Një panel këshillues qeveritar ka miratuar dozat shtesë të të tre vaksinave COVID-19 të zhvilluara në vend. Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë gjithashtu të enjten se njerëzit mund të zgjedhin vaksinën e një kompanie tjetër për dozën e tretë. Disa amerikanë që kanë marrë vaksinat Pfizer muaj më parë, tashmë kanë të drejtë për një përforcues.
Këshilltarët thanë se disa nga ata që kanë marrë vaksinat e Modernës dhe Johnson & Johnson duhet gjithashtu të kualifikohen. Paneli nuk rekomandoi në mënyrë të prerë që të merret doza e një marke tjetër nga ajo e mëparshmja, por e lanë të hapur opsionin – duke thënë vetëm se rekomandohej një përforcues i një nga tre llojet.
Disa këshilltarë thanë se do të preferonin që ata që kanë marrë një dozë të J&J të merrnin një përforcues tjetër, duke cituar të dhënat paraprake nga një studim qeveritar që sugjeron një rritje më të madhe të antitrupave që luftojnë viruset nga një kombinim i tillë. Rreth dy të tretat e amerikanëve që kanë të drejtë për vaksina COVID-19 janë plotësisht të vaksinuar, dhe qeveria thotë se marrja e injeksioneve të para tek të pavaksinuarit mbetet përparësi.
Ndërsa autoritetet shëndetësore shpresojnë që dozat përforcuese do të rrisin imunitetin e dobësuar kundër infeksioneve më të zbutura të koronavirusit, të gjitha vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër shtrimeve në spital dhe vdekjeve.
Këshilltarët e CDC-së gjithashtu debatuan nëse njerëzit që nuk kanë nevojë për përforcues mund ta marrin atë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tashmë ka autorizuar një zgjerim të fushatës përforcuese të vendit, por CDC-ja merr vendimin përfundimtar se kush duhet të vaksinohet. Ky vendim pritet së shpejti.
No comments:
Post a Comment