Monday, March 23, 2020

Covid-19 – Dritë në fund të tunelit. 28.5% e të infektuarve në mbarë botën janë shëruar

Nga Alma LAHE

Njerëzimi po mban frymën në pritje të lajmeve. Dhe lajmet e kobshme mbërrijnë nga të gjitha anët. Ekspasioni i virusit Covid-19 nuk ka te ndalur. Por, gazeta ‘Shëndeti’ është e bindur se, sidomos në raste të tilla paniku global, lajm është dhe duhet te jetë sidomos lajmi i mirë.

Ne kemi vendosur që t’ju sjellim lajmet e mira. Çdo ditë këtu do të gjeni atë që nuk do t’ua thonë të tjerët. Ne do t’ju përditësojmë ditë pas dite me situatën e pandemisë në shkallë globale dhe, në mënyrë të veçantë, me numrin e të shëruarve nga infeksioni misterioz.

Nga të gjitha vendet e prekura nga pandemia së fundi po mbërrijnë lajme inkurajuase për rritjen e numrit të të shëruarve. Edhe Shqipëria iu gëzua lajmit për të prekurit e parë të shëruara. Por si është situata në shkallë globale? Deri në datën 21 rezultojnë të shëruar 95 500 të infektuar nga Covid-19 në të gjithë boten. Vendin e parë me numrin më të lartë të të shëruarve e zë Kina me 72 440 raste. Në vendin e dytë renditet Irani, me 7 635 raste të shëruara. Në vendin e tretë renditet fqinji ynë, Italia, me 7 024 persona të shëruar. Vetëm në datën 21 mars u shëruan 3927 persona.

Por, kujdes! Të shëruar janë ende vetëm 28.5% e të infektuarve në mbarë botën. Ndërkohë, numri i të infektuarve vazhdon të rritet frikshëm. Edhe numri i atyre që kanë humbur jetën është i lartë. 4.4% e të infektuarave e kanë humbur betejën dhe numri i tyre rritet çdo orë, mes tyre edhe personel mjekësor dhe ndihmës.

Ndaj, mos rreziko! Mbro shëndetin dhe jetën tënde dhe të të afërmve. Natyra dhe mjekësia po punojnë në kahun pozitiv, ndihmoji dhe ti!

Mos dil! Rri në shtëpi!

No comments:

Post a Comment