Të gjitha gratë duan flokë me shkëlqim dhe të butë, por nuk kemi luksin e kohës apo vullnetin për të kaluar orë duke u kujdesur për to. Lajmi i mirë është se disa ndryshime të vogla në mënyrën se si kujdesemi për flokët janë të mjaftueshme për t’i bërë ato më të shëndetshme.
Aplikoni vajra para se t’i lani me shampo: Një mënyrë e mirë është të aplikoni vaj (vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame) para se të laheni. Masazhoni lëkurën e kokës dhe flokët dhe lëreni për një orë. Për rezultate më të mira mund t’i mbështillni flokët me një peshqir.
Shmangni ujin e nxehtë: Ashtu sikurse përdorimi i mjeteve të nxehtësisë dhe uji i nxehtë dëmton flokët. Uji i nxehtë mund të heqë vajrat natyralë nga lëkura e kokës duke bërë që flokët të thahen. Provoni t’i lani me ujë të vakët pse t’i shpërlani me ujë të ftohtë.
Thajini me ajër të ftohtë: Ajri i nxehtë nga tharësja e flokëve mund t’i dëmtojë flokët. Në këtë mënyrë, kthejeni nga ajri i ftohtë nëse doni të keni flokë më të shndritshëm se kurrë.
No comments:
Post a Comment