Temeperatura është një simptomë e anashkaluar gjatë diagnostifikimit të reumatizmes apo artritit. Zakonisht kur mendojmë për këto sëmundje, simptomat e para që vijnë ndërmend janë mpirjet, kontraktimet, dhimbjet e forta e të mprehta të kyçeve. Por duke qenë se artriti prek shumë organe të trupit ai shkakton një inflamacion që përhapet gjithandej dhe që shkakton temperaturë.
Në disa raste, pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, preken edhe nga temperatura pas përdorjes së medikamenteve. Për pasojë, një pacient i tillë bëhet më i rrezikuar nga infeksionet bakteriale ose virozat. Njerëzit që e kanë temperaturën e trupit mbi 37 dhe deri në 40 gradë duhet të kërkojnë trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Si të diagnostikoni temperaturën e shkaktuar nga artriti: Nëse dikush që vuan nga artriti ka një temperaturë të një niveli të ulët rreth 37-37.5 por që zgjat për shumë kohë, atëherë kjo tregon se bëhet fjalë për temperaturë të artritit. Përpara diagnostikimit, mjekët duhet të shmangin mundësinë e infeksioneve bakteriale dhe virozave apo sëmundjeve inflamatore.
Temperatura e artritit ndryshon nga ethet reumatike: Sipas informacioneve, ndonëse simptomat e temperaturës së shkaktuar nga artriti janë të ngjashme me ethet reumatike, të dy sëmundjet janë të ndryshme. Ethet reumatike është një sëmundje e rëndë inflamatore që shfaqet pas infeksionit akut në traktin e sipërm respirator. Ky infeksion shkaktohet nga bakteri i quajtur, Streptokoku beta hemolitik i grupit A.
Ethet reumatike prekin kryesisht fëmijët e moshave nga 5 deri në 15 vjeç dhe janë të pazakonta në mesin e njerëzve mbi 21 vjeç. Ethet reumatike prekin kyçet dhe gjymtyrët, por ato janë të përkohshme dhe zgjasin disa javë. Ethet e artritit nga ana tjetër mund të trajtohen duke u hidratuar, pushuar mjaftueshëm dhe duke marrë medikamentet e duhura siç mund të jetë qetësuesit e dhimbjeve. Përpara marrjes së medikamenteve, rekomandohet të pyesni mjekun për dozat e sigurta.
No comments:
Post a Comment