Monday, July 19, 2021

Nis sot java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, ministrja Manastirliu apelon qytetarët të imunizohen

Nga sot do të nisë në vendin tonë java e hapur e vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç në Shqipëri. Çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit, mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend. Vendim për javën e vaksinimit të hapur u mor nga Ministria e Shëndetësisë, pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac.

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që çdo qytetar që i përket kësaj grupmoshe të drejtohet në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi në vend.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik”, shkruan Manastirliu.

 

No comments:

Post a Comment