Lajme jo të mira vijnë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga dhe në drejtim të Italisë. Për shkak të situatës së tyre pandemike, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës, do hiqen nga dita e nesërme nga lista D ku ndodheshin deri më sot dhe do të bëjnë pjesë e listës E.
Në terma konkrete, hyrja në Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme , ndërkohë që përjashtohet sërish arsyeja e turizmit.
Lejohet gjithsesi rikthimi në vendin fqinj për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Europian, ose kanë rezidencë aty, si dhe për kategori të ndryshme si sportistët, gazetarët etj.
Sipas dispozitave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, të botuara në Fletoren Zyrtare të vendit fqinj, personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë dhe duhet të karantinohet për 10 ditë në adresën e përcaktuar në modulin e mësipërm.
No comments:
Post a Comment