Koronavirusi erdhi papritur. Disa njerëz nuk u infektuan. Ja arsyeja pse.
A mund të jeni gjenetikisht rezistent ndaj koronavirusit? Një studim i ri tregon se është e mundur që disa njerëz të jenë më të aftë të luftojnë COVID-19 falë gjeneve të tyre. Sipas studiuesve, mund të ketë njerëz që janë natyralisht rezistentë ndaj virusit SARS-COV-2, i cili shkakton COVID-19. Shkencëtarët thanë se virusi zakonisht infekton gjithë familjen, por shpesh një ose dy persona mbeten të painfektuar.
“Përhapja e virusit SARS-COV-2 në shkallë globale, ka treguar se ka nivele të ndryshme simptomash gjatë infeksionit, nga ato asimptomatike, deri tek sëmundjet kërcënuese për jetën”, thotë studimi.
“Të dhënat tona mbi patofiziologjinë e COVID-19 janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në dhjetor 2019, por ende dimë shumë pak për bazën gjenetike dhe imunologjike të rezistencës së lindur ndaj SARS-CoV-2,” shkruajnë studiuesit. Shkencëtarët dhe ekspertët kanë studiuar imunitetin ndaj koronavirusit për një kohë të gjatë, duke shqyrtuar edhe sesi imuniteti natyror mund të luftojë virusin.
Virologët Theodora Hatziioannou dhe Paul Bieniasz, të cilët punojnë në Universitetin Rockefeller në New York City, po përpiqen të kuptojnë se si njerëzit mund të jenë super imunë ndaj koronavirusit. Ata që janë super imunë mund të bllokojnë variantet mutante të koronavirusit në shumë raste.
Kohët e fundit, studiuesit zbuluan se ka njerëz që bëhen super imunë duke u infektuar natyralisht me COVID-19 dhe më pas duke u vaksinuar, raporton NPR. Këta njerëz prodhonin një numër të lartë antitrupash “të aftë për të luftuar variantet e koronavirusit që qarkullojnë nëpër botë, por gjithashtu ka të ngjarë të jenë efektive edhe kundër varianteve që mund të shfaqen në të ardhmen”, sipas NPR.
No comments:
Post a Comment