Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Traumës në Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para Fatbardh Dyli, për kurimin e djalit, i cili u plagos në masakrën e Velipojës.
Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë. Në fund gjyqtari i Apelit Tonin Sterkaj pasi dëgjoi palët vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë së Apelit.
No comments:
Post a Comment