Friday, October 29, 2021

Broshurë: “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm”

Ushqyerja e shëndetshme është e nevojshme gjatë gjithë fazave të jetës, duke filluar nga fazat më të hershme të zhvillimit të fetusit gjatë shtatzënisë, në lindje, gjatë foshnjërisë, fëmijërisë, adoleshencës, në moshën e rritur dhe deri në pleqëri.

Studimet tregojnë se në Shqipëri, ashtu si në botë, po shfaqet kërcënimi i mbipeshës dhe obezitetit (sidomos në moshën shkollore) të cilat shpesh pasohen me sëmundje të shumta kronike si në moshë të re edhe në moshë adulte. Ndaj dhe profesionistët e shërbimit shëndetësor shkollor, në bashkëpunim me familjen dhe stafin mësimor, mund të kontribuojnë në edukimin dhe promovimin e ushqyerjes së shëndetshme për një individ të shëndetshëm.

INFORMACION!

Sipas një raporti të nxjerrë nga UNICEF: Në Shqipëri, 11% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç kanë prapambetje në rritje dhe 16% janë mbipeshë, ndërsa 29% e fëmijëve midis moshës 6 muaj dhe 2 vjeç ushqehen me një dietë të shumëllojshme që ka shpeshtësinë e kërkuar të ushqyerjes për moshën e fëmijës.

Kjo broshurë u zhvillua nga shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare në kuadër të projektit “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.

BROSHURA, IZHIQ, UNICEF

Thursday, October 28, 2021

 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese

                                                               Dr.Klodiana Zaharia

                                                                                Mjeke Otorhinolaringologe,

                                                                                   Poliklinika Qendrore

 

Si të gjitha shqisat edhe nuhatja është pjesë shumë e rëndesishme e jetës sonë. Të nuhaturit shërben  shpesh si sinjali i parë i kujdesit dhe alarmit, p.sh. në rastin e  tymit të një zjarri, ushqimi të prishur, rrjedhje gazi, apo tymi të rrezikshem.  Të nuhaturit na jep kënaqesinë e madhe të  shijimit të ushqimit dhe aromës së tij, ne këtë aftësi është zhvilluar kulinaria dhe degustimi.

Efekti i feromoneve ( molekula proteinike që përhapen në ajër në trajtën e  aromës personale),  është përcaktues në sjelljen tonë , sidomos në çift.

Puthja ndodh në të gjitha llojet e kulturave humane, dhe është një nga mënyrat e transmetimit të ferormoneve personale e identifikuese. Mendohet dhe është vërtetuar tashmë se dhe nëna, në çastin e parë që merr femijën në krahë  duke e puthur i transmeton atij ferormonet e veta, duke vendosur kështu një lidhje tejet të fortë e të pathyeshme. Bebet e sapo lindura ndjekin vetem me anë te shqisës së nuhatjes gjirin e nënës, duke njohur kështu aromën unike të nënës,  gjë nxit gjidhënien, si formën më të shëndetshme të ushqyerjes.

Sipas mjekes, ulja e aftësisë së nuhatjes çon në ulje të lidhjeve emocionale.

Te mbrojme nuhatjen!!!  Kjo shqisë është  ajo qe bie e para në kontakt me  ferormonet, e realizon lidhjen kimike dhe na ben te gjejme partnerin ideal.

Unë si mjeke otorinolaringologe ballafaqohem çdo ditë me problemet e shqisave, sidomos me problemin e nuhatjes, e cila mund të haset edhe nga një mjek tjetër neurolog  apo alergolog.

A ndikon humbja e nuhatjes në moshën e tretë?

Humbja e pjesshme e nuhatjes shkon  natyralisht  me plakjen, sidomos pas të gjashtëdhjetave. Në gjuhën mjekësore, ne e quajmë këtë problem prebiosmia, dhe eshte veshtire te parandalohet.

Përveç moshës, a ka dhe shkaqe të tjera që ndikojnë në dëmtimin e të nuhaturit?

Po, përveç moshës në dëmtimin e të nuhaturit mund të ndikojnë edhe shkaktarë të tjerë, të tillë si:

  • Probleme të hundës dhe sinuseve,
  • Alegjite e ndryshme, sinuziti, apo polipet nazale
  • Disa medikamente ku hyjnË beta-bllokuesit apo ACE
  • Higjena e dobët e gojës dhe dhëmbëve
  • Duhanpirja
  • Traumat e kokës apo fytyrës
  •  Morbus Alzheimer
  •  Sëmundja e Parkinsonit
  • Çrregullimet hormonale
  • Rrezatim i kokës dhe qafës që bëhët në sëmundjet e ndryshme tumuorale.

Humbja e nuhatjes dhe shijes mund te kete rol kyç në cilësinë e jeteës, dhe shpesh çon në ulje të oreksit dhe kequshqyerje për shkak se personat me këto probleme nuk kuptojnë sasinë e kripës apo sheqerit në ushqime. Në shumë raste humbja e të nuhaturit çon nëë depresion.

A trajtohet humbja e të nuhaturit?

Tek të moshuarit ky problem është e vështirë të trajtohet, por në raste të tjera ky problem mund të trajtohet.

Vizita me mjekun ORL do të ishte e nevojshme në këto raste për të gjetur shkatarin kryesor të humbjes së nuhatjes. Në bazë të shkakut mjeku do japë dhe recetën.

Trajtimi korrekt i polipeve nazale, te cilat bllokojnë mekanikisht mukozen olfaktore dhe nuk lejojne aromat të deportojnë sjellin përmirësim të dukshëm të nuhatjes.

Mundohuni të evitoni sa më shumë allergenet , të cilat janë shkaktare te kongjestionit nazal rrit ndjeshmerine e mukozes se hundes ndaj aromave.Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj disa lëndëve kimike si, insecticide apo solventeve të ndryshme mund të sjellë dëmtime të përhershme të të nuhaturit.

Hapa që duhen ndjekur në rast rënie te nuhatjes:

  1. Nëse je në fazë gripale, prit disa ditë, përdor lagështues të ajrit, dhe preparate antigrip.
  2. Ul konsumin e cigareve, ose mos konsumoni fare për disa ditë.
  3. Evito ambjentet me pluhura, solvente, e kimikate.
  4. Përdor dekongjestionante të hundës për 3 deri 4 ditë, dhe integratore alimentare me bazë gingo biloba.
  5. Nëse nuk ndiheni më mirë pas 5 ditësh të çrregullimit të nuhatjes, kërko ndihmën e mjekut specialist otorinolaringolog!!

Dr. Najada Kallashi: Çfarë duhet të dini për kancerin e gjirit, nga vetë-ekzaminimi deri tek trajtimi

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamnezë familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste. Për këtë “Gazeta Shëndeti online” zhvilloi një intervistë me mjeken radiologe Dr. Najada Kallashi në spitalin e Traumës, e cila i’u përgjigj një sërë pytjesh për shenjat që shfaq kanceri i gjirit tek gratë, diagnostikimi dhe trajtimi i tij. Gjithashtu më tej u ndal edhe tek ekografia dhe mamografia për efektet anësore të secilës nga ekzaminimet. Së fundmi u prek edhe situata pandemike në vend, pra mënyra sesi kanë mundur pacientët të kryejnë ekzaminimet dhe kontrollet gjatë COVID-19.

Cilat janë faktorët e riskut të kancerit tek femrat?

Faktorët e kancerit të gjirit tek femrat janë disa, por ne do të përmendim ndër më kryesorët; duhanpirja, anamneza familjare, trajtimi hormonal për sterilitet femëror, përdorimi kontraceptivëve, lindje të vonshme dhe ardhja e mense (menestruacioneve) prej moshës 12 vjec.

Cilat janë shenjat klinike që një grua duhet të dyshojë për problemet e gjirit?

Çdo femër duhet të drejtohet tek mjeku, nëqoftëse sheh këto shenja në gjirin e saj:

  • Shfaqjen e një kokrre të fortë,
  • rudhosje të lëkurës,
  • skuqje locale apo e përhapur,
  • shfaqje e thithit në ngjyrë të errët të kuqe apo të zezë,
  • sekrecione nga thithi i gjirit
  • si dhe lëkura në trajtë portokalli, etj.

Cilat janë statistikat më të fundit të kancerit të gjirit?

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjec, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamneze familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste.

Si bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit?

Diagnostikimi i kancerit të gjirit është një diagnozë multi-dimensionale. Në të gjitha ato raste kur femrat prekin një formacion në gji fillohet me një ekzaminim nga mjeku senolog apo nga mjeku i familjes.

Etapa e parë imazherike për diagnozën e problemeve të gjirit është ekografia. Ekografia kryhet në çdo moshë, nuk ka efekte anësore, nuk kërkon parapërgatitje të pacientit, ka një kosto të ulët dhe koha e ekzaminimit është shumë e shkurtër.

Ekografia kryhet me frekuencë 1 herë ose dy herë në vit në varësi të asaj cfarë gjendet në ekografin e parë apo edhe në varësi të faktorëve të rriskut që paraqet cdo femër për pretendente për kancer të gjirit.

 

Po trajtimi i kancerit të gjirit si bëhet?

Trajtimi i kancerit të gjirit është një luftë e gjatë multidimensionare. Në trajtimin e kësaj sëmundje ne themi se jemi përballë një sfide të madhe sepse kërkon një bashkëpunim të pacientes, të familjarëve të saj, me mjekun onkolog, me kirurgun si dhe me mjekun imazherist. Në kancerin e gjirit është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në këtë sëmundje nuk ka një trajtim të duhur apo një trajtim të drejtë për cdo femër. Trajtimi i duhur apo i drejtë do të marr parasyshë rastin individual dhe preferencat personale të cdo gruaje. Janë pesë lloje kryesore në diagnostikimin e kësaj patologjie:

  • Kirurgjia
  • Terapia me rrezatim
  • Kimioterapia
  • Terapia hormonale
  • Terapia e targetuar

Plani i trajtimit do të bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stadin e kanceri, nëse kanceri është HER2-pozitiv (receptor hormon pozitiv), historinë mjekësore si dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të femrës. Në përgjithësi terapitë e kancerit të gjirit ndahen në terapi lokale dhe sistemike.

Ndërsa trajtimet për kancer të gjirit janë në dy kategori:

Terapi lokale, e cila përdoret për të hequr dhe shkatërruar masën kanceroze në vendin ku është lokalizuar. Kjo terapi përfshin masën kanceroze dhe një zonë të vogël rreth tij. Shembuj të terapisë lokale janë kirurgjia dhe terapia me rrezatim.

Terapi sistemike, përfshin trajtimet që bëhen në të gjithë trupin për të arritur qelizat e masës kanceroze kudo ku ato mund të ndodhen në organizëm. Ilacet mund të jepen nga goja ose me anë të gjakut. Për shembull, pjesë e terapisë sistemike është kimioterapia, terapia hormonale dhe terapia e targetuar (shënjuar).

Për t’u ndal pak tek ajo cfarë përmendët më lart, sa e dëmshme është terapia me rreztim për organizmin e pacientit?

Sigurishtë që radio terapia ka efektet e veta anësore për pacientët të cilët do i nënshtrohen, por parimi është i një bilanci pra cfarë ne mjekët duam të përfitojmë për të luftuar këtë sëmundje.

Nga ndryshon mamografia nga ekografia?

Mamografia ndryshe nga ekografia është një rrezatim x i përdorur për sqarimin e masave të gjirit. Fillohet me një eko gjiri dhe ne nuk mund të themi se është eko-ja ekzaminimi që jep më shumë të dhëna apo mamografia. Parimi është që njëra dorë lanë dorën tjetër dhe të dyja duart lajnë fytyrën. Që do të thotë imazhet e marra në ekografi thellohet studimi i tyre përmes imazheve të marra në mamografi.

Nëse një struktutë e gjirit nuk mund të studiohet përmes mamografisë, atëherë mbetet ekografia chekup-i i gjirit. Mamografia ndryshe nga ekografia ka specifikat e veta. Zakonisht kryhet në grupmoshat mbi 40 vjec, jo me të njëjtën frekuencë si ekografia. Kryhet në një hark kohor jo më shpesh se dy vjet. Në të gjitha ato rastet kur hasemi përballë një problemi të dyshimtë të gjirit, atëherë është mjeku imazheristë ai i cili vendos kriteret e përzgjedhjes së ekzaminimit të duhur.

Meqenëse jemi ende në muajin e cilësuar si “tetori rozë” a kemi pasur le të themi fluks të femrave këtë muaj krahasuar me muajt e tjerë që kanë ardhur për kontroll të gjirit?

Në fakt i gjithë viti është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm të chek-up të gjirit tek femrat. Kjo edhe për shkak të situatës pandemike në vend. Ku me shfaqjen e virusit Covid-19 në vendin tonë pati një stepje totale të grave për të ardhur tek mjeku dhe bërë ekzaminimet e duhura. Madje ndodhi edhe shtyrja e chek-up me mjekun ku më përpara këto ishin rutinë. Frekuenca gjatë këtij viti ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e tjera. Po ashtu në këtë muaj pati ndërgjegjësim të femrave, të cilat i’u nënshtruan kontrolleve të gjirit.

Pacientët të cilët paraqiten për të bërë kontroll të gjirit, vijnë me dëshirë të tyre apo të rekomanduar nga mjeku?

Kemi nga të dy llojet e pacientëve, por shumica e tyre e kanë kulturë personale depistimin dhe një pjesë tjetër vijnë nga rekomandimi i mjekut. Në përgjithësi në muajin tetorë shihet një shkallë e lartë sensibilizimi i femrave për vetëekzaminim.

Po për pacientë të cilët për shkak të komplikacioneve të ndryshme në pandemi i’u është dashur të kryejn një sërë ekografish, skaner apo rezonancë etj. Sa të dëmshme janë këto për organizmin e njeriut?

Ekografia dhe rezonanca nuk shfaqin asnjë efekt anësor, ndërsa mamografia ka efektet e veta anësore por, në përgjithësi këto nuk kryhen pa rekomandimin e mjekut. Gjë e cila lë të nënkuptoj që mjeku e dinë mirë momentin dhe arsyen se pse një pacient nevojitet ta kryej këtë ekzaminim.

Bisedoi: Xhoana Çallaku

Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç): Ja si duhet t’i ushqeni fëmijët

Në ditët e sotme fëmijët dhe prindërit kanë orare shumë të ngarkuara. Kjo gjë e bën më të vështirë ushqyerjen e shëndetshme në shtëpi, ndaj zgjedhin të ngrënit jashtë dhe alternativa jo shumë të shëndetshme.

Të ngrënit jashtë në mënyrë të pashëndetshme mund të ketë efekte negative afatgjata në shëndetin e fëmijës. Shumë nga këto probleme shëndetësore mund të vazhdojnë të jenë kronike edhe në moshën madhore, të tilla si: diabeti i tipit 2, sëmundejt kardiovaskulare, kolesteroli i hartë, hipertensioni etj.

Çfarë ndodh kur fëmiëjt ushqehen shëndetshëm?

Dieta e ekuilibruar ushqimore me proteina, karbohidrate, fruta, perime dhe yndyrna të shëndetshme ndikon në disa aspekte në shëndetin e fëmijës:

  • Stabilizon energjinë
  • Përmirëson kujtesën dhe shëdetin mendor.
  • Përmirëson kuptueshmërinë
  • Ndihmon të mbajnë peshë konstante
  • Parandalon depresionin, ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Përveç këtyre, ushqimi i shëndetshëm që në moshë të hershme të fëmijërisë është thelbësor për parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

Nëse i mësoni fëmijët që të vegjël që të ushqehen shëndetshëm atëherë  ata kanë më shumë gjasa që ta fitojnë ketë zakon gjatë gjithë jetës së tyre.

Rruga drejt përmirësimit të shëndetit që në fëmijëri:

Prindërit duhet t;i mësojnë fëmijët me disa zakone të shëndetshëm që në moshën që ata fillojnë të kuptojnë (rreth 3 vjeç):

Hani mëngjes: mëngjesi është vaki më i rëndësishëm. Përfshini në mëngjes drithra me kos ose qumësht, fruta të thata dhe fruta të freskëta të stinës. Proteinat i bëjnë fëmijët të ndihen të ngopur për një kohë të gjatë dhe karbohidratet ju japin energji.

Si ta ushqej fëmijën kur ai ikën herët në shkollë?

Inkurajojini fëmijët që ushqimin ta marrin me vete në shkollë dhe jo të bljenë snack të pashëndetshëm.

Disa ide mëngjesi në shkollë:

  • Tost me bukë me vezë, domate, kastravec dhe një fetë e hollë fileto pule ose gjel deti.
  • Kos grek me tërshërë dhe fruta të stinës ose fruta të thata.
  • Tost me gjalp kikiriku dhe banane.
  • Vezë të zier me një fetë buke të thekur dhe nje kokërr mollë.

Mësojini fëmijët me orare: fëmijët duhet të hanë 5 vakte në ditë. 3 vakte kryesore dhe 2 zemra.

Mëngjesi, dreka dhe darka janë vaktet kryesore. Oraret ideale janë:

8-9 mëngjesi

11-12 zemra

13-14 dreka

15-16 zemra

17-19 darka.

Përfshini fëmijët kur gatuani: përveç se argëtuese në këtë mënyrë ju do t’i mësoni fëmijët edhe me ushqimet e shëndetshme, kështu do ta kenë argëtim dhe nuk do të blejnë ushqime të gatshme jashtë.

Gatuani gjithmonë vakte të ndryshme: Sado i shijshëm apo i shëndetshëm të jenë një ushqim, ai nuk duhet t’i jepet fëmijës 2 herë. Fëmija ka nevojë për ushqime të ndryshme në mënyrë që të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten në një ditë.

Zëëndësoni ushqimet e pashëndetshme me ato të shëndetshme:

Kështu:

 Në vend të… Provo…
Pijeve të gazuara në kanace Lëngje frutash/perimesh të shtrydhura
Bukë e bardhë Bukë me fara të ndryshme
Akullore Smothi të bëra në shtëpi me kos dhe fruta
Margarinë/ gjalp Vaj ulliri/ vaj avokado/ avokado
Salcë të gatshme makaronash Salcë me domate dhe borzilok të bërë në shtëpi
Patatina Patate të pjekura me vaj ulliri
Çokollata/embelsira Kek me vaj ulliri/ cokolate me 70% kakao

Kujdes sheqerin: mundohuni sa më shumë mos t’i mësoni fëmijët me ëmbëlsira, sheqerna. Sheqeri mund të merret natyrshëm në fruta, perime, drithëra dhe produktet e qumështit. Nga këto ushqime mund të merren të gjitha sheqernat e nevojshme për trupin e fëmijës.

Ushqimet që kanë sheqer të shtuar mund të kontribuojnë në hiperaktivitet, çrregullime të humorit, obezitet dhe diabet të tipit 2.

Disa këshilla për të reduktuar sasinë e sheqerit tek fëmijët:

Mos j’au ndaloni rreptësisht ëmbëlsirat: fëmijët i dashurojnë ëmbëlsirat dhe një ëmbëlsirë në dy javë/muaj nuk do t’i bëjë keq. Mundohuni që kur të kërkojnë ëmbëlsita t’i bëni kek me mjaltë dhe vaj ulliri ose puding me vezë.

Ndryshoni recetat: mundohuni mos t’i gatuani ëmbëlsirat me sheqer të bardhë, por gatuajini me mjaltë, hurma arabie ose sheqer kaf.

Shmangni pijet e konservuara: janë të tjembushura me sheqer që nuk ju nevojitet fëmijëve. Gjithmonë shtrydhni lëngë të freskët frutash ose perimesh.

Hani fruta: frutat janë të pasura me fruktozë dhe vitamina dhe janë thelbësore për mirëqënjen e fëmijëve tuaj.

Yndyrnat e shëndetshme: janë thelbësore për shëndetin e fëmijës. Mësojini fëmijët me fruta të thata, avokado, vaj urriri, ullinj, të verdhën e vezës, yndyrnat omega-3 etj.

Yndyrnat e shëndetshme janë yndyrna të pangopura. Këto mund të jenë:

  • Vaj ulliri
  • Avokado
  • Arra/ bajame/ lajthi
  • Fara kungulli/ susami/ lini
  • Acidet yndyrore omega-3: në peshq si salmoni dhe sardelet

Yndyrnat e pashëndetshme ose sic quhen ndryshe yndyrnat trans. Këto mund të jenë në:

  • Margarinë
  • Ushqimet e skuqura
  • Biskota, kek, ushqime të paketuara
  • Kikirikë të paketuar
  • Patatina
  • Dhjami i mishit të kuq.

Ja disa “truke” si ta bëni fëmijën të hajë sa më shumë fruta dhe perime:

Lërini fëmijët të zgjedhin: Kur jeni duke bërë pazar, lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë  për frutat dhe perimet që dëshiron të blejë, të gjitha kanë vlera të pafundme ushqyese.

Fshihini perimet në ushqime: Duhet ta pranojmë që perimet nuk janë të preferuara për fëmijët. Kur të gatuani makarona ose oriz, grini në rende të holla karrota dhe spec të kuq, kështu fëmija sdo e ndjejës si shtesë dhe do t’i marrë po njësoj vlerat ushqyese të tyre.

Përdor imagjinatën: Ushqimet në forma të çuditshme janë më tërheqëse për syrin e fëmijëve dhe do t’i hanë më lehtë.

Disa këshilla për t’u marrë parasysh

Bëhuni model: Inkurajojini fëmijët me modele të shëndetshme të ushqyeri. Studimet tregojnë se prindërit që gatujnë ushqime të shëndetshme, mësojnë edhe fëmijët të ushqehen shëndetshëm.

Përqëndrohuni në dietën e përgjithshme: mos u fokusoni që t’i jepni fëmijës vetëm disa produkte specifike që mendoni se kanë më shumë vlera ushqyese. Të gjitha ushqimet përmbajnë vlerat e tyre.

Mos i detyroni të hanë: Mos i detyroni që ta mbarojnë pjatën deri në fund nëse nuk duan, fëmijët e dinë vetë se kur janë të ngopur dhe detyrimi i fëmijës që të mbarojë ushqimin deri në fund do ta bëjë atë që mos ta hajë atë ushqim.

Burimet: WebMD, Majo Clinic, Health.

Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA

Wednesday, October 27, 2021

Dr. Natasha Kallashi: Çfarë duhet të dini për kancerin e gjirit, nga vetë-ekzaminimi deri tek trajtimi

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamnezë familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste. Për këtë “Gazeta Shëndeti online” zhvilloi një intervistë me mjeken radiologe Dr. Natasha Kallashi në spitalin e Traumës, e cila i’u përgjigj një sërë pytjesh për shenjat që shfaq kanceri i gjirit tek gratë, diagnostikimi dhe trajtimi i tij. Gjithashtu më tej u ndal edhe tek ekografia dhe mamografia për efektet anësore të secilës nga ekzaminimet. Së fundmi u prek edhe situata pandemike në vend, pra mënyra sesi kanë mundur pacientët të kryejnë ekzaminimet dhe kontrollet gjatë COVID-19.

Cilat janë faktorët e riskut të kancerit tek femrat?

Faktorët e kancerit të gjirit tek femrat janë disa, por ne do të përmendim ndër më kryesorët; duhanpirja, anamneza familjare, trajtimi hormonal për sterilitet femëror, përdorimi kontraceptivëve, lindje të vonshme dhe ardhja e mense (menestruacioneve) prej moshës 12 vjec.

Cilat janë shenjat klinike që një grua duhet të dyshojë për problemet e gjirit?

Çdo femër duhet të drejtohet tek mjeku, nëqoftëse sheh këto shenja në gjirin e saj:

  • Shfaqjen e një kokrre të fortë,
  • rudhosje të lëkurës,
  • skuqje locale apo e përhapur,
  • shfaqje e thithit në ngjyrë të errët të kuqe apo të zezë,
  • sekrecione nga thithi i gjirit
  • si dhe lëkura në trajtë portokalli, etj.

Cilat janë statistikat më të fundit të kancerit të gjirit?

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjec, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamneze familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste.

Si bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit?

Diagnostikimi i kancerit të gjirit është një diagnozë multi-dimensionale. Në të gjitha ato raste kur femrat prekin një formacion në gji fillohet me një ekzaminim nga mjeku senolog apo nga mjeku i familjes.

Etapa e parë imazherike për diagnozën e problemeve të gjirit është ekografia. Ekografia kryhet në çdo moshë, nuk ka efekte anësore, nuk kërkon parapërgatitje të pacientit, ka një kosto të ulët dhe koha e ekzaminimit është shumë e shkurtër.

Ekografia kryhet me frekuencë 1 herë ose dy herë në vit në varësi të asaj cfarë gjendet në ekografin e parë apo edhe në varësi të faktorëve të rriskut që paraqet cdo femër për pretendente për kancer të gjirit.

Po trajtimi i kancerit të gjirit si bëhet?

Trajtimi i kancerit të gjirit është një luftë e gjatë multidimensionare. Në trajtimin e kësaj sëmundje ne themi se jemi përballë një sfide të madhe sepse kërkon një bashkëpunim të pacientes, të familjarëve të saj, me mjekun onkolog, me kirurgun si dhe me mjekun imazherist. Në kancerin e gjirit është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në këtë sëmundje nuk ka një trajtim të duhur apo një trajtim të drejtë për cdo femër. Trajtimi i duhur apo i drejtë do të marr parasyshë rastin individual dhe preferencat personale të cdo gruaje. Janë pesë lloje kryesore në diagnostikimin e kësaj patologjie:

  • Kirurgjia
  • Terapia me rrezatim
  • Kimioterapia
  • Terapia hormonale
  • Terapia e targetuar

Plani i trajtimit do të bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stadin e kanceri, nëse kanceri është HER2-pozitiv (receptor hormon pozitiv), historinë mjekësore si dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të femrës. Në përgjithësi terapitë e kancerit të gjirit ndahen në terapi lokale dhe sistemike.

Ndërsa trajtimet për kancer të gjirit janë në dy kategori:

Terapi lokale, e cila përdoret për të hequr dhe shkatërruar masën kanceroze në vendin ku është lokalizuar. Kjo terapi përfshin masën kanceroze dhe një zonë të vogël rreth tij. Shembuj të terapisë lokale janë kirurgjia dhe terapia me rrezatim.

Terapi sistemike, përfshin trajtimet që bëhen në të gjithë trupin për të arritur qelizat e masës kanceroze kudo ku ato mund të ndodhen në organizëm. Ilacet mund të jepen nga goja ose me anë të gjakut. Për shembull, pjesë e terapisë sistemike është kimioterapia, terapia hormonale dhe terapia e targetuar (shënjuar).

Për t’u ndal pak tek ajo cfarë përmendët më lart, sa e dëmshme është terapia me rreztim për organizmin e pacientit?

Sigurishtë që radio terapia ka efektet e veta anësore për pacientët të cilët do i nënshtrohen, por parimi është i një bilanci pra cfarë ne mjekët duam të përfitojmë për të luftuar këtë sëmundje.

Nga ndryshon mamografia nga ekografia?

Mamografia ndryshe nga ekografia është një rrezatim x i përdorur për sqarimin e masave të gjirit. Fillohet me një eko gjiri dhe ne nuk mund të themi se është eko-ja ekzaminimi që jep më shumë të dhëna apo mamografia. Parimi është që njëra dorë lanë dorën tjetër dhe të dyja duart lajnë fytyrën. Që do të thotë imazhet e marra në ekografi thellohet studimi i tyre përmes imazheve të marra në mamografi.

Nëse një struktutë e gjirit nuk mund të studiohet përmes mamografisë, atëherë mbetet ekografia chekup-i i gjirit. Mamografia ndryshe nga ekografia ka specifikat e veta. Zakonisht kryhet në grupmoshat mbi 40 vjec, jo me të njëjtën frekuencë si ekografia. Kryhet në një hark kohor jo më shpesh se dy vjet. Në të gjitha ato rastet kur hasemi përballë një problemi të dyshimtë të gjirit, atëherë është mjeku imazheristë ai i cili vendos kriteret e përzgjedhjes së ekzaminimit të duhur.

Meqenëse jemi ende në muajin e cilësuar si “tetori rozë” a kemi pasur le të themi fluks të femrave këtë muaj krahasuar me muajt e tjerë që kanë ardhur për kontroll të gjirit?

Në fakt i gjithë viti është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm të chek-up të gjirit tek femrat. Kjo edhe për shkak të situatës pandemike në vend. Ku me shfaqjen e virusit Covid-19 në vendin tonë pati një stepje totale të grave për të ardhur tek mjeku dhe bërë ekzaminimet e duhura. Madje ndodhi edhe shtyrja e chek-up me mjekun ku më përpara këto ishin rutinë. Frekuenca gjatë këtij viti ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e tjera. Po ashtu në këtë muaj pati ndërgjegjësim të femrave, të cilat i’u nënshtruan kontrolleve të gjirit.

Pacientët të cilët paraqiten për të bërë kontroll të gjirit, vijnë me dëshirë të tyre apo të rekomanduar nga mjeku?

Kemi nga të dy llojet e pacientëve, por shumica e tyre e kanë kulturë personale depistimin dhe një pjesë tjetër vijnë nga rekomandimi i mjekut. Në përgjithësi në muajin tetorë shihet një shkallë e lartë sensibilizimi i femrave për vetëekzaminim.

Po për pacientë të cilët për shkak të komplikacioneve të ndryshme në pandemi i’u është dashur të kryejn një sërë ekografish, skaner apo rezonancë etj. Sa të dëmshme janë këto për organizmin e njeriut?

Ekografia dhe rezonanca nuk shfaqin asnjë efekt anësor, ndërsa mamografia ka efektet e veta anësore por, në përgjithësi këto nuk kryhen pa rekomandimin e mjekut. Gjë e cila lë të nënkuptoj që mjeku e dinë mirë momentin dhe arsyen se pse një pacient nevojitet ta kryej këtë ekzaminim.

Bisedoi: Xhoana Çallaku

 

 

Helmimi nga uji në Krujë/ Sasi e lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli

Burimet bëjnë me dije që në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi te shumë qytetarë, duke filluar nga e diela e 24 tetorit, është gjetur sasi e lartë bakteriale.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli), sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Vlen të theksohet se pranë depos së ujit ekziston një stallë bagëtish që dyshohet se është shkaku i ndotjes dhe helmimit, ndërkohë analizat po kryhen edhe nga ISHP.

Të vjella, dhimbje stomaku, dobësi trupore, ishin disa nga shenjat që raportojnë familjarët e të shtruarve jashtë kamerave. Të prekur janë të gjitha grupmoshat, banues në qytet, teksa nuk raportohet për të shtruar nga fshatrat apo lagjet periferike.

Vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer lidhen me efekte të reja anësore

Vaksinat nga AstraZeneca dhe Pfizer janë lidhur me efekte të reja anësore të rralla, por potencialisht serioze. Megjithatë, ekspertët thonë se edhe më e rrezikshme po të mos merret vaksina.

Këto zbulime janë bërë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit të cilët analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 32 milionë njerëzve në Angli. Ata vunë re se sindroma Guillain-Barre, paraliza e Bell-it dhe hemorragjia, ishin sëmundje të lidhura me infeksionin nga virusi dhe vaksinimin. Por, sipas ekspertëve, nuk ka asnjë arsye që duhet t’ju shtyjë të mos merrni vaksinën.

Studimi shtoi se, megjithëse një dozë e parë e vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer mund të shkaktojë një problem neurologjik menjëherë pas administrimit, infeksioni nga COVID-19 mbart një rrezik shumë më të madh. Studimi i botuar në Nature Medicine, vlerëson se kishte 38 raste për 10 milionë njerëz të sindromës Guillain-Barre pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, krahasuar me 145 raste për 10 milionë pas testimit pozitiv me Covid-19.

Dr. Lahiru Handunnetthi, një bashkautor i studimit, tha: “Në studimin tonë me mbi 32 milionë njerëz, zbuluam se disa komplikime neurologjike si sindroma Guillain-Barre ishin të lidhura si me infeksionin Covid-19, ashtu si edhe me vaksinimin me dozën e parë.

“Këto komplikime neurologjike ishin shumë të rralla, por ndërgjegjësimi për to do të jetë i rëndësishëm për kujdesin ndaj pacientëve gjatë programeve të vaksinimit masiv në të gjithë botën.” Profesor Aziz Sheikh, nga Universiteti i Edinburgut, tha: “Këto janë probleme shumë të rralla. Janë aq të rralla sa që duhet t’i raportojmë për një milion të popullsisë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një lidhje midis vaksinës Pfizer dhe hemorragjisë, megjithëse ekspertët që nuk janë përfshirë në studim e kanë vënë në dyshim këtë gjetje për shkak të dobësisë së të dhënave.

Peter Openshaw, një profesor i mjekësisë eksperimentale në Imperial College London, tha: “Kjo dukuri u vu re vetëm në një grup, nuk u zbulua gjithashtu në të dhënat nga Skocia dhe mua më duket një sinjal shumë i vogël dhe ndoshta jo domethënës.”

Prof Openshaw tha: “Komplikimet neurologjike nga vaksinat kundër SARS-COV-2 janë shumë më të rralla se komplikimet neurologjike nga Covid-19, çka tregon rëndësinë jetike të vaksinimit.”

Për të kontrolluar zbulimet, shkencëtarët vëzhguan së pari të dhënat nga Anglia dhe më pas i kontrolluan me ato nga Skocia.

Prof. Sheikh shtoi: “Rreziqet janë shumë më të larta në rast infektimi. Ka rreziqe që lidhen qartë me vaksinat, por ka rreziqe shumë më të mëdha që lidhen me infektimin.”/ Express

Post pandemia / Mjekët: Sfidë aq sa vetë sëmundja

Ekspertët thonë se pas pandemia është po aq e vështirë sa pandemia vetë. I ngjan një tërmeti apo cunami që fshin gjithçka gjen përpara dhe me t’u larguar, njerëzit bëjnë bilancin e atyre gjërave që humbën, dhe atyre që mund të rikuperohen.

Entela Binjaku, Sociologe: Një studim i fundit i agjencisë Bloomberg tregon se rikthimi në jetesën që bënim dikur, do të ndodhë pas 7 vjetësh. Arsyeja është se pas kaq vitesh llogaritet, se do të jetë vaksinuar 75% e popullsisë së botës. Pas pandemia ka ndryshuar prioritet dhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Ka kategori që do duhet kohë ta rimarrin veten. Ka njerëz, që janë në zi për familjarët që ua mori Covidi. Kategori tjetër janë pacientët që e kaluan me vështirësi sëmundjen. Ka të tjerë që e kanë ende të vështirë afrimin me njerëzit nga frika e infektimit. Shumë njerëz punuan online dhe tani e kanë të vështirë ndarjen e jetës personale nga ajo profesionale. Viktimat e dhunës e përjetuan rëndë mbylljen me dhunuesin e për rrjedhojë pasojat do të ndihen në fazën e pas pandemisë./ Top Channel

Vaksinat mRNA/ Të sigurta dhe efektive për personat alergjikë

Sipas një studimi amerikan, vaksinat mRNA kundër koronavirusit janë të sigurta dhe efektive për personat alergjikë. Megjithëse personat alergjikë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë efekte anësore pas vaksinimit, pothuajse të gjithë mund të vaksinohen.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit, Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe Brigham & Women’s Hospital në Boston, analizuan të dhënat e 53,000 personave, 47 prej të cilëve (0.9%) vuanin nga alergji të rënda, si janë reaksionet ndaj ilaçeve, vaksinave dhe alergeneve.

Cilat simptoma të alergjisë mund të shfaqen nga vaksinat mRNA?

Sipas studimit,  11.6% që vuanin nga alergjitë, pra rreth një në 10, raportuan reaksione alergjike brenda tre ditëve pas dozës së parë ose të dytë të një vaksine mRNA, krahasuar me 4.7% që nuk vuanin nga alergjitë. Personat më të rrezikuar ndaj reaksioneve alergjike kishin rreth dy herë e gjysmë më shumë gjasa të kishin efekte anësore si edeme, ënjtje  apo dhimbje.

Pavarësisht nga këto simptoma, 98% u vaksinuan me të dyja dozat. Personat alergjikë sigurisht që mund të kenë simptoma pas vaksinimit, veçanërisht pas dozës së parë, por shumica e simptomave alergjike nuk e pengojnë  marrjen e dy dozave të vaksinës mRNA,” tha sipas imunologut Dr L.

Helmimi masiv në Krujë/ Shkon në 500 numri i të prekurve

Mjekët në spitalin e Krujës njoftojnë se situata e pacientëve me probleme të helmimit është përmirësuar. Sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri më tani , rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.

Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkon në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital.

Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga  rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.

Konsumi i lartë i fibrave zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës

Konsumi i lartë i fibrave në dietë mund të ulë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, sipas një numri të lartë studimesh.

Për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të korrur një sërë përfitimesh ushqyese, në dietën tonë ditore, ne duhet të zëvendësojmë bukët dhe tortilën e bërë nga mielli i rafinuar i grurit me ato të drithërave të plota si misri dhe gruri, që janë burime të mira të fibrave dietike, B vitamina, minerale, proteina dhe karbohidrate.

Disa studime të grupit vëzhgues sugjerojnë që ndryshe nga marrja e grurit të rafinuar, marrja e drithërave si pjesë e dietës mund të shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të llojeve të ndryshme të kancerit duke përfshirë kolorektal, stomak, ezofag, gji, kancer të mëlçisë dhe pankreasit.  Gjithashtu, konsumi i një diete me nivel të lartë fibrash mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Niveli ditor i rekomanduar i fibrave të marra nga dieta është 25-30 gram në ditë.

Diabeti i tipit 2/ Pse nuk duhet të pini kurrë lëngje frutash

Miliona njerëz janë të rrezikuar nga diabeti i tipit 2, një gjendje shëndetësore serioze që ka nevojë për menaxhim gjatë gjithë jetës. Disa faktorë, të tilla si mosha dhe përkatësia etnike, nuk mund të ndryshohen, por ka disa zakone që na ndihmojnë ta parandalojmë atë.

Sipas “The Sun”, hulumtimet kanë treguar se një portokall ose një mollë mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2, por lëngjet e bëra nga frutat mund të kenë efektin e kundërt. Një studim shqyrtoi konsumimin e frutave te më shumë se 187,000 burra dhe gra në SHBA gjatë një periudhe gati 25-vjeçare. Rreth 6.5 për qind e pjesëmarrësve zhvilluan diabetin e tipit 2, një gjendje e nxitur nga mbipesha gjatë periudhës së studimit.

Ata që konsumonin një ose më shumë gota me lëng frutash çdo ditë, ishin më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti i tipit dy. Por njerëzit që hanin të paktën dy racione me fruta çdo javë (veçanërisht boronica, rrush dhe mollë), reduktuan rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 deri në 23 për qind. Studiuesit zbuluan se nëse i konsumoni frutat siç janë në vend që të blini lëng, do të reduktoni deri në shtatë për qind rrezikun e prekjes nga diabeti.

Studimi, i botuar në British Medical Journal në vitin 2013, ishte i pari që vuri re se preferencat që një individ kishte për frutat, ishin të lidhura me rrezikun e sëmundjes. E vërteta është se një pije e bërë nga frutat mund të jetë potencialisht vdekjeprurëse. Kur frutat përzihen me një lëng, sheqernat lirohen dhe bëhen “sheqerna pa pagesë”. “Sheqera pa pagesë” janë ato që shtohen në ushqime si ëmbëlsira, biskota dhe çokollata.

Por ato gjithashtu gjenden natyrshëm në lëngjet e frutave. Kalimi i kësaj sasie mund t’ju bëjë të shtoni peshë dhe të qenit mbipeshë është një kontribues kryesor në diabetin e tipit 2. NHS thotë: “Kufizoni sasinë e lëngut të frutave, lëngut të perimeve ose smoothie-ve, në jo më shumë se 150 ml në ditë (një gotë e vogël)”. Nëse i konsumoni frutat siç janë, do të keni shumë përfitime, sepse ato kanë lëndë ushqyese dhe fibra pa sheqerna të shtuara.

Cilat janë shkaqet e hipo-proteinemisë?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Gjendjet shëndetësore që ndikojnë në tretje ose në përthithjen dhe përdorimin e proteinave nga ushqimi janë shpesh shkaku i hipoproteinemisë. Kufizimi i marrjes së ushqimit ose ndjekja e dietave shumë kufizuese mund të çojë gjithashtu në mungesë të proteinave në trup.

Kequshqyerja dhe nënngrënia: Hipoproteinemia mund të lidhet drejtpërdrejt me dietën e një personi, veçanërisht nëse një person nuk ha mjaftueshëm kalori ose shmang grupe të caktuara ushqimore.

Hipoproteinemia e lidhur me dietën mund të shfaqet në rastet e mëposhtme:

Nëse një person ka të ardhura të pamjaftueshme për të blerë ushqime dhe nuk konsumon mjaftueshëm kalori nga proteinat.

Gjatë shtatzënisë, pasi gratë kanë nevojë për shumë më tepër proteina se normalja për zhvillimin e fetusit. Ata që nuk janë në gjendje të hanë kalori të mjaftueshme nga burimet e proteinave për shkak të të përzierave dhe të vjellave ekstreme, kanë një rrezik të lartë të hipoproteinemisë.

Një person ka një çrregullim të të ngrënit, si anoreksia nervore dhe bulimia nervore. Këto shpesh rezultojnë në një dietë që nuk siguron proteina të mjaftueshme.

Individët që ndjekin një dietë kufizuese, si ajo që eliminon pothuajse të gjitha burimet e proteinave bimore dhe shtazore, mund të jenë në rrezik të hipoproteinemisë.

Çrregullime të mëlçisë: Mëlçia luan një rol kyç në përpunimin e proteinave në trup.

Nëse mëlçia nuk funksionon plotësisht, trupi mund të mos jetë në gjendje të marrë proteina të mjaftueshme për të kryer funksionet e saj jetësore. Kjo mund të ndodhë te njerëzit me një sërë çrregullimesh të mëlçisë, duke përfshirë hepatitin ose cirrozën.

Probleme me veshkat: Veshkat ndihmojnë në filtrimin e produkteve të mbeturinave nga gjaku në urinë. Kur funksionojnë siç duhet, veshkat lejojnë që proteinat të qëndrojnë në qarkullimin e gjakut. Megjithatë, kur veshkat dëmtohen ose nuk funksionojnë plotësisht, ato mund të rrjedhin proteina në urinë.

Kjo mund të ndodhë te njerëzit që kanë hipertension (presion të lartë të gjakut), diabet dhe disa sëmundje të veshkave. Si rezultat, një person mund të ketë një kombinim të hipoproteinemisë dhe proteinurisë, (proteina në urinë).

Sëmundja celiake: Sëmundja celiake është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e trupit në zorrën e vogël.

Ky reagim ndodh kur një person ha ushqime që përmbajnë gluten, një proteinë që gjendet në grurë, thekër dhe elb.

Dëmtimi autoimun në zorrën e vogël mund të çojë në përthithjen e reduktuar të shumë lëndëve ushqyese, përfshirë proteinat.

Sëmundja inflamatore e zorrëve: Disa forma të sëmundjes inflamatore të zorrëve (IBD) shkaktojnë inflamacion në zorrën e holle. Kjo pjese e zorres është ajo ku trupi zbërthen shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe i thith ato.

Dëmtimi i zorrës së hollë mund të çojë në mangësi të ndryshme të lëndëve ushqyese, duke përfshirë hipoproteineminë.

Agjencia shëndetësore e BE-së paralajmëron: Sezoni i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit

Të moshuarit mund të përballen me një sezon të vështirë të gripit. Pandemia e Covid e cila vijon të mbetet shqetësuese për sistemin shëndetësor, mund të mbingarkojë edhe më shumë situatën. Agjencia shëndetësore e BE-së ka paralajmëruar një situatë shqetësuese në Europë.

Agjencia e monitorimit bëri me dije se në Kroaci qarkullimi i gripit ka kaluar pragun sezonal shumë më herët, ndërsa lloji i cili po qarkullon më shumë këtë vit është A (H3N2) që prek më shumë të moshuarit.

“Një rritje e madhe e gripit gjatë pandemisë Covid mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore tashmë të rënduara edhe nga Covid”, ka thënë kreu i programit të ECDC  , Pasi Penttinen.

Ndërkohë vaksinat kundër koronavirusit dhe gripit ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda shtoi më tej Penttinen.

Sipas agjencisë dhjetëra, mijëra njerëz vdesin nga komplikacionet e gripit çdo vit në Bashkimin Europian, ndërsa qindra mijëra njerëz shtrohen në spital për të marrë trajtim mjekësor kundër gripit.

Sa ujë duhet të pini?

Kohët e fundit, pacientët kanë pyetur nefrologët nëse një njeri normalisht duhet të pijë më shumë ujë dhe nefrologët kanë rekomanduar rritjen e marrjes së ujit për të mbajtur larg sëmundjen e veshkave.

Për vite me radhë, një numër në rritje i nefrologëve dhe mjekëve të kujdesit parësor kanë rekomanduar të pini më shumë ujë për të holluar nefrotoksinat ose thjesht për të larë veshkat në një mjedis më të përshtatshëm.

Në pamje të parë , ky rekomandim duket se ka kuptim, por dy studime të fundit sugjerojnë se prirja jonë e zellshme për të pire gjithnjë e më shumë ujë nuk na jep mbrojtjen e veshkave që shpresojmë.

Studimi i bërë në këto punime të fundit tregoi se pjesëmarrësit që ulën osmolaritetin e tyre të urines duke pirë më shumë ujë nga një bazë prej 374 mOsm/L në <326 mOsm/L kishin rënien më të madhe të eGFR (te filtrimit glomerular). Individët që pinin sasi te ujit të ujit në ditë (respektivisht < 0.5 ose > 2.0 L/d) kishin gjasat më të mëdha për të përjetuar rënie të funksionit te veshkave (raporti i rrezikut, përkatësisht 1.92 dhe 2.43) krahasuar me ata që kishin konsum të moderuar të ujit ( 1,0-1,5 L/d).

Çfarë duhet t’u themi pacientëve?

E gjithë kjo do të thotë që ne nuk duhet të fokusohemi më në sasinë e ujit që pimë. Është natyrisht e sigurt të rekomandohet konsumimi i ujit mjaftueshëm e jo fare pak, por pirja e sasive të tepërta të ujit nuk do të sigurojë ndonjë mbrojtje të veshkave.

Studiuesit kanë vënë në pikëpyetje besimin se ne thjesht mund të lajmë veshkat me ujë dhe gjithçka do të jetë mirë. Ashtu si një mollë në ditë nuk do ta mbajë mjekun larg, edhe uji i pijshëm me shumicë nuk do të parandalojë sëmundjen e veshkave. Konsumi i moderuar i ujit është gjithçka që mund të rekomandojmë në bazë të shkencës sot në dispozicion.

Si ndikon kafeja në mëlçinë tuaj?

Nëse jeni mesuar te pini disa kafe gjate dites , do të jeni të lumtur të dëgjoni se mund të ketë disa përfitime për mëlçinë tuaj.

Studimet tregojnë se pirja e dy deri në tre filxhana kafe në ditë mund të mbrojë mëlçinë tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga alkooli i tepert qe keni marre me pare ose një dietë e çrregulltë.

Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të ulë rrezikun e kancerit të mëlçisë.

FDA jep dritën jeshile: Pfizer mund të përdoret për fëmijët mbi 5 vjeç në SHBA

Qeveria amerikane i dha dritën jeshile  përdorimit të vaksinës Pfizer/BioNTech tek  fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç. Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh.

Në shtator, kompania tha se të dhënat e saj të provës treguan se vaksina ishte e sigurt për fëmijët në atë grupmoshë. Shtetet e Bashkuara tashmë po ua japin atë atyre 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë. Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të Lidhura të FDA-së përcaktoi të martën se përfitimet nga marrja e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

FDA pritet të miratojë gjetjet e komitetit, duke i hapur rrugën drejtorit të CDC që të rekomandojë që vaksinimet të fillojnë në fillim të muajit të ardhshëm.

Të dhënat zyrtare nga SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshës pesë deri në 11 vjeç kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Në total, vendi ka regjistruar afër 740,000 vdekje nga virusi.

Helmimi masiv në Krujë/ Dyshimet se ujërat e ndotur hynë në tubacionet e ujësjellësit

Kontaminimi i ujit të pijshëm nga reshjet e dendura të shiut janë një tjetër pistë që po hetohet si shkak i mundshëm për helmimin e qindra qytetarëve të Krujës. Ujësjellës Kanalizimi Krujë njofton se është gjetur sasi e lartë e amoniakut në ujë, që mund të jetë pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Krujë e sidomos në malësinë e Krujës, ku ndodhen depozitat e ujësjellësit.

“Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së diel, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”, njofton Ujësjellës Kanalizimi Krujë.

Dyshimi mbetet paraprak pasi sipas UKK mbetën në pritje të analizave mikrobiologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit. Një pistë tjetër është intoksikimi i ujit të pijshëm me fekalet që vijnë nga një stallë bagëtish, që ndodhet pranë depos së ujit.

Qytetarët e Krujës vijojnë të shfaqin probleme shëndetësore si gastroenterite, të vjella e diarre. Vetëm gjatë të martës janë paraqitur 30 pacientë, një pjesë e të cilëve fëmijë dhe adoleshentë. Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka bërë me dije se për banorët do të shpërndahet ujë falas pas kësaj situate.”Të gjithë banorët do marrin ujë të pijshëm. Do shpërndahet me autobot dhe koli”, deklaron ai.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po analizohen mostrat e ujit të pijshëm dhe ushqimeve. “Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Rezultati i analizave ka një afat të përcaktuar, nga 24 në 72 orë”, tha ministrja Ogerta Manastirliu. Për zbardhjen e plotë të shkaqeve po heton edhe prokuroria e Krujës. Për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkon hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse. Ai tha se është i shqetësuar nga kjo “situatë alarmante”.

“I nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, tha presidenti.

Të paktën 370 qytetarë, nga të cilët 70 të mitur janë paraqitur me simptoma helmimi në urgjencën e spitalit Klinik të Krujës “Stefan Gjoni” gjatë dy ditëve të fundit.

Mbërrijnë në Shqipëri 117 mijë doza Pfizer

117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Postimi

Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Tuesday, October 26, 2021

E drejta për informim, e drejtë publike

E drejta e informimit është një e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Shqipërisë, neni 23/1 i saj. Kjo e drejtë mbrohet nga Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

Gjithsesi, ende institucionet shtetërore nuk e shohin të rëndësishëm informimin, e cila lidhet drejtpërdrejt me transparencën dhe llogaridhënien e këtyre institucioneve për punën e tyre. Në fakt, në nenin 24 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, parashikohet se “çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative”.

Çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë informacione publike dhe nuk ka pse të japë arsye se për ccfarë i duhen informacionet. Informacion publik është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme apo formati, gjatë ushtirmit të funksionit publik, pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik.

Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik nëpërmjet dokumentit original ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundësin akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar. Autoriteti publik e trajton kërkesën për informim duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. Mostrajtimi i kërkesës brenda afateve do të konsiderohet refuzim.

E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:

  1. Të drejtën për një jetë private
  2. Sekretin tregtar
  3. Të drejtën e autorit
  4. Patentat

Si dhe rasteve të tjera të parashikaura në nenin 17 të ligjit nr.119/2014

Ky shkrim është publikuar në kuadër të projektit “Nxitje transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit në prokurimet publike në shëndetësi”, i cili zbatohet nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur. Qëllimi i këtij shkrimi është informues.

EMA po shqyrton autorizimin e pilulës Merck kundër Covid-19

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka “filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck. Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë molnupiravirin dhe një vendim pritet të merret së shpejti. Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu autorizimi i një pilule do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./ Euronews

Dr. Altin Kuqo: Korrupsioni në shëndetësi fillon që nga mënjanimi i shefave të shërbimit, fenomen që ka penguar zhvillimin

Dukuria e korrupsionit në “sistemin shëndetësor” është po aq e vjetër sa vetë krijimi i shoqërisë. Por, përse njerëzit në përgjithësi e lidhin këtë dukuri me bluzat e bardha? A janë përgjegjës mjekët për korrupsionin në shëndetësi? Si shumë pyetjeve të tjera për Gazetën “Shëndeti on line” u është përgjigjur Dr. Altin Kuqo, mjek Neurolog pranë Q.S.U. “Nënë Tereza”, Tiranë.

Doktor, çfarë duhet të kuptojmë me korrupsion në sistemin shëndetësor?

Sipas mendimit tim nuk ekziston koncepti i korrupsionit në shëndetësi. Pra nuk ka korrupsion në nivel të ofrimit të shërbimit shëndetësor. Korrupsioni është një dukuri negative që prek kryesisht administratën shtetërore dhe në këtë kuadër mund të prekë dhe pjesën e administratës së sistemit shëndetësor si Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtoritë në varësi të saj. Nëse do ti referohemi dhuratave që bëjnë vetë pacientët ose të afërmit e tyre dhe në raste më të rralla mitmarrjes, atëherë nuk kemi të bëjmë me korrupsion, por me një problem etik ose e shumta me një shkelje të disiplinës në punë dhe shfrytëzim të pozicionit për të nxjerrë fitime të pamerituara.

A ka ndryshuar koncepti i korrupsionit ndër vite? Në se po, si?

Korrupsioni nuk është  koncept por një dukuri e vjetër sa vetë marrëdhënia shoqërore. Thelbi i saj nuk ndryshon, por mënyra e shfaqjes sa vjen e bëhet më e sofistikuar.

Pse njerëzit e lidhin korrupsionin përgjithësisht me bluzat e bardha?

Mjekësia dhe shërbimi shëndetësor janë sektorë shumë të ndjeshëm nga pikëpamja humane dhe sociale, ku njerëzit janë shumë të ndjeshëm pasi preken direkt dhe në masë. Fjala vjen të paguash ryshfet ose të pranosh ortakëri me një funksionar shteti për të marrë tendera publike nuk është se i bie në sy një njeriu të zakonshëm madje edhe kur çështja bëhet publike prej shtypit, ndërsa pranimi i pesëqind lekeve prej mjekut bën shumë bujë. Madje në media është shfaqur si denoncim i shekullit, prej një emisioni investigativ futja tinëz në xhepin e mjekes i dyqind lekëve.

Sipas jush, ku ndodh korrupsioni më i madh në shëndetësi, në institucionet shtetërore apo në spitale?

Korrupsioni monetar por edhe ai i influencave ndodh në institucionet që menaxhojnë fonde dhe influenca pra, në  institucionet e shtetit dhe në administratat spitalore.

Si mendoni, sa fajtorë janë mjekët për situatën e sistemit shëndetësor sot, gjithmonë duke iu referuar konceptit të korrupsionit?

Masa e mjekëve nuk janë  përgjegjës për situatën e sistemit shëndetësor. Ata mund të jenë përfitues prej amullisë që zënë këtë sistem prej keq strukturimit dhe keq menaxhimit nga i gjithë zinxhiri administrativ, që prej Ministrit të shëndetësisë dhe deri tek drejtori më periferik. Një rol të rëndësishëm do duhej të luanin drejtuesit e njësive të sistemit shëndetësor, fjala vjen shefat e shërbimeve spitalore, të cilët me mënyrën se si funksionojnë spitalet tona janë mënjanuar nga shumë vendimmarrje dhe nga menaxhimi i fondeve të shërbimeve të tyre si dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Drejtuesi i punës në shërbim është shefi i shërbimit dhe jo drejtori i spitalit, por për të marrë një mjek apo një infermier në punë firmos drejtori! Këtu fillon korrupsioni. Duke parë mangësitë e tjera që ka sistemi shëndetësor mendoj se edhe shefat vetë nuk i kërkojnë këto përgjegjësi pasi janë më rehat. Në këtë aspekt shefat nuk ndikojnë në përkeqësimin e situatës, por edhe nuk është se nxisin përmirësimin e saj.

Sa e ka penguar ky fenomen zhvillimin e sistemit shëndetësor?

Mjaftueshëm.

“Korrupsioni” a mendoni se e ka zbehur punën e një mjeku në sy të qytetarëve?

Për mjekët që janë punëtorë të devotshëm dhe që e ushtrojnë me pasion e ndërgjegje profesionin e tyre, puna e mjekut nuk zbehet madje është dukur më shumë në këtë sistem i cili ofron kushte jo të mira pune dhe të marrëdhënieve ndërmjet kolegëve.  Figura e mjekut është ajo që është dëmtuar më shumë prej korrupsionit, sistemit të korruptuar i cili sjell edhe fenomenin e mit marrjes që zanafillën e tij e ka tek niveli shumë i ulët i  pagave në mjekësi.

Bisedoi për shëndeti online: Xhoana Çallaku

Studimi/ Njerëzit e pavaksinuar ka të ngjarë të infektohen me Covid-19 mesatarisht çdo 16 muaj

Për sa kohë do të zgjasë imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19? Mund të mos jetë aq gjatë sa ç’mendoni. Një studim në Universitetin Yale dhe Universitetin e Karolinës së Veriut, zbuloi se, mesatarisht, njerëzit e pavaksinuar infektohen përsëri me Covid-19, çdo 16 deri në 17 muaj. Qëllimi i përgjithshëm i studimit ishte t’i jepte përgjigje pyetjes se për sa kohë zgjat imuniteti natyral pas infektimit me SARS-CoV-2? Gjetjet bien ndesh me idenë se shërimi nga Covid-19 mundëson mbrojtje të përhershme nga virusi.

Studimi shqyrtoi të dhënat pas infektimit nga gjashtë koronaviruse të ngjashme me Covid-19, që datojnë që në vitin 1984. Periudha kohore pas infektimit varionte nga 128 ditë deri në 28 vjet në kushte endemike, që do të thotë se sëmundja gjendet vazhdimisht në popullsi. Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin kohën e riinfektimit për njerëzit e pavaksinuar, afërsisht 16 muaj mesatarisht. Kjo është më pak se gjysma e kohës që duhet për t’u riinfektuar nga koronaviruset e tjerë të transmetuar nga njerëzit, zbuluan ata.

“Riinfeksioni mund të ndodhë në tre muaj ose më pak,” shpjegoi doktor Townsend. “Prandaj, ata që janë infektuar natyrshëm duhet të vaksinohen. Infeksioni natyral mund të ofrojë shumë pak mbrojtje afatgjatë kundër infeksioneve të mëvonshme.”

“Rezultatet tona bazohen në kohët mesatare të zbehjes së imunitetit tek individët e infektuar,” tha Hassler për Yale Daily News. “Ky imunitet mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër se mesatarja, në varësi të faktorëve si statusi imunitar, mosha etj”.

Studiuesit thonë se masat parandaluese shëndetësore dhe përshpejtimi i vaksinimit në nivel global, do të jenë “kritike” për minimizimin e vdekjeve nga Covid-19. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 57.2% e popullsisë së SHBA-së është plotësisht e vaksinuar dhe 66.2% e banorëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ministria e Shëndetësisë merr vendimin: Jo më çokollata, patatina apo pije freskuese/ Nxënësve do u ndalohen këto ushqime

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit do të ndalojnë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Synimi i këtij vendimi është lufta kundër kequshqyerjes dhe mbrojtja e nxënësve të moshave nga 6-15 vjeç, prej materialeve të dëmshme për ta.

Qëllimi është plotësimi dhe rregullimi i legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit,  pijeve  energjike dhe  pijeve  të  gazuara  që  përmbajnë  sheqer  të shtuar. Ushqimet e ndaluara janë ëmbëlsirat, kryesisht produktet me çokollatë; ushqimet e skuqura, në të cilat përfshihen patatinat, salsiçet dhe petullat; ushqimet e aromatizuara, me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri; si dhe pijet freskuese me ose pa gaz.

Lista e ushqimeve të pashëndetshme që ndalohen në mjediset e institucioneve arsimore

Ëmbëlsira: çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë   ose   e   bardhë,   vezë   të   mbushura   meçokollatë, çokokrem);-produkte   të   veshura   me   çokollatë   (p.sh.:biskota  pjesërisht  ose  plotësisht  të  veshura,  fruta ose  arra  të  veshura  me  çokollatë,  akullore  dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë,  përfshirë  ëmbëlsirat  “pa  sheqer” (p.sh.:çamçakëz,  xhelatina,  likuiricia, karamele të çdo  lloji  përfshirë: menta,    lëpirëse    sheqeri, ëmbëlsira  me  sherbet, marshmalloës,  dhe  ëmbëlsira të tjera);-çokollatë,  kos  ose  fruta  të  thata  dhe  arra  të veshura me sheqer;-bareta drithërash,   ëmbëlsira   me   fruta   të përpunuara.

Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin  për  shembull: patatina,  salsiçe  të  skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi  paketimi  të  barabartë  ose  më  të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet  e  frutave  të  ëmbëltuara  me  sheqer  të shtuar;-lëngjet  e  perimeve  me  sheqer  ose  kripë  të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara  me  lëngje  frutash,  të  cilat  hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.

Lista e ushqimeve të lejuara në mjediset e institucioneve arsimore:
fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);
fruta të konservuara në lëng natyral;
perime të papërpunuara.

SHBA pritet të vendosë për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka rënë, por shumë zyrtarë të kujdesit shëndetësor besojnë se vaksinimi i fëmijëve të vegjël është kyç për uljen e shkallës së infeksionit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se vaksinat për fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç ka të ngjarë të jenë të disponueshme në gjysmën e parë të nëntorit. Ai tha se shumë fëmijë mund të vaksinohen plotësisht përpara fundit të vitit. Zyrtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së po shqyrtojnë aplikacionin e kompanive Pfizer dhe BioNTech për autorizimin e vaksinës së tyre për fëmijë.

Këshilltarët e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shqyrtojnë rekomandimet për vaksinën Pfizer/BioNTech në një takim javën e ardhshme. Drejtorja e këtyre qendrave, Rochelle Walensky, tha se dëshiron të veprojë me shpejtësi.

“Ne e dimë se sa shumë prindër janë të interesuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre midis 5 dhe 11 vjeç dhe ne synojmë të veprojmë sa më shpejt që mundemi”, tha Walensky. Kur të autorizohet, rreth 28 milionë fëmijë të kësaj grup-moshe në SHBA do të kualifikohen për marrjen e vaksinës. Në të gjithë SHBA-në, më shumë se 67 për qind e qytetarëve të kualifikuar për vaksinim, janë vaksinuar plotësisht. Numri i rasteve me koronavirus në SHBA ka rënë që nga mesi i shtatorit, kur varianti Delta ka shkaktuar valë të madhe infektimesh.

Helmimi i qytetarëve nga uji/ Manastirliu në spitalin e Krujës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtuesja e ISSH Vjollca Braho kanë shkuar në shkuar në spitalin e Krujës pas helmimit të banorëve si pasojë e ujit të pijshëm. Braho ka kërkuar shpjegime nga mjekët pse Inspektoriati nuk është njoftuar menjëhere pas ngjarjes.

Rreth 300 është numri i qytetarëve të cilët kanë shkuar në spitalin e Krujës për ndihmë mjeksore, me shenja helmimi.

Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Pas marrjes së ndihmës në spital një pjesë nga të sëmurët janë larguar për në banesë. Me marrjen e informacionit janë vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore.

Tragjike/ Humb jetën nga COVID-19 një fëmijë 5 vjeç nga Saranda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Fëmija ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë. Për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës me gjithë përpjekjet e mjekëve.

Vitamina E me tepricë/ Ja çfarë duhet të dini

Vitamina E dhe beta-karoteni marrë nga ushqimet si frutat, perimet, vajrat me origjinë bimore, arrorët e farat, ofron sasinë e përshtatshme të këtyre lëndëve ushqyese për të mbështetur shëndetin.

Por marrja e tyre nga suplementët mund të rrisë rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit, sipas një studimi të kohëve të fundit. Nëpërmjet një diete të balancuar e të shëndetshme arrini të merrni gati të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Helmimi masiv në Krujë/ Shkon në 320 numri i qytetarëve që i janë drejtuar spitalit

Vijon fluksi i qytetarëve të paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit. Nga mbrëmja e kaluar dhe deri në këto momente i janë drejtuar spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e dielë dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital.

Në total numri i persona të paraqitur me simptoma të helmimit shkon në 320. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se në qytet ka janë dy depozita uji. Të dyja depozitat kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera. Dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza dhe uji i pijshëm.

Mësohet se qytetarët me këto simptoma janë nga lagje të ndryshme të qytetit të Krujës. Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Situata ka filluar të dielën dhe vijon edhe mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët direkt pas ngrënies

Lani dhëmbët me furcë të paktën një orë pas ngrënies, veçanërisht nëse keni pasur ushqime acidike, për të mbrojtur smaltin e dhëmbëve tuaj. Dhëmbët dhe mishrat e tyre te shëndetshëm janë jetik për shëndetin e përgjithshëm.

Por kur vjen puna te larja e dhëmbëve, tregohuni të zgjuar në lidhje me kohën.

Prisni të paktën një orë pas ngrënies, veçanërisht nëse hani ushqime acidike ose pini sode. Kjo i jep kohë smaltit tuaj për t’u ngurtësuar përpara se të lani.

Si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit. Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit. Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.

Nëse ndjeni djegie stomaku, të përziera apo probleme me tretjen do të thotë se stomaku është i trazuar. Për të larguar dhe qetësuar këto dhimbje ju tregojmë një mënyrë shumë natyrale dhe efikase me çajin e xhenxhefilit. Ndiqeni më poshtë mënyrën se si të përgatisni lehtë këtë çaji natyral dhe shumë qetësues.

Si ndihmon në qetësimin e stomakut: Xhenxhefili njihet si një kurues natyral për shumë probleme të shëndetit, ku as stomaku nuk mbetet jashtë. I pasur në vitaminë C, amino acide, zink dhe kalium, xhenxhefili funksionon si një balancues natyral për çdo problem të stomakut tuaj. Mund ta përdorni kur keni të përziera, djegie të stomakut apo probleme të vazhdueshme me tretjen e mirë dhe dhimbje. Përveçse e qetëson stomakun kur ndjeni të përziera ka veti edhe ta boshatisë atë duke stimuluar tretjen e mirë. Prandaj mund ta konsumoni lehtësisht edhe pas vakteve apo gjatë ditëve që ndiheni të fryrë.

Si ta përgatisni cajin e xhenxhefilit: Zgjidhni një ibrik ku do të zieni ujin dhe përgatisni çajin dhe mbusheni atë me rreth 4 gota ujë ose 1 litër.Më pas merrni një degë xhenxhefili rreth 7-8 cm, qërojeni dhe priteni në feta të holla ose katrorë të vegjël. Nëse e prisni në copa të vogla, kujdesuni të shtypni pak ato në mënyrë që të lëshojnë të gjithë aromën dhe vlerat e tyre në ujë. Vini ujin të ziejë në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni copëzat e xhenxhefilit që përgatitët më parë. Lërini të ziejnë për 5 minuta në nxehtësi mesatare, më pas uleni zjarrin në të ulët dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera.

Gjatë fundit të përgatitjes shtoni një lugë mjaltë tek çaji juaj dhe përziejeni mirë. Kur të shikoni që çaji është gati, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Mund të zgjidhni ta kulloni nga copëzat e xhenxhefilit ose ta konsumoni bashkë me to. Konsumojeni këtë çaj të ngrohtë sa herë të ndjeni probleme me stomakun dhe mos e ndaloni kurën derisa të ndiheni më mirë. Nëse dhimbjet vazhdojnë për ditë me radhë dhe janë të padurueshme, këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist.

Infeksionet virale të frymëmarrjes

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Infeksionet virale të frymëmarrjes prekin mushkëritë, hundën dhe fytin. Këto viruse përhapen më së shpeshti duke thithur pikla që përmbajnë grimca virusi.

Shembuj të tillë përfshijnë:

Rinovirusi është virusi që më shpesh shkakton ftohjen e zakonshme, por ka më shumë se 200 viruse të ndryshme që mund të shkaktojnë ftohje. Simptomat e ftohjes si kollitja, teshtitja, dhimbja e kokës së lehtë dhe dhimbja e fytit zakonisht zgjasin deri në 2 javë.

Gripi sezonal është një sëmundje që prek rreth 5% deri 20% të popullsisë në çdo vit. Më shumë se 200,000 njerëz në vit shtrohen në spital çdo vit në SH.B.A. për shkak të komplikimeve të gripit. Simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e ftohjes dhe shpesh përfshijnë dhimbje trupi dhe lodhje të rëndë. Gripi gjithashtu ka tendencë të shfaqet më papritur sesa një ftohje.

Virusi Sincicial i Frymëmarrjes (RSV) është një infeksion që mund të shkaktojë infeksione të sipërme të frymëmarrjes (si ftohjet) dhe infeksione të frymëmarrjes së poshtme (si pneumonia dhe bronkioliti). Mund të jetë shumë i rëndë tek foshnjat, fëmijët e vegjël dhe të rriturit e moshuar.

SARS-COV-2 është një koronavirus i frymëmarrjes që shkakton infeksionin COVID-19. COVID-19 shkaktoi një pandemi globale në vitin 2020, duke mbyllur shkollat, bizneset dhe jetën publike në të gjithë botën, duke infektuar miliona njerëz dhe duke vrarë mbi 1 milion në të gjithë botën dhe 210,000 në SH.B.A. që nga fillimi i vjeshtës. Raportet e para të këtij virusi erdhën nga Wuhan, Kinë në Dhjetor 2019. Simptomat përfshijnë kollë, ethe, gulçim dhe pneumoni.

Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i hundës dhe gojës kur kolliteni ose teshtini, dhe shmangia e kontaktit me individë të infektuar të gjitha mund të zvogëlojnë përhapjen e infeksioneve të frymëmarrjes. Dezinfektimi i sipërfaqeve të forta dhe mos prekja e syve, hundës dhe gojës mund të ndihmojë në uljen e transmetimit gjithashtu.

Veshja e një maske kur dilni nga shtëpia juaj dhe largoheni nga grupe individësh brenda ndërtesave (distanca sociale – qëndrimi të paktën 2 metra larg të tjerëve) mund të zvogëlojë shanset tuaj për të marrë infeksione të tilla virale si gripi dhe COVID-19.

Kujdes/ Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në frigorifer

Pjesa më e madhe e konsumatorëve mendojnë se ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer, i bën ato më jetëgjatë. Ky është një perceptim i gabuar. Çdo ushqim, i gatuar ose jo preket nga mikrobet të cilat jo domosdoshmërisht e bëjnë ushqimin të ketë aromë apo shije të keqe. Por hunda nuk do ju gënjejë kurrë. Nëse nuhasni një aromë të çuditshme e të pakëndshme, atëherë mos e konsumoni.

Majoneza: Nëse ushqimet me majonezë, ose vetë kavanozi i hapur është lënë në ambient të hapur për më shumë se 8 orë, atëherë ato nuk janë të sigurta për konsum.

Gjalpi: Gjalpi mund të prishet lehtë si nga nxehtësia, ajri apo drita. Nëse e fusni në frigorifer direkt pas blerjes, ai është i sigurt për konsum deri në 2-3 javë. Nëse do ta ruani në ngrirje, mbështilleni me qese plastike dhe mund ta ruani për 9 muaj.

Qumështi: Bakteret shumohen ndjeshëm tek qumështi, ndaj nëse ai ka aromë dhe shije të keqe hidheni menjëherë. Në frigorifer, qumështi zgjat për 2 javë ndërsa në ngrirje për 2-3 muaj.

Djathi: Djathërat e fortë qëndrojnë gjatë por nëse zënë myk atëherë mos i konsumoni. Këtu përjashtohet djathi francez i quajtur me myk. Djathërat më të butë mund të zgjasin për disa muaj. Djathi kremoz është i konsumueshëm për 2-3 javë, ndërsa gjiza dhe djathi i butë janë të ngrënshëm për 10 ditë.

Mishi : Nëse ruhet në frigorifer, mishi i gatuar i pulës ose viçit mund të jetë i ngrënshëm deri në 4-5 ditë.  Mishi i freskët dhe i pagatuar mund të ruhet në frigorifer për 3-5 ditë. Nëse e ruani në ngrirje mund të jetë i sigurt për disa muaj. Mishi i grirë mund të rezistojë deri në 2 ditë në frigorifer, ndërsa në ngrirje mund të zgjasë 3 ose 4 muaj. Mishi i derrit reziston deri në 5 ditë në frigorifer ndërsa në ngrirje mund të qëndrojë deri në 6 muaj. Mishi i pulës duhet konsumuar maksimumi dy ditë pas blerjes. Ose duhet ruajtur në ngrirje,

E njëjta gjë vlen edhe për mishin e gjelit të detit. Ndërkohë mishrat e paketuar që blihen në market mund të zgjasin deri në 2 javë nëse nuk e hapni paketimin. Në ngrirje ato rezistojnë deri në 2 muaj, por cilësia ulet.

Vezët: Vezët mund t’i mbani në frigorifer për 3-5 javë, ndërkohë që gatimet me vezë mund të rezistojnë nga 3 deri në 5 ditë në frigorifer.

Peshku: Peshku duhet mbajtur në akull. Nëse nuk e gatuani menjëherë pas blerjes atëherë mund ta mbështillni me qese plastike dhe ta mbani në frigorifer për 2 ditë.

Frutat Dhe Perimet: Çdo aromë apo shije e keqe që ju ngacmon përpara konsumit të një fruti apo perimeje, sinjalizon nevojën për të mos e konsumuar. Frutat dhe perimet duhen larë mirë përpara konsumit dhe të thahen me një pecetë të pastër.

COVID-19 / VOA: Në javën e fundit 25% më shumë të infektuar

Në Shqipëri rastet e reja me COVID-19 shënuan një rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit (19-25 Tetor) pas një rënieje graduale që kishte nisur që prej 10 ditëshit të fundit të muajit shtator. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se të infektuarit rishtazi u ngjitën në kuotën e 3772 rasteve, 25% më shumë se java pararendëse (12-18 tetor), ose 757 të prekur më shumë. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ishte 538 raste, ose 108 të infektuar më shumë.

Ajo që vihet re gjatë kësaj jave është dhe fakti se testimet po ashtu iu rikthyen rritjes në numër, me 11% më shumë se java pararendëse, por jo mjaftueshëm për të shpjeguar shtimin e infektimeve. Edhe sepse nga ana tjetër, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) ka pësuar rritje, duke u ngjitur në 15.6%, nga 13.9 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Një tjetër tregues i rikthimit të tendencës së zgjerimit të pandemisë janë dhe shifrat e rasteve ende aktive. Nëse më 20 shtator në të gjithë vendin, ato arritën një kulm me mbi 12.700 raste, në 18 tetor ishin thuajse përgjysmuar, duke zbritur në 6.274 raste. Ndërsa shifrat e kësaj të hëne, tregojnë një rritje me mbi 800 raste të tjera aktive. Më shumë se gjysma janë në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në të gjithë qarqet e tjera janë në nivelin e 900 rasteve (në Fier) e më poshtë (Dibër 75 raste).

Edhe numri i viktimave ka mbetur thuajse i pandryshuar gjatë javës së fundit, ose vetëm 1 më pak, duke qëndruar në nivelin e 51 vdekjeve të rregjistruara në spitalet Covid. Më 19 tetor ishte dhe dita me më shumë humbje jete, 12 të vdekur, ndërsa në 24 orët e fundi u njoftua për 6 viktima: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Gjendja në spitale po ashtu ka mbetur po e njëjtë, me pak më shumë se 150 pacientë që kanë nevojë për trajtim të specializuar, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, në terapi intensive./ VOA

Mjeku nefrolog Ahmet Duraku: Covid-19 nuk prek vetëm mushkëritë, ja si ndikon tek veshkat

Covid-19 nuk është një virus i thjeshtë, por një sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e trupit të njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Covid-19 prek: veshkat në masën 12%, prek në masën 12% pulmonën (mushkërit); 21% mëlcin, ndërsa 6% organet e tjera. Për këtë Gazeta “Shëndeti online” zhvilloi një intervistë me Dr. Ahmet Duraku mjek nefrolog, në Q.S.U. “Nënë Tereza” Tiranë, i cili i’u përgjigj një sërë pyetjesh për problemet e veshkave si dhe ndikimit të Covid-19 tek të diagnostikuarit me këtë patologji.

Doktor, cilat janë disa nga problemet e veshkave?

Veshkat janë një organ jetik i organizmit të njeriu, sepse është filtër i organizmit. Që do të thotë duhet të jemi shumë të kujdesshëm me problemet renale. Së dyti ka disa sëmundje që prekin veshkat duke filluar që nga ato më banalet që janë infeksionet urinare, guri në veshka, etj. Çdo qytetar duhet të jetë i vëmendshëm për një dhimbje mesi.

Cilat janë disa nga siptomat që nuk duhet të neglizhohen nga individët, por të konsultohen me mjekun specialist?

Kemi tre kategori simptomash të cilat nuk duhet të neglizhohen nga popullata:

  • E para, është ajo që quhet dhimbje e veshkave, e cila është më e fortë se sa dhimbjet e lindjes.
  • Së dyti është enjtja apo edema e poshtme, pavarësisht nga grupmosha nuk duhet të neglizhohet.
  • Së treti është prania e hipertensionit sidomos në moshat e reja. Çdo qytetar duhet të bëjë një analizë urine, një ekografi renale, një grafi renale që më pas të orientohet me diagnozë.

Si diagnostikohen këto probleme shëndetësore?

Për të diagnostikuar këto probleme shëndetësore mjafton një analizë urine, një ekografi e veshkave janë shumë orientuese për të përcaktuar një diagnozë. Ndërsa më tej për t’u ndalur në infeksionet e veshkave i grupojmë ato në dy kategori;

  1. Infeksione të thjeshta (Të pakomplikuara)
  2. Infeksione të komplikuara

Në momentin që individi ka infeksion në veshka atëherë do të bëhet një ekografi dhe grafi renale për të parë në se ky infeksion është i thjeshtë apo i komplikuar.

Kur themi i koplikuar kuptojmë në se ka një patologji të lindur, ka gurë në veshka apo në kanal të urinës apo ka një sëmundje sistemike, diabeti etj.

Gjithësesi insistoj në atë që përmendja më lartë, në bërjen e analizës së urinës, ekografi renale dhe një grafi direkte janë shumë orientuese për të vendosur diagnozën e duhur.

Po për transplantin e organit të veshkës, cfarë mund të n’a thoni?

Transplanti i veshkave bazohet në tre mënyra, hemodializa, dializa dhe transplanti urinal. Ky i fundit ka benefitet e veta, por normalisht ka edhe pasojat e veta. Që do të thotë përpara se të marrësh iniciativën për transplantin urinal duhet të kemi parasysh:

  1. Përshtatshmëria e organit
  2. Mosha e pacientit
  3. Mosha e dhuruesit

Në Shqipëri egziston libri i transplanteve të organeve ku me të drejtë specifikohet se kush mund të dhuroj organin. Ndërsa transplanti i organit të veshkës nuk përjashton moshë. Por, problemi është tek dhuruesi.

A bëhet transplanti i këtij organi në vendin tonë?

Po, edhe në vendin tonë bëhet transplant i veshkës.

Sa të njohura janë këto në vendin tonë?

Nuk mund të përmend një shifër se nuk kam të dhëna statistikore, por di të them se për afërsisht në vendin tonë janë 3% pacientët të cilët kanë bërë transplant të veshkave. Të cilët e kanë bërë në Greqi, Itali, Austri etj.

A ka ndonjë kriter që duhet të përmbushë dhuruesi i organit të veshkës?

Kemi dy lloje kriteresh, atë moral dhe ligjor. Përsa i përket kriterit ligjor, ka ligj që përcakton se kush mund ta dhuroj këtë organ, ndërsa moral sepse nuk mund të bëj dhurim të veshkës fëmija për prindërit. Për mua si mjek është e papranueshme.

A e kryen si duhet funksionin në organizëm vetëm njëra veshkë flasim për dhuruesit e këtij organi?

Natyra na ka dhuruar dy veshka, por ka njerëz që lindin dhe vdesin vetëm me njërën veshkë, madje pa e ditur se kanë një në trup. Pra me këtë themi se edhe vetëm njëra veshkë e kryen funksionin si duhet në organizmin e njeriut.

Cila grupmoshë është më shumë e riskuar për t’u prekur nga patologjitë e veshkave?

Në përgjithësi sëmundjet e veshkave janë ata sëmundje që prekin të gjitha grupmoshat, por ajo më shumë e prekur është mosha e mesme, që evidentohet klinikisht, të cilët paraqiten për një problem shëndetësor.

Po pandemia si ka ndikuar tek pacientët me probleme të veshkave?

Covid-19 nuk është një virus i thjeshtë, por një sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e organizmit të njeriut. Duke u bazuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një të dhënë shumë interesante që 12% prek veshkat, 12% prek pulmonën (mushkërit) 21% prek mëlcin, ndërsa 6% prek organet e tjera. Covid-19 nuk duhet të mjekohet vetëm nga një mjek qoftë infeksionist apo një reanimator, por duhet të trajtohet nga një grup mjekësh, nga ekipi mjekësor. Duhen përfshirë mjekët infeksionistë, pneumologë, nefrologë etj. Pasojat e Covid-19 janë në të gjitha sistemin e organizmit por për veshkat nuk ka studime konkrete për pasojat afatgjata. Por një gjë është e sigurtë, një sëmundje që prek mushkëritë prek edhe veshkat.

Bisedoi për shëndeti online: Xhoana Çallaku

EMA mbështet dozën e tretë të vaksinës Moderna: Mund të përdoret për personat mbi 18 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave – EMA konstatoi të hënën se doza e tretë e vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet njerëzve 18 vjeç e lart, së paku gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian.

“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë, çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA. Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer/BioNTech. EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna t’iu jepet njerëzve me sistem të dobësuar imunitar.

Ajo i la vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.

Autoritetet amerikane kanë autorizuar tashmë dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson./ REL

OBSH: Forcim i sistemit global shëndetësor për të luftuar më efektivisht kundër epidemive

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për forcimin e sistemit global shëndetësor për të luftuar më efektivisht kundër epidemive që mund të shfaqen pas COVID-19. “Asnjë institucion ose vend nuk mund ta bëjë i vetëm këtë. Për këtë arsye ne përdorim termin ‘mendje e përbashkët’, në mënyrë që të kuptohet qëllimi i objektivit tonë”, tha Ghebreyesus.

“Rrjeti i OBSH-së do të mbledhë shkencëtarë, shpikës, politikanë, ekspertë të shëndetësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në mbarë botën. Mendimet e paraqitura nga ekspertët e fushave të ndryshme do të shpejtojnë aktivitetet diagnostikuese kundër pandemive”.

“Vendet dhe shoqëritë me rrjedhën e informacionit të saktë mund të parandalojnë rreziqet shëndetësore në rritje dhe mund të shpëtojnë jetë”, tha Ghebreyesus. “Rrezikun epidemik e nxisin edhe zhvillime të tilla, si urbanizimi, pakësimi i pyjeve dhe ndryshimi i klimës”, shtoi ai. Kreu i OBSH-së theksoi se teknologjitë e reja ofrojnë mundësi që pandemitë të parashikohen, të diagnostikohen dhe të parandalohen më herët.

Sipas tij, shpëtimi i jetës duke përfituar nga fuqia e teknologjive të reja nuk është një mundësi, por domosdoshmëri.

Monday, October 25, 2021

OBSH bën sërish thirrje për shpërndarje të drejtë të vaksinave

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se nëse vendet nuk përdorin mjetet ekzistuese në luftën kundër pandemisë në mënyrë efektive, fundi i saj nuk do të jetë i afërt.

“Pandemia do të përfundojë kur bota të zgjedhë t’i japë fund asaj,” tha zoti Tedros duke folur në takimin e Lartë Botëror të Shëndetit, një forum global i mbajtur në Gjermani.

“Ne i kemi të gjitha mjetet që na duhen, por bota nuk i ka përdorur siç duhet ato,” tha zoti Tedros, duke iu drejtuar përfaqësuesve nga 100 vende që morën pjesë virtualisht.

Pengesat për përmbushjen e qëllimit të OBSH-së për të vaksinuar 40% të popullsisë të çdo vendi kundër koronavirusit kanë lidhje me “politikën dhe fitimet”, tha shefi i OBSH-së, “jo me prodhimin”.

“Vendet që kanë arritur tashmë objektivin prej 40%, përfshirë të gjitha vendet e G-20, duhet t’u lënë radhën për marrjen e vaksinave COVAX-it dhe Trustit Afrikan për Blerjen e Vaksinave,” tha zoti Tedros.

Zyrtari i OBSH-së u kërkoi gjithashtu prodhuesve të vaksinave që të bëhen “shumë më transparentë” lidhur me procesin e shpërndarjes së tyre.

Ai u kërkoi atyre “të ndajnë njohuritë, teknologjinë dhe liçencat dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale.”

“Ne nuk po kërkojmë bamirësi,” tha Tedros, “ne po bëjmë thirrje për një investim të arsyeshëm në rimëkëmbjen globale.”

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, deri të hënën janë regjistruar 243.7 milionë infeksione dhe gati 5 milionë vdekje në botë nga COVID-i; dhe deri tani janë bërë pothuajse 7 miliardë vaksina./VOA

Si trajtohen sëmundjet koronare të zemrës?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Ka disa procedura që mund të ndihmojnë në rivendosjen e rrjedhës së gjakut në një arterie të bllokuar. Këto përfshijnë angioplastikën, implantimin e stentit dhe kirurgjinë e transplantit të arterieve koronare (CABG).

Angioplastika hap një arterie të bllokuar duke fryrë një tullumbace të vogël brenda bllokimit.
Implantimi i stentit hap përgjithmonë një arterie të bllokuar me një tub të vogël rrjetë teli që vendoset gjatë një angioplastike.
CABG (by pass) ridrejton gjakun rreth një arterie të bllokuar plotësisht duke përdorur një enë gjaku nga një pjesë tjetër e trupit tuaj.

Këto procedura mund të jenë shpëtuese të jetës, por ato nuk ju rregullojnë përfundimisht, dhe ju jeni akoma në rrezik edhe një atak në zemër ose procedurë e stentit ka ndodhur pak kohë më parë.

Pasi të keni kaluar nje atak në zemër ose një procedurë stentimi, mjeku juaj ka të ngjarë t’ju vendosë në një plan trajtimi që përfshin disa ilaçe. Këto ilaçe mund të përfshijnë antikoagulantë, ose hollues të gjakut, të cilët ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjes së gjakut. Një ilaç tjetër janë antitrombocitet që, si aspirina, i pengojnë trombocitet të ngjiten së bashku. Shumë njerëz marrin aspirinë si hollues gjaku, por mund të mos jetë e mjaftueshme. Një studim i madh me pothuajse 40.000 njerëz tregoi se edhe pse më shumë se gjysma merrnin aspirinë, numri i sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe vdekjeve kardiovaskulare u dyfishua më shumë se dyfish gjatë një periudhe dyvjeçare.

Ndihmoni në zvogëlimin e rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare

XARELTO® 2.5 mg dy herë në ditë, kur merret me aspirinë me dozë të ulët, është vërtetuar se ndihmon në reduktimin e mëtejshëm të rrezikut të mpiksjes së gjakut që mund të shkaktojë sulm në zemër, goditje në tru ose vdekje kardiovaskulare te njerëzit me semundje te arterieve koronare kronike ose te eneve te gjakut ne periferi.

Në një studim klinik, pothuajse 96% e njerëzve me këto patologji kronike që merrnin XARELTO® nuk kishin një ngjarje kardiovaskulare në dy vitet e ardhshme.

†Aspirinë me dozë të ulët = tabletë aspirinë 75-mg-100-mg.

Norma ndodhia e nje ataku në zemër, goditje në tru, vdekje kardiovaskulare ishte 4.1% për njerëzit që merrnin XARELTO® plus aspirinë kundrejt 5.4% vetëm për aspirinë. Pacientët u ndoqën mesatarisht 23 muaj.

Çfarë tjetër mund të beni për të ndihmuar në uljen e rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare?
Sëmundjet koronare të zemrës kanë pasoja serioze dhe përkeqësohen me kalimin e kohës. Kërkoni mbështetje nga të familjaret tuaj për tju inkurajuar zakone të shëndetshme. Më e rëndësishmja, qëndroni në kontakt me mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor dhe merrni medikamentet tuaja siç përshkruhet nga mjeku juaj