Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditimin sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas këtij raporti Covid-19 mund të ishte menaxhuar shumë më mirë dhe se Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndjekur politikat e duhura. Gjatë këtij inspektimi ka rezultuar një mungesë e theksuar e stafit mjekësor së bashku me mungesën e materialeve mbrojtëse, teksa janë hedhur akuza edhe për shkelje të rënda të cilat sipas raportit shkojnë deri në pikën sa kanë falsifikuar vërtetësinë e tamponëve të përdorur për të gjurmuar personat e prekur me Covid-19.
Nga auditimi i deritanishëm, bazuar në të dhënat e grumbulluara rezulton se: Në mënyrë të përmbledhur fondet e akorduara për vitin 2020 për masat e marra Anticovid-19 janë gjithsej:
Fondi Kontigjencë për Paketën Sociale Anti Covid 19 13.500 milionë lekë (ku përfshihen të dy paketat e ndihmës ajo e mbështetjes për qytetarët dhe ajo e mbështetjes për sipërmarrësit dhe punëmarrësit)
Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit (Emergjenca të tjera 629,4 milionë lekë në kuadër të masave anti Covid-19)
Alokime me VKM në MSHMS 2.500 milionë lekë
Gjithsej: 16.629,4 milionë lekë
Detajuar shpërndarja si më poshtë vijon:
Tabela: Përdorimet e Fondit Rezervë për emergjencat Anti Covid-19
No comments:
Post a Comment