Covid-19 nuk është një virus i thjeshtë, por një sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e trupit të njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Covid-19 prek: veshkat në masën 12%, prek në masën 12% pulmonën (mushkërit); 21% mëlcin, ndërsa 6% organet e tjera. Për këtë Gazeta “Shëndeti online” zhvilloi një intervistë me Dr. Ahmet Duraku mjek nefrolog, në Q.S.U. “Nënë Tereza” Tiranë, i cili i’u përgjigj një sërë pyetjesh për problemet e veshkave si dhe ndikimit të Covid-19 tek të diagnostikuarit me këtë patologji.
Doktor, cilat janë disa nga problemet e veshkave?
Veshkat janë një organ jetik i organizmit të njeriu, sepse është filtër i organizmit. Që do të thotë duhet të jemi shumë të kujdesshëm me problemet renale. Së dyti ka disa sëmundje që prekin veshkat duke filluar që nga ato më banalet që janë infeksionet urinare, guri në veshka, etj. Çdo qytetar duhet të jetë i vëmendshëm për një dhimbje mesi.
Cilat janë disa nga siptomat që nuk duhet të neglizhohen nga individët, por të konsultohen me mjekun specialist?
Kemi tre kategori simptomash të cilat nuk duhet të neglizhohen nga popullata:
- E para, është ajo që quhet dhimbje e veshkave, e cila është më e fortë se sa dhimbjet e lindjes.
- Së dyti është enjtja apo edema e poshtme, pavarësisht nga grupmosha nuk duhet të neglizhohet.
- Së treti është prania e hipertensionit sidomos në moshat e reja. Çdo qytetar duhet të bëjë një analizë urine, një ekografi renale, një grafi renale që më pas të orientohet me diagnozë.
Si diagnostikohen këto probleme shëndetësore?
Për të diagnostikuar këto probleme shëndetësore mjafton një analizë urine, një ekografi e veshkave janë shumë orientuese për të përcaktuar një diagnozë. Ndërsa më tej për t’u ndalur në infeksionet e veshkave i grupojmë ato në dy kategori;
- Infeksione të thjeshta (Të pakomplikuara)
- Infeksione të komplikuara
Në momentin që individi ka infeksion në veshka atëherë do të bëhet një ekografi dhe grafi renale për të parë në se ky infeksion është i thjeshtë apo i komplikuar.
Kur themi i koplikuar kuptojmë në se ka një patologji të lindur, ka gurë në veshka apo në kanal të urinës apo ka një sëmundje sistemike, diabeti etj.
Gjithësesi insistoj në atë që përmendja më lartë, në bërjen e analizës së urinës, ekografi renale dhe një grafi direkte janë shumë orientuese për të vendosur diagnozën e duhur.
Po për transplantin e organit të veshkës, cfarë mund të n’a thoni?
Transplanti i veshkave bazohet në tre mënyra, hemodializa, dializa dhe transplanti urinal. Ky i fundit ka benefitet e veta, por normalisht ka edhe pasojat e veta. Që do të thotë përpara se të marrësh iniciativën për transplantin urinal duhet të kemi parasysh:
- Përshtatshmëria e organit
- Mosha e pacientit
- Mosha e dhuruesit
Në Shqipëri egziston libri i transplanteve të organeve ku me të drejtë specifikohet se kush mund të dhuroj organin. Ndërsa transplanti i organit të veshkës nuk përjashton moshë. Por, problemi është tek dhuruesi.
A bëhet transplanti i këtij organi në vendin tonë?
Po, edhe në vendin tonë bëhet transplant i veshkës.
Sa të njohura janë këto në vendin tonë?
Nuk mund të përmend një shifër se nuk kam të dhëna statistikore, por di të them se për afërsisht në vendin tonë janë 3% pacientët të cilët kanë bërë transplant të veshkave. Të cilët e kanë bërë në Greqi, Itali, Austri etj.
A ka ndonjë kriter që duhet të përmbushë dhuruesi i organit të veshkës?
Kemi dy lloje kriteresh, atë moral dhe ligjor. Përsa i përket kriterit ligjor, ka ligj që përcakton se kush mund ta dhuroj këtë organ, ndërsa moral sepse nuk mund të bëj dhurim të veshkës fëmija për prindërit. Për mua si mjek është e papranueshme.
A e kryen si duhet funksionin në organizëm vetëm njëra veshkë flasim për dhuruesit e këtij organi?
Natyra na ka dhuruar dy veshka, por ka njerëz që lindin dhe vdesin vetëm me njërën veshkë, madje pa e ditur se kanë një në trup. Pra me këtë themi se edhe vetëm njëra veshkë e kryen funksionin si duhet në organizmin e njeriut.
Cila grupmoshë është më shumë e riskuar për t’u prekur nga patologjitë e veshkave?
Në përgjithësi sëmundjet e veshkave janë ata sëmundje që prekin të gjitha grupmoshat, por ajo më shumë e prekur është mosha e mesme, që evidentohet klinikisht, të cilët paraqiten për një problem shëndetësor.
Po pandemia si ka ndikuar tek pacientët me probleme të veshkave?
Covid-19 nuk është një virus i thjeshtë, por një sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e organizmit të njeriut. Duke u bazuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një të dhënë shumë interesante që 12% prek veshkat, 12% prek pulmonën (mushkërit) 21% prek mëlcin, ndërsa 6% prek organet e tjera. Covid-19 nuk duhet të mjekohet vetëm nga një mjek qoftë infeksionist apo një reanimator, por duhet të trajtohet nga një grup mjekësh, nga ekipi mjekësor. Duhen përfshirë mjekët infeksionistë, pneumologë, nefrologë etj. Pasojat e Covid-19 janë në të gjitha sistemin e organizmit por për veshkat nuk ka studime konkrete për pasojat afatgjata. Por një gjë është e sigurtë, një sëmundje që prek mushkëritë prek edhe veshkat.
Bisedoi për shëndeti online: Xhoana Çallaku
No comments:
Post a Comment