Qeveria amerikane i dha dritën jeshile përdorimit të vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç. Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh.
Në shtator, kompania tha se të dhënat e saj të provës treguan se vaksina ishte e sigurt për fëmijët në atë grupmoshë. Shtetet e Bashkuara tashmë po ua japin atë atyre 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë. Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të Lidhura të FDA-së përcaktoi të martën se përfitimet nga marrja e vaksinës tejkalojnë rreziqet.
FDA pritet të miratojë gjetjet e komitetit, duke i hapur rrugën drejtorit të CDC që të rekomandojë që vaksinimet të fillojnë në fillim të muajit të ardhshëm.
Të dhënat zyrtare nga SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshës pesë deri në 11 vjeç kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Në total, vendi ka regjistruar afër 740,000 vdekje nga virusi.
No comments:
Post a Comment