Nga Blerina Bombaj, dietologe
Po, vaji i ullirit është më i përshtatshmi për gatim krahasuar me gjithë vajrat e tjerë vegjetal. Kjo e vërtetuar edhe në praktikë, pasi popujt e ushqyer me dietën mesdhetare, në të cilën gatuhet ekskluzivisht me vaj ulliri, jetojnë më gjatë, por edhe shkencërisht, pasi studimet e kryera ndër vite kanë konstatuar gjithmonë se vaji i ullirit është me rezistent ndaj temperaturës së lartë.
Arsyeja është sepse ky vaj, si pothuaj asnjë vaj tjetër, gëzon një profil antioksidantësh dhe fitokimikatesh të rrallë, ndërkohë që në ndryshim nga pothuaj gjithë vajrat e tjerë bimore, është i përberë më së shumti nga yndyrna me një lidhje të dyfishtë, të cilat janë edhe më të qëndrueshme sesa yndyrnat që gjenden në vajrat si i misrit, lulediellit, etj. Vetë mënyra e gatimit mesdhetar nuk e lejon vajin e ullirit të digjet pasi perimet si qepa, karotat, domatet që hidhen në gatimet e zakonshme, ja ulin vazhdimisht temperaturën vajit.
Nga ana tjetër, ushqime të skuqura me vaj ulliri, si p.sh. sardelet, mund të pasurohen edhe me më shumë në lëndë ushqyese duke i marrë ato nga vaji. Gjithsesi, këtu të mos harrojmë që skuqja shton shumë edhe kaloritë!
Duke qenë se vaji është një nga ushqimet që konsumojmë më së shumti në dietën e përditshme, bëhuni të mençur dhe zgjidhni vajin e ullirit.
Dhe diçka tjetër, vaji ekstra i virgjër patjetër që është më i miri dhe me rezistenti edhe në gatim, por çdo vaj ulliri është superior në gatim nga vajrat e tjerë.
No comments:
Post a Comment