.
“Sindikata e Punonjesve te Sherbimit Shendetesor percjell me sbqetesim situatat e krijuara nga paragjykimi qe i behet kolegeve mjeke duke hedhur balte mbi punen vetmohuese dhe te pavleresuar per dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.
Kjo Sindikate distancobet nga c;do lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallirnin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtoben njesoj sikerse kriminelet te cilet marrin kete jete te cmuara per secilin nga ne.”- u tha gjatë deklaratës së mjekëve.
Ndër të tjera është bërë e ditur që sipas tyre mjekët dhe personeli shëndetësor nuk ka aftësinë dhe mundësinë të manipulojnë provat apo të ndikojnë në to.
“Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kod it penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.
Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra penale eshte ne kryerje e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.
Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbn in gjithc;ka kishin a1Titur ne pune dhe profesion.”- përfundojnë mjekët.
No comments:
Post a Comment