Në njoftimin e botuar në fletoren zyrtare bëhet me dije se Këshilli I Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020 duke i akorduar një paketë prej 12 miliardë lekë në përballimin e situatës.
Fondi shtesë dhënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shërbejë për të blerë pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe sherbimet e tjera të nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale.
”6.5 miliardë lekë Fond për Paketën Sociale anti-COVID në mbështetje të punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proçeseve të punës në shkallë vendi duke përfshirë shtresat në nevojë, personat që humbasin punët dhe komunitetet, që do të rezultojnë më të dëmtuar. 2.5 miliardë lekë Fond në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Strukturave Spitalore, për të siguruar furnizimin me medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme dhe në mbështetje të stafeve mjekësore.”
Akti Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.
Qeveria ka bërë këto ndryshime tani kur në harkun kohor nga data 13 deri në 19 mars në thesarin e shtetit rezulton të jenë alokuar 10 miliardë lekë për pagesën e punësimeve të rrugëve duke alokuar asnjë fond për shëndetësinë.
No comments:
Post a Comment