Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në një shqetësim. Sharon Pecacok, ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, në një intervistë për Reuters u shpreh se Delta po vlerësohet më i vështiri mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.
“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjeshtë Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund t’i shpëtojnë pjesërisht mbrojtës imunitare”, shprehet ajo.
“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, i cili është më i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta të ndryshojë, duke fituar aftësi të reja për t’i shpëtuar mbrojtjes imunitare.”
Deri sa të sigurojnë më shumë të dhëna mbi variantin Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të nevojiten sërish.
No comments:
Post a Comment