Monday, March 23, 2020

61 vjeçari u raportua i vdekur, Ministria e Shëndetësisë ndryshon raportin: Është në vdekje klinike

Ministria e Shëndetësisë rreth një orë më parë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastin të një 61 vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë që pak minuta më parë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, njofton ministria, e cila pritet që pas pak të dalë dhe në një deklaratë zyrtare për mediat.

No comments:

Post a Comment