Lakra turshi ka aftësinë të mbushë organizmin me energji, të forcojë imunitetin dhe të mbrojë zemrën. Përtej shijes fantastike, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi ashtu si edhe të bardhës për shëndetin, janë arsyeja kryesore përse ato s’duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje. Lakra e bardhë turshi është plot me vlera shëndetsore. Ajo përmban fibër, një sasi domethënëse të vitaminave C dhe K, si dhe pasuron sistemin imunitar me hekur.
Lakra turshi ka gjithashtu aftësinë të mbushë organizmin me energji. Megjithatë, ajo duhet konsumuar në sasi të kufizuara sepse përmban shumë kripë. Studimet, konfirmojnë se fermentimi i lakrës çon në prodhimin e një sasie të madhe probiotikësh të cilët furnizojnë bakteret e mira në stomak dhe parandalojnë rritjen e baktereve të këqija. Lakra e bardhë turshi mundet gjithashtu të forcojë sistemin imunitar, të sintetizojë vitaminat B dhe të luftojë diarenë që shkaktohet nga marrja e antibiotikëve. Megjithatë, nxehtësia shkatërron bakteret e mira, ndaj ju duhet të konsumoni lakër turshi të freskët.
Vlerat shëndetësore: Sasia e përshtatshme ditore e fibrës bazohet tërësisht nga nevoja për mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Fibra e tretshme tek lakra ndërlidhet me yndyrnat dhe kolesterolin dhe i përcjell ato jashtë organizmit. Kjo nënkupton se gjaku përthith më pak kolesterol. Një filxhan me lakër turshi përmban 35% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 23% të vitaminës K.
Vitamina C luan rolin e antioksidantëve ndërsa vitamina K ka ndikim në mpiksjen e gjakut, por të dyja janë thelbësore për kocka të forta. Lakra turshi ofron 12% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit. Burimet bimore të këtij minerali nuk garantojnë një përthithje efikase të tij, por vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit në organizëm. Lakra turshi ka vitaminë C por edhe acid laktik që thellon përthithjen e hekurit.
No comments:
Post a Comment