Nga Blerina Bombaj, dietologe
1/4 kupë domate të thata në vaj
1 kupë domate qershi, të prera
1 thelpi hudhër
1/2 lugë çaji kripë
10 gjethe borzilok
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
450gr gjoks pule
Bashkoni domatet, hudhrën, kripën, borzilokun dhe 1/4 kupë ujë në një mikser derisa të jenë grirë në mënyrë uniformë.
Në një tigan në zjarr të mesëm ngrohni tiganin. Kavërdisni mishin e pulës derisa të ketë marrë ngjyrë kafe të lehtë nga secila anë. Ne fund, i hiqni nga tigani.
Shtoni në tigan përbërjen e domates dhe lëreni derisa të fillojë të ziejë. Me pas, vendosjani sipër pulës.
No comments:
Post a Comment