Dr.Klodiana Zaharia
Poliklinika Qendrore
Si të gjitha shqisat edhe nuhatja është pjesë shumë e rëndesishme e jetës sonë. Të nuhaturit shërben shpesh si sinjali i parë i kujdesit dhe alarmit, p.sh. në rastin e tymit të një zjarri, ushqimi të prishur, rrjedhje gazi, apo tymi të rrezikshem. Të nuhaturit na jep kënaqesinë e madhe të shijimit të ushqimit dhe aromës së tij, ne këtë aftësi është zhvilluar kulinaria dhe degustimi.
Efekti i feromoneve ( molekula proteinike që përhapen në ajër në trajtën e aromës personale), është përcaktues në sjelljen tonë , sidomos në çift.
Puthja ndodh në të gjitha llojet e kulturave humane, dhe është një nga mënyrat e transmetimit të ferormoneve personale e identifikuese. Mendohet dhe është vërtetuar tashmë se dhe nëna, në çastin e parë që merr femijën në krahë duke e puthur i transmeton atij ferormonet e veta, duke vendosur kështu një lidhje tejet të fortë e të pathyeshme. Bebet e sapo lindura ndjekin vetem me anë te shqisës së nuhatjes gjirin e nënës, duke njohur kështu aromën unike të nënës, gjë nxit gjidhënien, si formën më të shëndetshme të ushqyerjes.
Sipas mjekes, ulja e aftësisë së nuhatjes çon në ulje të lidhjeve emocionale.
Te mbrojme nuhatjen!!! Kjo shqisë është ajo qe bie e para në kontakt me ferormonet, e realizon lidhjen kimike dhe na ben te gjejme partnerin ideal.
Unë si mjeke otorinolaringologe ballafaqohem çdo ditë me problemet e shqisave, sidomos me problemin e nuhatjes, e cila mund të haset edhe nga një mjek tjetër neurolog apo alergolog.
A ndikon humbja e nuhatjes në moshën e tretë?
Humbja e pjesshme e nuhatjes shkon natyralisht me plakjen, sidomos pas të gjashtëdhjetave. Në gjuhën mjekësore, ne e quajmë këtë problem prebiosmia, dhe eshte veshtire te parandalohet.
Përveç moshës, a ka dhe shkaqe të tjera që ndikojnë në dëmtimin e të nuhaturit?
Po, përveç moshës në dëmtimin e të nuhaturit mund të ndikojnë edhe shkaktarë të tjerë, të tillë si:
- Probleme të hundës dhe sinuseve,
- Alegjite e ndryshme, sinuziti, apo polipet nazale
- Disa medikamente ku hyjnË beta-bllokuesit apo ACE
- Higjena e dobët e gojës dhe dhëmbëve
- Duhanpirja
- Traumat e kokës apo fytyrës
- Morbus Alzheimer
- Sëmundja e Parkinsonit
- Çrregullimet hormonale
- Rrezatim i kokës dhe qafës që bëhët në sëmundjet e ndryshme tumuorale.
Humbja e nuhatjes dhe shijes mund te kete rol kyç në cilësinë e jeteës, dhe shpesh çon në ulje të oreksit dhe kequshqyerje për shkak se personat me këto probleme nuk kuptojnë sasinë e kripës apo sheqerit në ushqime. Në shumë raste humbja e të nuhaturit çon nëë depresion.
A trajtohet humbja e të nuhaturit?
Tek të moshuarit ky problem është e vështirë të trajtohet, por në raste të tjera ky problem mund të trajtohet.
Vizita me mjekun ORL do të ishte e nevojshme në këto raste për të gjetur shkatarin kryesor të humbjes së nuhatjes. Në bazë të shkakut mjeku do japë dhe recetën.
Trajtimi korrekt i polipeve nazale, te cilat bllokojnë mekanikisht mukozen olfaktore dhe nuk lejojne aromat të deportojnë sjellin përmirësim të dukshëm të nuhatjes.
Mundohuni të evitoni sa më shumë allergenet , të cilat janë shkaktare te kongjestionit nazal rrit ndjeshmerine e mukozes se hundes ndaj aromave.Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj disa lëndëve kimike si, insecticide apo solventeve të ndryshme mund të sjellë dëmtime të përhershme të të nuhaturit.
Hapa që duhen ndjekur në rast rënie te nuhatjes:
- Nëse je në fazë gripale, prit disa ditë, përdor lagështues të ajrit, dhe preparate antigrip.
- Ul konsumin e cigareve, ose mos konsumoni fare për disa ditë.
- Evito ambjentet me pluhura, solvente, e kimikate.
- Përdor dekongjestionante të hundës për 3 deri 4 ditë, dhe integratore alimentare me bazë gingo biloba.
- Nëse nuk ndiheni më mirë pas 5 ditësh të çrregullimit të nuhatjes, kërko ndihmën e mjekut specialist otorinolaringolog!!
No comments:
Post a Comment